Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4: Numrat–Gjyqtarët


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4: Numrat–Gjyqtarët”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4: Numrat–Gjyqtarët”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Gjyqtarët 2–4; 6–8; 13–16: Mësimi 67

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4

Numrat–Gjyqtarët

Series of images of young men and adult males playing sports basketball and soccer in Congo

Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Atit tonë Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për ta treguar atë që kanë mësuar ose mënyrat se si janë rritur shpirtërisht që nga fillimi i studimit të tyre të Dhiatës së Vjetër këtë vit. Mund të sugjeroni që ata të rishikojnë ditarët e tyre të studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta për t’i ndihmuar të vënë re të mësuarit dhe rritjen e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Studimi juaj si klasë i Dhiatës së Vjetër mund të jetë përqendruar në rezultate të ndryshme nga ato që vlerësohen në këtë mësim. Nëse është kështu, përshtatini veprimtaritë për të vlerësuar rritjen që përjetuan nxënësit nga rezultatet ku u përqendruan në orën mësimore.

Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësinë të vlerësojnë përparimin e tyre në:

  1. Shpjegimin e modeleve ose simboleve të Jezu Krishtit nga Dhiata e Vjetër. (Shënim: Kjo veprimtari lidhet me mësime të ndryshme gjatë gjithë Dhiatës së Vjetër, duke përfshirë Mësimin 57: “Numrat 21”.)

  2. Të ndierit e një dëshire më të madhe për ta dashur Zotin me gjithë zemër. (Shënim: Kjo veprimtari lidhet me atë që bënë nxënësit te Mësimi 58: “Ligji i Përtërirë 6:1–6”.)

  3. Bindjen ndaj urdhërimeve të Zotit. (Shënim: Kjo veprimtari lidhet me atë që bënë nxënësit te Mësimi 49: “Eksodi 20:1–11”, Mësimi 58: “Ligji i Përtërirë 6:1–6”, Mësimi 59: “Ligji i Përtërirë 6:6–25; 7:1–26; 8:1–20” dhe Mësimi 60: “Ligji i Përtërirë 15”.)

Rëndësia e drejtimit tonë kundrejt shpejtësisë

Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të diskutuar për rëndësinë e rritjes shpirtërore, ftojini ata ta diskutojnë pyetjen vijuese si klasë, ose në grupe të vogla:

  • Cilët janë disa shembuj në sporte ose jetë ku drejtimi ku je nisur është më i rëndësishëm sesa shpejtësia jote?

Paraqitni thënien vijuese dhe ftojini nxënësit të kërkojnë rëndësinë e drejtimit kur bëhet fjalë për rritjen shpirtërore.

Plaku Leri R. Lorens, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim rreth rritjes sonë shpirtërore.

Official Portrait of Elder Larry R. Lawrence.  Photographed March 2017.

“Ati ynë Qiellor e njeh potencialin tonë hyjnor. Ai gëzohet çdo herë që ne bëjmë një hap përpara. Për Të, drejtimi ynë është gjithmonë më i rëndësishëm sesa [shpejtësia jonë].

Jini këmbëngulës, vëllezër dhe motra, por mos u shkurajoni asnjëherë.” (“Çfarë më Mungon Tjetër?”, Liahona, nëntor 2015, f. 35)

  • Si mendon, përse drejtimi i rritjes sonë shpirtërore është më i rëndësishëm për Atin tonë Qiellor sesa shpejtësia jonë?

    Mund të jetë e vështirë që disa nxënës ta dallojnë rritjen e tyre shpirtërore. Shpjegoni se reflektimi mbi atë se ku jemi aktualisht krahasuar me ku kemi qenë – edhe nëse përparimi ynë është i vogël – mund të na ndihmojë ta dallojmë rritjen shpirtërore. Nxënësit mund të sjellin në mend atë që kanë mësuar rreth Shpëtimtarit, zakonet e drejta që po zhvillojnë, ose mënyrat se si po përpiqen të jetojnë si Jezu Krishti.

    Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shpenzojnë disa minuta për të rishikuar ditarin e tyre të studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta. Ata mund të kërkojnë atë që shkruan rreth Shpëtimtarit, mbresat ose idetë shpirtërore, ose ndonjë plan sipas të cilit donin të vepronin.

    Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që gjetën. Më pas ftojini ata t’u përgjigjen pyetjeve si vijueset në ditarët e tyre të studimit:

  • Si e ke vënë re rritjen ose përparimin që nga fillimi i vitit shkollor në përpjekjet e tua për të ndjekur Jezu Krishtin?

  • Çfarë ke mësuar ose zbatuar nga studimi yt i Dhiatës së Vjetër?

Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës.

Ndërsa e vlerëson të mësuarit tënd sot, ji i hapur ndaj mbresave nga Fryma e Shenjtë për të të ndihmuar të dallosh rritjen tënde shpirtërore për të ndjekur Jezu Krishtin – edhe nëse është vetëm një hap përpara.

Shpjego modelet ose simbolet e Jezu Krishtit nga Dhiata e Vjetër

Jepuni nxënësve mundësi për ta ushtruar shpjegimin e mënyrës se si disa nga modelet ose simbolet që kanë studiuar së fundmi në Dhiatën e Vjetër, na drejtojnë për te Jezu Krishti (shihni te Moisiu 6:63).

Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë të paraqitni figurën vijuese dhe t’i pyesni nxënësit se çfarë mbajnë mend rreth këtij tregimi në shkrimet e shenjta. Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë, mund t’i referoni te Numrat 21:4–9. Nxënësit mund të ushtrojnë më pas shpjegimin e mënyrës se si ky simbol i drejton mendimet tona te roli dhe misioni i Jezu Krishtit duke diskutuar përgjigjet e tyre për dy pyetjet vijuese:

The Old Testament prophet Moses pointing to a staff with a brass serpent attached to the top.  The painting illustrates the event wherein Moses promised the Israelites that they would be saved from the fiery serpents if they looked at the brass serpent.
  • Çfarë mësojmë rreth Jezu Krishtit nga simboli i gjarprit prej bronzi mbi një shtizë?

  • Si e përmbush Jezu Krishti po këtë rol në jetën tonë?

    Nxënësit mund të vënë në dukje se Shpëtimtari ka fuqi të na shërojë jo vetëm nga sëmundja fizike, por edhe nga sfidat shpirtërore si mosbesimi ose zemërngurtësia. Nëse është e dobishme, kujtojuni nxënësve se te Mësimi 57: “Numrat 21” ata mësuan se simboli i gjarprit prej bronzi mund të na mësojë se ndërsa drejtohemi te Shpëtimtari me besim, Ai do të na shërojë.

    Nëse dëshironi, mund t’u jepni nxënësve një mundësi tjetër për të ushtruar shpjegimin e simboleve të tjera në Dhiatën e Vjetër që i drejtojnë mendimet tona te rolet dhe misioni i Jezu Krishtit. Në pjesën e mbetur diskutohet mënyra se si mund ta bëni këtë.

  • Cilat janë modelet ose simbolet e tjera të Jezu Krishtit që i kujton nga studimi yt i Dhiatës së Vjetër?

Renditini përgjigjet e nxënësve në tabelë. Nxënësit mund të përmendin flijimin e kafshëve (shihni te Moisiu 5:5–7; Levitiku 1), Abrahamin dhe Isakun (shihni te Zanafilla 22:1–19), simbolet e Pashkës (shihni tek Eksodi 12), ujin (shihni tek Eksodi 15:23–26; 17:1–6), manën (shihni tek Eksodi 16), gjyqtarët ose çliruesit (shihni te Gjyqtarët 3:9) ose të tjerë.

Ftojini nxënësit të shpjegojnë se si të kuptuarit e këtyre modeleve dhe simboleve të Shpëtimtarit mund të na ndihmojë sot. Për ta bërë këtë, paraqitni udhëzimet vijuese dhe ftojini nxënësit të punojnë me një partner.

Zgjidh një nga modelet ose simbolet e Jezu Krishtit nga Dhiata e Vjetër dhe shpjego sa vijon:

  1. Atë që ke mësuar rreth Jezu Krishtit nga ai model ose simbol.

  2. Mënyrat se si Jezu Krishti e përmbush po të njëjtin rol në jetën tonë.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia tregojnë përgjigjet e tyre një partneri tjetër ose klasës.

Ndiej një dëshirë më të madhe për ta dashur Zotin me gjithë zemër

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi dëshirën e tyre të tanishme për ta dashur Zotin me gjithë zemër, merreni parasysh të vizatoni në tabelë një zemër si vijuesja. Mos e vizatoni ende vijën, as mos e mbushni një pjesë të zemrës. Fillojeni këtë pjesë duke i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se sa shumë i duan gjërat ose njerëzit në jetën e tyre. Sa vijon është një mënyrë se si mund ta trajtoni këtë:

  • Cilat janë disa gjëra ose kush janë disa njerëz që ti i do? Cilat janë disa mënyra se si mund të tregosh se sa shumë i do?

Heart Half Filled

Nëse dëshironi, mund të përzgjidhni një nxënës që foli rreth diçkaje që e do. Mund t’i kërkoni të vijë në tabelë dhe të vizatojë një vijë në zemër që tregon se sa shumë ai e do atë gjë. Mos lejoni që ai të tregojë masën e dashurisë së tij për individët.

Lexo te Ligji i Përtërirë 6:4–6, duke kërkuar mënyrën se si ne duhet ta duam Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Si mund ta tregosh këtë te zemra?

Në varësi të asaj që thonë nxënësit, mund ta mbushni pjesën tjetër të zemrës.

Te Mësimi 58: “Ligji i Përtërirë 6:1–6”, nxënësit u ftuan të diskutonin mënyrën se si mund ta shprehin dashurinë e tyre për Perëndinë individët në një larmi mjedisesh. Nëse gjen zbatim, kujtojuani nxënësve këtë diskutim të mëparshëm.

Cilat nga pikat vijuese kanë ndikuar së fundmi në dashurinë tënde për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin:

  • Përvojat nga jeta jote apo jeta e të tjerëve?

  • Shkrimet e shenjta që ke studiuar kohët e fundit individualisht, me familjen tënde, në kishë ose në seminar?

Mund të ftoni disa nxënës të gatshëm të flasin. Për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë dëshirën e tyre të tanishme për ta dashur Zotin me gjithë zemër, mund t’i vini ata të vizatojnë një zemër në ditarin e tyre të studimit dhe të tregojnë te zemra se si e duan aktualisht Perëndinë me zemër. Ata mund të përsiatin pyetjet vijuese për ndihmë.

Përsiat për ndjenjat e tua të tanishme ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit me këto pyetje:

  • Gjatë javëve të fundit, a ndien se dashuria jote për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin është shtuar, pakësuar apo ka mbetur e njëjtë?

  • Çfarë ka ndikuar në mënyrën se si ndihesh aktualisht rreth Tyre?

  • Si mund të përpiqesh t’i duash Ata me gjithë zemrën, shpirtin dhe forcën tënde?

Bindju urdhërimeve të Zotit

Gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër, nxënësit mund të kenë mësuar rreth disa prej urdhërimeve të Perëndisë. Për t’i ndihmuar nxënësit t’i vlerësojnë përpjekjet e tyre për t’iu bindur urdhërimeve të Zotit, merreni parasysh të vizatoni një numër 1 të stilit bllok të madh në tabelë. Ky numër 1 mund të përfaqësojë dëshirën e tyre për ta vendosur Perëndinë të parin në jetën e tyre duke iu bindur urdhërimeve të Tij.

Placing God First

Nxënësit mund të kenë vizatuar një numër 1 te Mësimi 49: “Eksodi 20:1–11” dhe të kenë shkruar një plan për t’iu bindur njërit prej urdhërimeve të Perëndisë afër këtij numri 1 në ditarin e tyre të studimit. Nëse është kështu, ftojini nxënësit ta rishikojnë planin e tyre.

Nëse nxënësit nuk e bënë më parë këtë vizatim ose nuk krijuan një plan, merreni parasysh t’i ftoni ata ta bëjnë këtë tani.

Reflekto mbi përparimin tënd duke iu përgjigjur pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si po shkojnë përpjekjet e tua për t’iu bindur këtij urdhërimi? Cilat bekime, rritje, pengesa ose vështirësi ke vënë re?

  • Si je ndier më pranë Perëndisë ndërsa je munduar t’i bindesh këtij urdhërimi? Ose si mund të ndihesh më pranë Tij ndërsa përpiqesh për t’iu bindur atij?

Ftojini nxënësit të vazhdojnë të përpiqen për ta vendosur Perëndinë të parin në jetën e tyre. Nxënësit mund të vizatojnë edhe një numër tjetër 1 të madh dhe të shkruajnë brenda ose pranë tij një urdhërim të ri ku do të donin të përqendroheshin.

Kujtojuni nxënësve se për Atin Qiellor drejtimi shpirtëror që po marrin, është më i rëndësishëm sesa shpejtësia e tyre. Dëshmoni për ndihmën e Tij dhe inkurajojini ata të vazhdojnë të shkojnë përpara në shtegun e besëlidhjeve, edhe nëse përparimi i tyre duket i ngadaltë.