Seminari
Zanafilla 3–4; Moisiu 4–5: Vështrim i Përgjithshëm


“Zanafilla 3–4; Moisiu 4–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zanafilla 3–4; Moisiu 4–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 3–4; Moisiu 4–5

Zanafilla 3–4; Moisiu 4–5

Vështrim i Përgjithshëm

Në jetën para lindjes, Satani kërkoi të na e shkatërronte lirinë e zgjedhjes dhe Ati Qiellor zgjodhi Jezu Krishtin për të qenë Shpëtimtari ynë. Rënia e Adamit dhe Evës ishte një hap i nevojshëm në planin e Atit Qiellor. Jezu Krishti erdhi për të na shëlbuar nga pasojat e Rënies, përfshirë vdekjen shpirtërore dhe fizike.

ikona e seminarit Mësojeni vetë doktrinën e Jezu Krishtit. Ekziston një fuqi në studimin, përsiatjen dhe të mësuarit e doktrinës së Shpëtimtarit vetë gjatë përgatitjes për t’u dhënë mësim nxënësve tuaj. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, shihni pjesën “Shpëtimtari e Mësoi Doktrinën” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 20–21). Bërja e pyetjeve që nuk marrin përgjigje me “po” ose “jo” në orën mësimore, mund t’i ndihmojë nxënësit ta përsiatin, ta shprehin e ta mësojnë më mirë doktrinën e Shpëtimtarit vetë. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 10: “Moisiu 4:1–4”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Moisiu 4:1–4

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kenë dëshirë për ta ndjekur shembullin e bindjes së Jezu Krishtit ndaj Atit Qiellor.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth njerëzve që ata i njohin, shembujt e të cilëve i frymëzojnë për të qenë më të bindur ndaj Atit Qiellor. Kërkojuni të vijnë të përgatitur për të dhënë shembuj.

  • Material filmik: “Ngrijeni Kokën dhe Gëzohuni” (9:51; shikojeni nga kodi kohor 5:48 deri në 6:27 dhe nga kodi kohor 6:53 deri në 7:48)

Moisiu 4:5–32; 5:1–15, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë pasojat e Rënies në planin e Atit Qiellor dhe në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta mësojnë përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor te 2 Nefi 2:25 dhe ta pyesin një prind ose udhëheqës të Kishës se çfarë kuptimi ka ai për të.

  • Figura: Adami dhe Eva (ju mund të zgjidhni edhe që të paraqitni figura të ndryshme që përfaqësojnë punën e zellshme, sprovat, hidhërimin dhe vdekjen)

  • Material filmik: “Adam and Eve” [“Adami dhe Eva”] (1:53)

  • Materiale për nxënësit: Letër për çdo nxënës

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për krijimin e broshurave

Moisiu 4:5–32; 5:1–15, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë gëzimin e shëlbimit nga Rënia nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë pasojat e Rënies së Adamit dhe Evës kudo përreth tyre. Këto mund të përfshijnë lindjen, vdekjen, trupat fizikë, mëkatin, urinë, sëmundjen e kështu me radhë. Kërkojuni nxënësve të përsiatin se si Jezu Krishti mund të ndihmojë për çdo pasojë që ata përcaktojnë.

  • Figura: Dikush që bie nga një aeroplan; Adami dhe Eva duke flijuar të parëlindurit e kopeve të tyre

  • Materiale për nxënësit: Broshurat që nxënësit filluan t’i krijonin në mësimin e mëparshëm

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për krijimin e broshurave

  • Fletushkë: “Shlyerja e Jezu Krishtit më shëlbon nga …