Thirrjet në Mision
Praktika e Zotësisë 9: Përdoreni siç Duhet Teknologjinë


Praktika e Zotësisë 9

Përdoreni siç Duhet Teknologjinë

burrë në telefon

Përdorimi i teknologjisë mund të paraqesë mundësi, si edhe sfida. Duke e përdorur teknologjinë siç duhet, mund t’i përmbushim më mirë qëllimet e Zotit për ne si misionarë dhe në jetën tonë të përditshme.

Udhëheqësi i diskutimeve: Përpiquni fort t’i bëni shkurt pjesët “Përcakto” dhe “Trego në Praktikë” që nxënësit të kenë mjaft kohë për praktikën.

Përcakto

Udhëheqësi i diskutimeve: Paraqiteni temën për këtë praktikë të zotësisë duke shpjeguar sa vijon:

Pajisjet elektronike si telefonat dhe kompjuterët, mund të jenë mjete të fuqishme për ta çuar më tej punën e Zotit, për të na e rritur produktivitetin dhe për të ushqyer marrëdhënie pozitive. Gjithashtu, ka shumë tundime që lidhen me këto pajisje.

Lexoje pjesën “Çfarë Duhet të Bëni nëse Ndiheni të Cenueshëm ose të Prekshëm?” në kapitullin 2 të manualit Predikoni Ungjillin Tim ([2023], f. 21–22). Kërko tri parime që mund të na ndihmojnë t’i mposhtim tundimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë.

Udhëheqësi i diskutimeve: Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë këto parime:

  • Parimi 1: Ji i/e vetëdijshëm/me për mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tua.

  • Parimi 2: Zgjidh që të veprosh.

  • Parimi 3: Mëso, pendohu dhe përmirësohu.

Trego në Praktikë

Udhëheqësi i diskutimeve: Tregoni një skenar si ai në vijim. Diskutoni për pyetjet së bashku që të ndihmoni të shfaqen në praktikë mënyrat se si mund të përdoren tri parimet në një situatë nga jeta reale.

Joni ka një lojë në telefon që i pëlqen ta luajë. Ai e ka zakon ta nxjerrë telefonin për të luajtur me lojën e vet gjatë vaktit të darkës, në kishë ose gjatë mësimit në shkollë.

Parimi 1: Ji i/e vetëdijshëm/me për mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tua.

  • Cilat janë disa mendime ose ndjenja që mund ta shtyjnë Jonin ta bëjë këtë?

  • Çfarë mund të jetë me rëndësi që ai ta kuptojë rreth përdorimit të teknologjisë prej tij në këto situata?

Parimi 2: Zgjidh që të veprosh.

  • Çfarë veprimesh specifike mund të ndërmarrë Joni që ta ndihmojnë të përfshihet më shumë në këto mjedise shoqërore?

Parimi 3: Mëso, pendohu dhe përmirësohu.

  • Çfarë mund të mësojë Joni nga përvoja e vet teksa bën përpjekje për t’u përmirësuar?

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni nxënësve kohë për ta ushtruar zbatimin e tri parimeve në skenarë të tjerë. Mund të paraqitni skenarët vijues dhe ta ndani klasën në grupe të vogla. Kërkojini secilit grup të zgjedhë dy ose tre skenarë dhe të diskutojë se si mund të ishte zbatimi i atyre tri parimeve te skenarët që zgjodhën.

  • Sofia pa një diskutim në mediat shoqërore që e zemëroi dhe do që të përgjigjet.

  • Kur Gideoni mërzitet, shpesh kalon nga një faqe ekrani në tjetrën në telefon. Së fundi, është joshur të shohë pornografi.

  • Maria shpesh e krahason numrin e pëlqimeve dhe ndjekësve që ka në mediat shoqërore, me numrin e pëlqimeve dhe ndjekësve që kanë shokët dhe shoqet e saj.

  • Kur Luka është duke ecur, ai thuajse gjithmonë dëgjon muzikë me kufje.

  • Ana shpesh rri zgjuar deri vonë duke luajtur lojëra në kompjuter.

Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse jua lejon koha, ftojini disa nxënës të tregojnë një skenar që e diskutuan në grupin e vet, dhe mënyrën se si i zbatuan tri parimet në atë skenar.

Zbato

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni pjesëmarrësve kohë për të menduar rreth mënyrës se si mund t’i vënë në zbatim këto tri parime në jetën e tyre. Ftojini të vendosin synimin për ta përdorur teknologjinë siç duhet dhe të punojnë për ta përmbushur atë.