Seminari
Numrat 11–14: Të Zgjedhësh Besimin në Vend të Frikës


“Numrat 11–14: Të Zgjedhësh Besimin në Vend të Frikës”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Numrat 11–14: Të Zgjedhësh Besimin në Vend të Frikës”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Numrat 11–14; 20–24; 27: Mësimi 56

Numrat 11–14

Të Zgjedhësh Besimin në Vend të Frikës

The spies have returned from exploring Canaan and are giving their report to Moses. They showed him beautiful fruit. The land is rich with milk and honey. The people are strong and their cities are large and walled. Three spies are standing next to Moses and one is kneeling on the ground next to a lot of fruit. Most of the spies discouraged the people from going into Canaan except for Joshua and Caleb who had faith that they could conquer the Canaanites.

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të bësh përpara me besim në vend të frikës. Fëmijët e Izraelit u përballën me atë sfidë. Pasi udhëtuan në shkretëtirë, Zoti i udhëhoqi izraelitët drejt kufirit të tokës së premtuar. Zoti e udhëzoi Moisiun të dërgonte 12 burra në atë vend dhe t’u kërkonte atyre të sillnin një raport për vendin dhe banorët e tij. Shumica e 12 burrave i druheshin shpresës për pushtimin e tokës së premtuar, por Kalebi dhe Jozueu patën besim se Zoti do t’i ndihmonte ata. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i shohin sfidat e tyre me besim më të madh te Jezu Krishti.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pengesave ose sfidave me të cilat po përballen aktualisht. Ata mund të përsiatin se si po i përballojnë ato me frikë ose me besim te Zoti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të parit e sfidave me besim

Merreni parasysh të shkruani dy tituj në anë të kundërta të tabelës: Besimi dhe Frika. Shfaqni përvojat e mëposhtme ose shembuj të tjerë të lidhur me to, me radhë. Ftojini nxënësit të përsiatin nëse e shohin secilin shembull me besim te Jezu Krishti apo me frikë.

Një provim ose projekt i madh shkollor

Pendimi

E ardhmja

Shpërndarja e ungjillit

  • Si mund ta kuptojmë nëse po e shohim një situatë me besim te Jezu Krishti apo me frikë?

  • Çfarë ndryshimi ka nëse e shohim një situatë me besim apo frikë?

  • Pse ndonjëherë mund të jetë e vështirë t’i shohësh situata si këto me besimin te Jezu Krishti?

Vazhdo t’i përsiatësh këto pyetje ndërsa studion sot. Ftoje Frymën e Shenjtë në të mësuarit tënd ndërsa mendon rreth mënyrës se si t’i shohësh sfidat e tua me besim më të madh te Jezu Krishti.

Raporti i vëzhguesve për Kanaanin

Pasi fëmijët e Izraelit udhëtuan në shkretëtirë, Zoti i solli ata në kufirin e tokës së premtuar. Ishte vendi i Kanaanit. Zoti u tha atyre se ishte e nevojshme ta pushtonin vendin. Zoti e udhëzoi Moisiun të përzgjidhte një anëtar nga secili prej dymbëdhjetë fiseve. Këta burra u urdhëruan të inspektonin vendin dhe të sillnin një raport të asaj që do të gjenin. Pas 40 ditësh hetimi të vendit, 12 burrat u kthyen me raportet e tyre, së bashku me fruta nga vendi (shih te Numrat 13:1–25).

Merreni parasysh ta ndani klasën në tresh. Ftojeni secilin grup të lexojë një nga tregimet vijuese. Kërkojuni nxënësve të imagjinojnë sikur përfaqësojnë njerëzit rreth të cilëve lexojnë. Ata mund të përgatitin përgjigjet për pyetjet që vijojnë. Çdo grup mund të japë më pas përgjigjet e tij, ose mund të vini një apo dy nxënës të dalin përpara dhe të përdorin pyetjet për të intervistuar secilin grup.

1. Numrat 13:26–29, 31–33: Raporti i 10 vëzhguesve për vendin dhe njerëzit

  • Si do ta përshkruaje vendin e Kanaanit dhe njerëzit që pe?

  • Çfarë ndjenjash pate kur pe popullin? Përse?

2. Numrat 14:1–4: Përgjigjja e izraelitëve ndaj raportit të 10 vëzhguesve

  • Çfarë ndjenjash pate kur dëgjove raportin e 10 vëzhguesve? Përse?

  • Çfarë sugjerove që të bënte populli në vend që ta ndiqte Moisiun në tokën e premtuar? Përse?

3. Numrat 13:30; 14:6–9: Raporti i Jozueut dhe Kalebit për vendin dhe njerëzit

  • Si do ta përshkruaje vendin e Kanaanit dhe njerëzit që pe?

  • Vëzhguesit e tjerë janë të bindur që Izraeli nuk mund ta mundë popullin në Kanaan. Përse je kaq i sigurt që Izraeli mund ta mundë?

Pasi secili grup t’i jetë përgjigjur pyetjeve të tij, falënderojini për pjesëmarrjen.

Shqyrto vargjet te Numrat 13:30; 14:8–9, duke kërkuar fjalë dhe fraza që tregojnë besimin e Kalebit dhe Jozueut te Zoti.

  • Çfarë mësimesh mëson nga Kalebi dhe Jozueu?

    Ndër përgjigjet e ndryshme që mund të japin nxënësit, ndihmojini ata të përcaktojnë të vërtetën që mirëbesimi te Zoti mund të na ndihmojë t’i shohim sfidat tona me besim në vend të frikës.

  • Çfarë mendon se do të thotë të veprosh me besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kur përballemi me sfida?

Besimi kundrejt frikës

Plaku Kevin R. Dankan, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi diçka që mund të mësojmë nga përvoja e fëmijëve të Izraelit te Numrat 13–14:

Official Portrait of Elder Kevin R. Duncan.  Photographed in March 2017.

“Ashtu si fëmijët e Izraelit, ne përballemi me pengesa të frikshme. … Nuk është e gabuar që t’i dallojmë ato pengesa. Por është e rëndësishme që t’i përballojmë ato me besim. …

… Çdo sfidë dhe çdo pengesë me të cilën përballemi, është një mundësi për të zgjedhur, siç bënë Jozueu dhe Kalebi, që të mbështetemi te Zoti. ‘Mos ngrini krye … , mos kini frikë’ (Numrat 14:9) ishte këshillë e mirë për fëmijët e Izraelit dhe është ende sot një këshillë e mirë për secilin prej nesh.” (“Rebel Not, Neither Fear”, Liahona, prill 2022, f. 47)

  • Çfarë përvojash patën fëmijët e Izraelit më përpara me Zotin? Si mund ta ketë rritur besimin e tyre tek Ai të kujtuarit e këtyre përvojave?

  • Pse mendon se disa njerëz e harrojnë atë që dinë rreth Zotit, kur përballen me një sfidë?

Pavarësisht nga mrekullitë e shumta që kishte siguruar Zoti, dhe dëshmisë së Kalebit dhe Jozueut, izraelitët vazhduan të murmuritnin. Si rezultat, Zoti shpalli që, për shkak të murmuritjes dhe dyshimit të tyre, shumicës së të rriturve izraelitë nuk do t’u lejohej të hynin në tokën e premtuar (shih te Numrat 14:26–39).

Lexo te Numrat 14:24, 30, duke kërkuar mënyrën se si Zoti i bekoi Kalebin dhe Jozueun për shkak se e vendosën besimin e tyre tek Ai.

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i përballojnë sfidat e tyre me besim, merreni parasysh të paraqitni tabelën vijuese në dërrasë. Ftojini ata ta kopjojnë tabelën në ditarët e tyre të studimit.

Sfida:

Thënie e Bazuar në Frikë

Thënie e Bazuar në Besim

Thënie e Bazuar në Frikë

Thënie e Bazuar në Besim

Ftojini nxënësit të tregojnë disa sfida të ditëve të sotme me të cilat mund të përballen, dhe mënyrat se si mund të përgjigjen me frikë ose besim.

Mund të jepni një shembull, të tillë si:

Sfida: Të flasësh në mjedise publike

Thënie e bazuar në frikë: “Unë nuk mund të flas para të tjerëve sepse i ngatërroj gjithmonë fjalët prej ankthit”.

Thënie e bazuar në besim: “Të folurit në publik është i vështirë për mua, por unë besoj se Zoti mund të më japë kurajë dhe forcë për ta bërë atë”.

Nxënësit mund të përdorin situatat në fillim të mësimit.

Për veprimtarinë e mëposhtme, merreni parasysh të siguroni copa letre për nxënësit.

Përsiat për një sfidë me të cilën përballesh, ose mund të përballesh, në jetën tënde. Shkruaje sfidën në tabelën tënde bashkë me një thënie të bazuar në frikë që mund ta mendosh ose besosh lidhur me atë sfidë.

Reflekto mbi atë që të ka mësuar Fryma e Shenjtë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga shkrimet e shenjta, fjalët e profetëve dhe përvojat e tua shpirtërore. Mendo se si mund të të ndihmojë kjo njohuri t’i përballësh sfidat me besim te Zoti. Më pas shkruaj një thënie të bazuar në besim në ditarin tënd. Nëse dëshiron, mund të shkruash edhe një thënie të bazuar në besim në një copë letër që mund ta marrësh në shtëpi dhe ta vendosësh diku ku do ta shohësh shpesh. Ose bëj një fotografi të thënies me telefonin tënd. Mund edhe ta vendosësh fotografinë si sfond në telefonin tënd.

Merreni parasysh të ftoni disa nxënës të gatshëm të tregojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ata mund të tregojnë se si Zoti i ndihmon t’i përballojnë sfidat me besim. Dëshmoni se Zoti do të na bekojë ndërsa i përballojmë me besnikëri sfidat tona.