“Gjyqtarët 2–4; 6–8; 13–16: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Gjyqtarët 2–4; 6–8; 13–16: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Gjyqtarët 2–4; 6–8; 13–16
Gjyqtarët 2–4; 6–8; 13–16
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi fëmijët e Izraelit hynë në tokën e premtuar, ata zgjodhën të mos i bindeshin urdhërimit të Zotit për të dëbuar të gjithë banorët e ligj. Me kalimin e kohës, shumë izraelitë i përvetësuan praktikat e liga të njerëzve të vendit dhe e humbën mbrojtjen e Zotit. Kur izraelitët i thirrën Zotit për çlirim, Ai u dha çlirimtarë, duke përfshirë Othnielin, Ehudin, Deboran dhe Gedeonin.
Ndihmojini Nxënësit ta Forcojnë Marrëdhënien e Tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ndihma ndaj nxënësve që ta dallojnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në jetën e tyre do ta forcojë lidhjen e tyre me Ta. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Ndihmojini Nxënësit ta Forcojnë Marrëdhënien e Tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 9. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet te Mësimi 65: “Gjyqtarët 2–4”.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Gjyqtarët 2–4
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rolin e Shpëtimtarit si Çliruesi ynë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur Shpëtimtari e çliroi (e shpëtoi) dikë në shkrimet e shenjta, dikë që njohin, ose vetë ata. Nxënësit mund të përcaktojnë atë që bënë individi ose individët për t’i kërkuar Shpëtimtarit ndihmë për çlirim.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Modele numerike, udhëzime dhe referenca të shkrimeve të shenjta për t’i studiuar, si dhe udhëzime rreth krijimit dhe përgjigjes ndaj një skenari
-
Figurë për t’u paraqitur: “Cikli i Mëkatit dhe Çlirimit në Librin Gjyqtarët”
-
Material filmik: “Mirësia e Menjëhershme e Perëndisë” (11:39, nga kodi kohor 10:33 deri në 10:54)
Gjyqtarët 6–8
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’u mbështetur te Jezu Krishti për forcë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një shkrim të shenjtë që tregon forcën që mund të marrim nga Zoti. Ejani në klasë të përgatitur për ta treguar atë.
-
Figura për t’u paraqitur: Një paraqitje grafike e mbështetjes në forcën tonë ose në forcën e Perëndisë, grafiku “Cikli i Mëkatit dhe Çlirimit në Librin Gjyqtarët” që u përdor te Mësimi 65: “Gjyqtarët 2–4”
-
Fletushkë: “Dallimi i Forcës së Zotit në Rrëfimin e Gedeonit”
-
Material filmik: “Thjesht Vazhdoni Përpara – me Besim” (11:04, nga kodi kohor 6:08 deri në 9:47)
Vlerësoni të mësuarit tuaj 4
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për ta treguar atë që kanë mësuar ose mënyrat se si janë rritur shpirtërisht që nga fillimi i studimit të tyre të Dhiatës së Vjetër këtë vit. Mund të sugjeroni që ata të rishikojnë ditarët e tyre të studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta për t’i ndihmuar të vënë re të mësuarit dhe rritjen e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Plaku Leri R. Lorens, udhëzimet për një diskutim në dyshe në pjesën “Shpjegoni modelet dhe simbolet e Jezu Krishtit nga Dhiata e Vjetër”
-
Figurë për t’u paraqitur: Moisiu me gjarprin prej bronzi