Seminari
Ligji i Përtërirë 6–8; 15; 18; 29–30; 34: Vështrim i Përgjithshëm


“Numrat 11–14; 21: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Numrat 11–14; 21: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ligji i Përtërirë 6–8; 15; 18; 29–30; 34

Ligji i Përtërirë 6–8; 15; 18; 29–30; 34

Vështrim i Përgjithshëm

Pasi shërbeu si profet i Perëndisë për 40 vjet, Moisiu i udhëzoi izraelitët ta ndërtonin kampin në kufi me tokën e premtuar. Së shpejti, Jozueu do t’i udhëhiqte ata përtej kufirit (shih te Ligji i Përtërirë 31:23). Ligji i Përtërirë përmban këshillën e fundit të Moisiut për njerëzit, duke përfshirë këshillën për ta dashur Perëndinë, për ta kujtuar Atë dhe për t’u kujdesur për njerëzit që përjetonin varfëri.

ikona e seminaritJepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme. Kur mësimet bazohen te shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme, nxënësit kanë më shumë gjasë ta ndiejnë Frymën e Shenjtë të dëshmojë për të vërtetat që po mësojnë. Për më shumë mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën“Shpëtimtari Dha Mësim nga Shkrimet e Shenjta” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21). Një shembull se si ta bëni këtë, mund të gjendet në Mësimin 60: “Ligji i Përtërirë 15”.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Ligji i Përtërirë 6:1–6

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund ta tregojnë dashurinë e tyre për Perëndinë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një prindi, kujdestari ose udhëheqësi të Kishës të tregojë disa nga mënyrat e parapëlqyera me gjeste për të treguar se e do dikë. Mund të jetë e dobishme t’u thoni nxënësve se mësimi do të përqendrohet te mënyrat se si mund ta tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë.

  • Figurë për t’u paraqitur: Moisiu duke qëndruar mbi një mal me pamje nga toka e premtuar

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënia nga Presidenti Xhefri R. Holland, udhëzimet për një veprimtari në grup dhe pyetjet për grupet për t’i diskutuar

  • Material filmik: “If We Love Him” [“Nëse e Duam Atë”] (3:57), “Nesër Zoti Ka për të Bërë Mrekulli midis Jush” (19:24) nga kodi kohor 12:53 deri në 13:48

  • Materiale për nxënësit: Letër mbi të cilën është shkruar një mjedis i zakonshëm, për grupet e vogla të nxënësve

Ligji i Përtërirë 6:6–25; 7:1–26; 8:1–20

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin dëshirën e tyre për ta kujtuar atë që ka bërë Perëndia për ta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për pesë gjëra që e ndiejnë se Zoti i ka bërë për ta në javën e kaluar. Ftojini të reflektojnë mbi mënyrën se si të vërejturit e asaj që po bën Zoti për ta, mund ta bekojë jetën e tyre.

  • Figura për t’u paraqitur: Krahasimi i figurave të gjërave që ata po i bëjnë mirë dhe gjërave që ata po i bëjnë keq

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Plaku Dejll G. Renland

  • Material filmik: “O Remember, Remember” [“O, Kujtoni, Kujtoni”] (1:28)

Ligji i Përtërirë 15

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një nevojë më të madhe për ta ndjekur urdhërimin e Shpëtimtarit për të treguar atë që u ka dhënë Ai.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të këndojnë ose të studiojnë me lutje fjalët e himnit “Sepse Mua Shum’ m’Ësht’ Dhën’” (Himne, nr. 136) ose vargjet te Mateu 25:31–40. Nxënësit mund t’i kërkojnë Atit Qiellor që t’i ndihmojë të vërejnë mënyrat se si mund t’ua tregojnë të tjerëve atë që u ka dhënë Ai.

  • Figura për t’u paraqitur: Një figurë e Jezu Krishtit

  • Mësim me sende: Një tas i mbushur me diçka të tillë si drithëra të thata, fasule ose karamele të vogla

  • Material filmik: “The Coat” [“Palltoja”] (2:07)