“Numrat 11–14; 21: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Numrat 11–14; 21: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Numrat 11–14; 20–24; 27
Numrat 11–14; 20–24; 27
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi Moisiu dërgoi 12 vëzhgues për t’i sjellë një raport për vendin e Kanaanit, vetëm dy prej tyre, Kalebi dhe Jozueu, patën besimin se Zoti mund t’i ndihmonte ta pushtonin me sukses atë ashtu siç u kishte premtuar Ai. Në përgjigje, Zoti shpalli se fëmijët e Izraelit do të endeshin në shkretëtirë derisa të vdisnin personat në moshë madhore, përveç atyre dy vëzhguesve. Ndërsa populli vazhdonte të endej nëpër shkretëtirë dhe ankohej kundër Zotit, Ai dërgoi gjarpërinj helmues. Nëse ata që pickoheshin nga gjarpërinjtë, do të shihnin te gjarpri prej bronzi mbi një shtizë si një simbol i Shpëtimtarit, ata do të shëroheshin.
Jepni dëshmi shpesh dhe ftojini nxënësit t’i shprehin ndjenjat, t’i tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre. Kur nxënësit i shprehin ndjenjat, i tregojnë përvojat dhe i japin dëshmitë e tyre, Fryma e Shenjtë do të japë dëshmi për të vërtetën e asaj që ata po thonë, si në mendjen dhe zemrën e tyre, ashtu edhe të të tjerëve. Për të mësuar më shumë rreth fuqisë së dhënies së dëshmisë, shihni pjesën “Shpëtimtari u Dha Dëshmi Atyre që i Mësoi” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 19). Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet te Mësimi 57: “Numrat 21”.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Numrat 11–14
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si t’i shohin sfidat e tyre me besim më të madh te Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pengesave ose sfidave me të cilat po përballen aktualisht. Ata mund të përsiatin se si po i përballojnë ato me frikë ose me besim te Zoti.
-
Materiale për nxënësit: Letër për çdo nxënës
Numrat 21
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të shohin te Jezu Krishti me besim.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Numrat 21:7–9 dhe Alma 33:18–21, duke kërkuar atë që mund të mësojmë nga ky tregim në Dhiatën e Vjetër. Inkurajojini ata të jenë të përgatitur për të treguar atë që mësuan, në orën mësimore.
-
Figura për t’u paraqitur: Një figurë e një gjarpri helmues, Jezu Krishtit në kryq, Moisiut dhe gjarprit prej bronzi
-
Material filmik: “Atonement – Not a One-Time Thing” [“Shlyerja – Diçka që nuk Bëhet Vetëm një Herë”] (3:00)