Thirrjet në Mision
Praktika e Zotësisë 2: Përdorini Shkrimet e Shenjta në Mësimdhënien Tuaj


Praktika e Zotësisë 2

Përdorini Shkrimet e Shenjta në Mësimdhënien Tuaj

pleq [elders] duke dhënë mësim

Shkrimet e shenjta përmbajnë fjalët e Perëndisë dhe mund të kenë një ndikim të fuqishëm tek ata që i lexojnë. Përdorimi i shkrimeve të shenjta në mësimdhënien tonë, është një mënyrë e efektshme për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti.

Udhëheqësi i diskutimeve: Përpiquni fort t’i bëni shkurt pjesët “Përcakto” dhe “Trego në Praktikë” që nxënësit të kenë mjaft kohë për praktikën.

Përcakto

Udhëheqësi i diskutimeve: Për ta paraqitur temën për këtë praktikë të zotësisë, ftojini nxënësit të kërkojnë kapitullin 10 të manualit Predikoni Ungjillin Tim (2023) dhe të gjejnë kreun “Përdorini Shkrimet e Shenjta” në faqen 180. Më pas, jepni udhëzimet vijuese:

Lexoje paragrafin e parë dhe listën me pika te pjesa “Përdorini Shkrimet e Shenjta” (Predikoni Ungjillin Tim, f. 180). Kërko arsyet pse është e rëndësishme t’i përdorim shkrimet e shenjta ndërsa japim mësim ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Çfarë mësove?

Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se hapat vijues mund të na ndihmojnë t’i përdorim shkrimet e shenjta në mënyrë të efektshme në mësimdhënien tonë. Shfaqini këta hapa në mënyrë që nxënësit të mund t’iu referohen gjatë gjithë veprimtarisë së praktikës.

  • Paraqite shkrimin e shenjtë (përfshirë rrethanat historike dhe kontekstin).

  • Lexoje fragmentin (ndihmo të shpjegohet kuptimi i tij dhe të përkufizohen fjalët e vështira).

  • Vëri në zbatim shkrimet e shenjta.

Udhëheqësi i diskutimeve: Secili prej tri hapave renditet si krye në kapitullin 10 të manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqe 181). Studiojini së bashku këto pjesë të manualit Predikoni Ungjillin Tim që t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë se si mund t’i përdorin shkrimet e shenjta në mënyrë të efektshme në mësimdhënien e tyre. Përqendrohuni te mënyra se si ndjekja e këtyre parimeve do t’i ndihmojnë njerëzit të cilëve u japin mësim, të afrohen më shumë me Shpëtimtarin.

Trego në Praktikë

Udhëheqësi i diskutimeve: Referojeni klasën te kutia “Studimi Vetjak ose në Dyshe Misionare” në faqen 182 të manualit Predikoni Ungjillin Tim. Zgjidhni një prej fragmenteve të shkrimeve të shenjta nga veprimtaria dhe përdoreni për t’i treguar në praktikë hapat për të cilët mësuat.

Ushtrohu

Udhëheqësi i diskutimeve: Jepni udhëzimet vijuese. Jepuni kohë anëtarëve të klasës që të përgatiten individualisht dhe më pas të ushtrohen me një partner.

Plotësoje veprimtarinë “Studimi Vetjak ose në Dyshe Misionare” që gjendet në fund të pjesës “Përdorini Shkrimet e Shenjta” të kapitullit 10 (Predikoni Ungjillin Tim, f. 182).

Udhëheqësi i diskutimeve: Kur nxënësit të kenë mbaruar, ftojini që me një partner ta ushtrojnë paraqitjen e shkrimit të shenjtë që zgjodhën. Pasi anëtarët e klasës ta kenë mbaruar praktikën, mund t’i caktoni çdo personi të punojë me një partner tjetër dhe t’i ftoni ata të ushtrohen sërish.

Zbato

Udhëheqësi i diskutimeve: Bëni një ftesë si ajo në vijim për t’i ndihmuar nxënësit ta vënë në zbatim këtë zotësi:

Gjatë javës së ardhshme, kërko një mundësi për t’i ndjekur hapat që ke mësuar për përdorimin e shkrimeve të shenjta në mënyrë të efektshme. Mund ta bësh këtë në studimin e shkrimeve të shenjta si familje, në mbrëmjen e shtëpisë, me një mik/e, në një mjedis kishe ose si pjesë e përpjekjeve të tua për t’u dhënë shërbesë të tjerëve.