Seminari
Numrat 21: Shikoni te Shpëtimtari me Besim


“Numrat 21: Shikoni te Shpëtimtari me Besim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Numrat 21: Shikoni te Shpëtimtari me Besim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Numrat 11–14; 20–24; 27: Mësimi 57

Numrat 21

Shikoni te Shpëtimtari me Besim

The Old Testament prophet Moses pointing to a staff with a brass serpent attached to the top.  The painting illustrates the event wherein Moses promised the Israelites that they would be saved from the fiery serpents if they looked at the brass serpent.

Ndërsa fëmijët e Izraelit vazhduan nëpër shkretëtirë, ata u ankuan kundër Zotit. Në përgjigje, Ai dërgoi gjarpërinj helmues mes tyre. Më pas, Ai e udhëzoi Moisiun që të vinte një gjarpër prej bronzi mbi një shtizë si një simbol i Shpëtimtarit dhe premtoi se ata që do të shihnin tek ai, do të shëroheshin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të shohin te Jezu Krishti me besim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Numrat 21:7–9 dhe Alma 33:18–21, duke kërkuar atë që mund të mësojmë nga ky tregim në Dhiatën e Vjetër. Inkurajojini ata të jenë të përgatitur për të treguar atë që mësuan, në orën mësimore.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një kafshim gjarpri

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke treguar figurën e një gjarpri.

  • Si mendon se do të ishte të pickohesh nga një gjarpër helmues?

    Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se pickimi i gjarprit helmues mund të shkaktojë ënjtje, flluska, dhembje të forta dhe ndjesinë e të qenit i sëmurë. Në raste ekstreme, mund të jetë edhe vdekjeprurës.

  • Cilat janë disa nga mënyrat e ndryshme se si mund të reagojnë njerëzit pasi pickohen?

    Disa përgjigje të mundshme janë: i zë paniku, kërkojnë të hakmerren ndaj gjarprit dhe ta vrasin, presin për të parë se si do të reagojë trupi ndaj kafshimit ose kërkojnë menjëherë ndihmë.

    Afër gjarprit, shkruaj mëkati. Ftojini nxënësit të krahasojnë se si mëkati dhe pasojat e tij mund të jenë si një kafshim gjarpri.

  • Cilat janë disa nga mënyrat e ndryshme se si mund të reagojnë njerëzit pasi mëkatojnë?

Disa përgjigje të mundshme janë që i justifikojnë veprimet e tyre, mundohen t’i mpijnë ndjenjat, i fshehin veprimet e tyre për shkak të turpit ose sikletit, presin të shohin se ç’pasojë të mëtejshme do të hasin, ose shohin nga Zoti për ndihmë.

Ndalu një çast për të përsiatur se si reagon ti. A sheh ti nga Zoti për ndihmë? Përse po ose përse jo? Ndërsa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të shohësh nga Shpëtimtari për ndihmë në jetën tënde. Mund edhe të kërkosh ndihmë për çdo pyetje ose shqetësim që ke rreth të parit te Shpëtimtari.

Gjarpërinjtë flakërues

Ashtu siç kishin bërë shumë herë të tjera, fëmijët e Izraelit u ankuan kundër Zotit ndërsa udhëtonin nëpër shkretëtirë. Lexoji vargjet vijuese dhe përgjigju për pyetjet e tyre shoqëruese. Mund të jetë e dobishme të dish se flakërues do të thotë “helmues”.

Merreni parasysh t’i paraqitni ose t’i shkruani vargjet dhe pyetjet vijuese në tabelë. Mund t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë ato së bashku në grupe të vogla, ose t’i ftoni ata t’i studiojnë vargjet në mënyrë të pavarur, më pas t’ia tregojnë përgjigjet e tyre një partneri ose një grupi të vogël për t’i vërtetuar përgjigjet e tyre. Nëse është e dobishme, shpjegoni se fëmijëve të Izraelit nuk u lejohej të udhëtonin nëpër vendin e Edomit, por duhet të udhëtonin rreth tij (shihni te Numrat 21:4), që do të thotë se udhëtimi i tyre do të ishte më i gjatë dhe më i vështirë.

Numrat 21:4–5. Pse fëmijët e Izraelit folën kundër Zotit dhe Moisiut?

Numrat 21:6. Në përgjigje, çfarë dërgoi Zoti?

Numrat 21:7–9. Çfarë i udhëzoi Zoti Moisiun dhe fëmijët e Izraelit të bënin për t’u shëruar?

1 Nefi 17:41; Alma 33:18–21. Pse disa nga fëmijët e Izraelit nuk panë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë vargjet nga Libri i Mormonit si referenca-kryq me vargun te Numrat 21:9.

  • Çfarë të bëri përshtypje nga ky tregim?

  • Si mund të jemi ndonjëherë të ngjashëm me fëmijët e Izraelit?

Një simbol për Shpëtimtarin

Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari na ndihmoi të kuptojmë atë që simbolizonte gjarpri prej bronzi mbi shtizë. Lexo te Gjoni 3:14–16, duke kërkuar përgjigjen. (Nëse dëshiron, mund ta shenjosh këtë si referencë-kryq te Numrat 21:7–9.)

Pasi nxënësit ta tregojnë atë që gjetën, merreni parasysh të tregoni figurat vijuese.

Crucifiction and Brazen Serpent
  • Çfarë mund të mësojmë nga këto tregime?

Nxënësit mund të japin një parim të ngjashëm me vijuesin: Ndërsa shikojmë te Shpëtimtari me besim, Ai do të na shërojë shpirtërisht. Merrni parasysh ta shkruani këtë parim në tabelë.

Për ta kuptuar më mirë këtë parim, ftojini nxënësit të lexojnë thëniet vijuese.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Unë ju përgjërohem që të vini tek Ai që Ai të mund t’ju shërojë ju! Ai do t’ju shërojë nga mëkati kur pendoheni. Ai do t’ju shërojë nga trishtimi dhe frika. Ai do t’ju shërojë nga plagët e kësaj bote.” (“Përgjigjja Është Gjithmonë Jezu Krishti”, Liahona, maj 2023, f. 127)

  • Çfarë të pëlqeu ose mësove nga kjo thënie?

  • Si mund të jetë shërimi nga helmi si shërimi nëpërmjet Shpëtimtarit nga pasojat e mëkatit?

Shihni te Shpëtimtari

Ftojini nxënësit të ndalen një minutë për të parë figurën e Shpëtimtarit në kryq dhe të përsiatin mënyrat se si mund të shohim tek Ai me besim sot. Më pas ftojini ata të bëjnë sa vijon në grupe të vogla.

  1. Rendit disa mënyra se si mund të shohim te Shpëtimtari me besim sot.

  2. Diskuto arsyet përse mund ta kemi të vështirë t’i bëjmë këto gjëra. (Mund të diskutosh përse ne, ashtu si fëmijët e Izraelit, mund të tundohemi të besojmë se këto mënyra për të parë te Shpëtimtari janë shumë të thjeshta ose nuk do të na ndihmojnë.)

  3. Pavarësisht nga çdo vështirësi, diskutoni përse ia vlen të shohim te Shpëtimtari. (Kjo mund të përfshijë dhënien e shembujve nga shkrimet e shenjta për shërimet e Shpëtimtarit, ndjenjat ose dëshminë tënde rreth të parit te Shpëtimtari ose përvojat që ke pasur kur ke parë te Shpëtimtari me besim, dhe atë që ka ndodhur.)

Nëse nxënësve u nevojiten disa ide për mënyrat se si mund të shohim te Shpëtimtari, ftojini ata të kërkojnë shembuj nga i riu tek “Atonement – Not a One-Time Thing” [“Shlyerja – Diçka që nuk Bëhet Vetëm një Herë”] (3:00).

3:1

Kërkojuni nxënësve të tregojnë disa nga pikat kryesore të diskutimeve të tyre. Nëse nxënësit nuk i tregojnë natyrshëm ndjenjat, dëshminë ose përvojat, merreni parasysh t’u jepni atyre nxitjen vijuese:

Besoj se ia vlen të shoh te Shpëtimtari me besim, sepse .

ikona e seminarit

Veprimtaria e mësipërme është një shembull i ndihmesës ndaj nxënësve që të marrin parasysh ndjenjat e tyre rreth Jezu Krishtit. Të ndihmuarit e nxënësve që ta bëjnë këtë mund ta lejojë Frymën e Shenjtë që të dëshmojë për Të.

(Për trajnim shtesë, shihni pjesën “Jepni dëshmi shpesh dhe ftojini nxënësit t’i shprehin ndjenjat, t’i tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre”, te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

Ndërsa nxënësit flasin, sigurohuni që të jetë e qartë se Shpëtimtari do të na ndihmojë dhe shërojë në mënyrën dhe kohën që është më e mira për ne.

Çfarë beson ti

Kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë ndërsa shkruan një mënyrë se si ti beson se Zoti dëshiron që të shohësh tek Ai, ose të vazhdosh të shohësh tek Ai në jetën tënde. Mund të shkruash gjithashtu arsyen pse mund të jetë e vështirë, por që ia vlen gjithsesi.