Seminari
Ruthit: “Shpërblimi Yt të Jetë i Plotë nga Ana e Zotit”


“Ruthit: ‘Shpërblimi Yt të Jetë i Plotë nga Ana e Zotit’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ruthit: ‘Shpërblimi Yt të Jetë i Plotë nga Ana e Zotit’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ruthit; 1 Samuelit 1–7: Mësimi 68

Ruthi

“Shpërblimi Yt të Jetë i Plotë nga Ana e Zotit”

Ruth (Old Testament figure) gleaning wheat in the fields of Boaz.  Naomi, the mother-in-law of Ruth and kinswoman of Boaz, is bringing a cup of water or refreshment to Ruth as she works.  There are other men and women working in the fields.  These people are depicted in the background.  The painting depicts Ruth gleaning in the fields in hopes of gaining the favor of Boaz.  Boaz is not depicted in the painting.

Për shkak se çmimi i shpëtimit është tepër i lartë që ne ta paguajmë vetëm, është e nevojshme që secili prej nesh të shëlbohet. Tregimi i Ruthit, Naomit dhe Boazit në Dhiatën e Vjetër është një histori e shëlbimit fizik që simbolizon rolin e Jezu Krishtit si Shëlbuesi ynë vetjak. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të mirëbesuar te Jezu Krishti dhe fuqia e Tij shëlbuese.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh se përse një nga titujt e Jezu Krishtit është Shëlbuesi. Inkurajojini ata të përsiatin se si Jezu Krishti na shëlbon nga vdekja fizike dhe shpirtërore. (Për ndihmë, ata mund t’i referohen zërin “Shëlbej, Shëlbuar (i), Shëlbim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.) Inkurajojini ata të vijnë të përgatitur për t’ia treguar mendimet e tyre klasës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë do të thotë që Jezu Krishti është Shëlbuesi ynë?

Mund ta filloni orën mësimore duke paraqitur figurën vijuese të Jezu Krishtit ose një tjetër të zgjedhur prej jush dhe të shkruani fjalën Shëlbues në tabelë.

Paraqitni citimin nga Plaku Kristoferson dhe ftojini nxënësit t’u përgjigjen të dyja pyetjeve në ditarin e tyre të studimit.

Jesus Christ depicted teaching a Samaritan woman at a well. Christ is portrayed sitting on the edge of the well. The woman is seated on the ground before Him.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson.  Photographed in March 2020.

“Një nga titujt më kuptimplotë që e përshkruajnë Jezu Krishtin, është Shëlbues. … Fjala shëlboj do të thotë të shlyesh një detyrim ose borxh. Shëlboj mund të ketë gjithashtu kuptimin të shpëtosh ose të çlirosh.” (“Shëlbimi”, Liahona, maj 2013, f. 109)

  • Në ç’mënyra mund të jetë e nevojshme që ti dhe të tjerët të shëlboheni nga Jezu Krishti?

  • Sa dëshiron të mirëbesosh te fuqia shëlbuese e Jezu Krishtit në jetën tënde? Përse?

Ftojini nxënësit të marrin parasysh se sa të sigurt janë për përgjigjet e tyre dhe çfarë mund të donin të kuptonin më mirë ose ndienin rreth Shpëtimtarit dhe fuqisë së Tij shëlbuese.

Nëse dëshironi, mund ta përmblidhni paragrafin e radhës me fjalët tuaja. Nëse dëshironi, gjithashtu mund të shkruani të vërtetën e theksuar me shkronja të zeza në tabelë afër fjalës Shëlbues.

Shëlbimi është një nga temat e dukshme në tregimin e Ruthit. Ndërsa e studion historinë e Ruthit, merre parasysh se si përngjasimi i këtij tregimi me veten tonë mund të na ndihmojë të mësojmë se nëse vijmë te Jezu Krishti, Ai do të na shëlbojë. Kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë për të ditur mënyrat se si ne jemi si Ruthi dhe kemi nevojë për shëlbim dhe mënyrën se si Boazi është si Shpëtimtari Jezu Krisht dhe na shëlbon.

Tregimi i Ruthit

Mund ta lexoni ose shpjegoni përmbledhjen vijuese.

Në një kohë zie buke, një grua izraelite e quajtur Naomi, bashkëshorti i saj dhe dy djemtë e saj u zhvendosën nga Bethlehemi në Moab, një vend fqinj me një kulturë dhe bindje fetare të ndryshme. Ndërkohë që ishin atje, secili prej djemve u martua me gra moabite, Ruthin dhe Orpahun.

Tragjikisht, bashkëshorti dhe dy djemtë e Naomit vdiqën, duke i lënë të tria gratë vejusha. Naomi zgjodhi të kthehej në Bethlehem. Në pamundësi për t’u kujdesur për nuset e veta, Naomi i inkurajoi ato të ktheheshin te familjet e tyre në Moab. Orpahu u kthye te familja e saj.

Lexo te Ruthit 1:8–9, 14–17, duke kërkuar përgjigjen e Ruthit për Naomin.

  • Cilat janë disa nga pasiguritë dhe vështirësitë me të cilat mund të përballet Ruthi duke shkuar në Bethlehem me Naomin?

    Pasi të dëgjoni atë që tregojnë nxënësit, mund të shpjegoni disa nga pikat vijuese:

    • Duke shkuar me Naomin, Ruthi do të linte pas familjen në Moab.

    • Ruthi do të ishte një e huaj në një vend të panjohur me një kulturë të ndryshme.

    • Pa bashkëshortët, Ruthi dhe Naomi do të përballeshin me varfëri të skajshme.

    • Zgjedhja e Ruthit tregoi gatishmërinë e saj për të adhuruar dhe për t’u mbështetur te Jehova (Jezu Krishti), jo te perënditë e rreme të moabitëve. (Mund t’i ftoni nxënësit ta shenjojnë frazën “Perëndia yt do të jetë edhe Perëndia im” te vargu 16.)

  • Duke ditur rrethanat e Ruthit, çfarë të bën përshtypje rreth përgjigjes së saj?

Boazi shëlbon Ruthin

ikona e seminaritPër të vazhduar tregimin e Ruthit, mund t’i ftoni nxënësit të plotësojnë fletushkën “Ruthi dhe Naomi Shëlbohen”. Nxënësit mund të punojnë në dyshe për të shkruar hollësitë e rëndësishme të historisë. Një mundësi tjetër do të ishte t’u jepni nxënësve blloqet e shkrimit të shenjtë të fletushkës dhe t’i vini ata t’i përmbledhin vargjet me fjalët e tyre me një partner.

Pasi nxënësit ta plotësojnë fletushkën, mund të shpjegoni cilëndo prej pikave vijuese që e ndieni se do të ishte e dobishme:

  • Si pjesë e Ligjit të Moisiut, izraelitëve iu kërkohej të linin drithë të pakorrur në ara për t’u kujdesur për të varfrit (shihni te Levitiku 19:9–10).

  • Naomi i tha Ruthit se Boazi ishte një “njeri që ka të drejtë të na shpengojë” (shihni te Ruthit 2:20) ose i afërm i ngushtë. Termi “njeri që ka të drejtë të na shpengojë” vjen nga fjala në hebraisht go-el, që do të thotë “shëlbuesi”. Një “njeri që ka të drejtë të na shpengojë” pritej të kujdesej për (ose edhe të merrte për grua) të vejat në familjen e tij për t’ju rikthyer sigurinë dhe mbrojtjen.

  • Për shkak se ishte një i afërm tjetër më i ngushtë që kishte të drejtën të martohej me Ruthin, Boazi e bleu të drejtën prej tij (shihni te Ruthit 3:12–13) para se të martohej me Ruthin (shihni te Ruthit 4:9–10, 13).

Mund të jetë e dobishme të krijoni një tabelë me dy kolona në dërrasë. Emërtojeni kolonën e parë Ruthi/Ne dhe kolonën e dytë Boazi/Jezu Krishti. Nxënësit mund të renditin në tabelë atë që gjejnë.

  • Në ç’mënyra mund të jemi të ngjashëm me Ruthin?

    Nëse nxënësit e kanë të vështirë të përgjigjen, merreni parasysh t’u kërkoni atyre të mendojnë rreth mënyrës se si ata mund të mos kenë mjaftueshëm ose të mos jenë të vetëmjaftueshëm. (Kjo mund të përfshijë të mospasurit e drejtësisë ose bindjes së mjaftueshme, forcës së mjaftueshme për ta mposhtur mëkatin ose dobësinë, përkrahjen e mjaftueshme për të vazhduar bërjen e asaj që është e drejtë e me radhë.) Mund t’i pyesni gjithashtu se çfarë bëri Ruthi për të kërkuar shëlbim dhe se si mund të jemi të ngjashëm.

  • Në ç’mënyra është Boazi i ngjashëm me Jezu Krishtin?

    Nëse nxënësit e kanë të vështirë të përgjigjen, merreni parasysh t’i ftoni të shqyrtojnë vargjet te Ruthit 2:12, 15–16. Mund të vini gjithashtu në dukje se Boazi hyri në një besëlidhje ose marrëdhënie martese me Ruthin për ta dashur dhe kujdesur gjithmonë për të.

    Nëse është e nevojshme, shpjegoni se Shpëtimtari na shëlbon në çdo mënyrë që na nevojitet. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Mosia 15:7–9 ose Helamani 5:9–11 për të përcaktuar mënyrën se si na shëlbon Shpëtimtari. Mund të shtoni gjithashtu se puna shëlbuese e Shpëtimtarit përfshin ndihmën ndaj nesh për problemet tona në tokë (shihni te D. Tod Kristoferson, “Shëlbimi”, Liahona, maj 2013, f. 109–110).

  • Si do ta përshkruaje ndryshimin në situatën e Ruthit para dhe pasi Boazi e ndihmoi dhe u martua me të?

  • Çfarë mësimesh mund të marrim rreth marrëdhënies sonë me Jezu Krishtin nëpërmjet historisë së Ruthit dhe Boazit?

Jezu Krishti është Shëlbuesi ynë

Sigurimi i mundësive që nxënësit t’u përgjigjen tri pyetjeve të radhës, mund ta ftojë Frymën e Shenjtë. Ndërsa nxënësit flasin dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin të flasin, Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të mirëbesuar te Jezu Krishti dhe fuqia e Tij shëlbuese. Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për t’iu përgjigjur pyetjes së parë, mund të shfaqni “Finding Your Purpose in Life: Does Faith Matter?” [“Gjetja e Qëllimit Tuaj në Jetë: A Ka Rëndësi Besimi?”] (5:08) ose “Moving on from Past Mistakes” [“Kapërcimi i Gabimeve të së Shkuarës”] (3:43), të dy janë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

5:9
3:43
  • Kur e ke ndier ti ose dikush që ti njeh, fuqinë shëlbuese të Jezu Krishtit?

  • Përse ti, ashtu si Ruthi, mund të duash të mirëbesosh te Jezu Krishti dhe fuqia e Tij shëlbuese në të ardhmen?

  • Çfarë mendon se mund të bëjë dikush për ta rritur dëshirën e vet për të mirëbesuar te fuqia shëlbuese e Shpëtimtarit?

Për ta përmbyllur, ftojini nxënësit të marrin parasysh se çfarë mendimesh ose mbresash morën nga Fryma e Shenjtë rreth mirëbesimit te Zoti dhe fuqia e Tij shëlbuese. Nëse dëshirojnë, mund t’i shtojnë mendimet për pyetjet që iu dhanë përgjigje në fillim të mësimit në ditarët e tyre të studimit.