Mësimi 4
Hulumtojini Shkrimet e Shenjta dhe Vishni Armatimin e Perëndisë
Predikoni Ungjillin Tim, Kapitulli 2
Studimi dhe zbatimi i të vërtetave që gjenden në fjalën e Perëndisë, janë themelorë për kthimin në besim dhe ndihmën ndaj njerëzve që të vijnë te Jezu Krishti. Përdorimi siç duhet i teknologjisë mund ta përmirësojë të studiuarit tonë dhe të na ndihmojë të gjejmë përgjigje për pyetjet tona mbi ungjillin. Ndjekja e masave mbrojtëse, gjatë përdorimit të teknologjisë, është një mënyrë e rëndësishme për ta “v[eshur] gjithë armatimin e Perëndisë” (Efesianëve 6:11).
Rishiko dhe Ndiq Ecurinë
Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre të kohëve të fundit për t’i zbatuar ato që po mësojnë në këtë klasë. Mund t’i ftoni t’ia tregojnë disa nga përpjekjet e tyre një partneri ose së bashku klasës.
Mundësitë për Veprimtaritë e të Mësuarit
Udhëheqësi i diskutimeve: Përzgjidhni me lutje mundësinë ose mundësitë e të mësuarit që do t’i sillnin më shumë dobi klasës suaj. Sigurohuni që të lini mjaft kohë për praktikën dhe zbatimin.
Mundësia A: Si mund të kem një përvojë më kuptimplotë të studimit të shkrimeve të shenjta?
Studio
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni nxënësve fletushkën e titulluar “Vlerësimi i Studimit Tim Vetjak të Shkrimeve të Shenjta”. Jepuni kohë ta plotësojnë individualisht fletushkën.
Vlerësimi i Studimit Tim Vetjak të Shkrimeve të Shenjta
Vlerësoje përvojën tënde në lidhje me shkrimet e shenjta duke iu përgjigjur pohimeve vijuese me një shkallë nga 1 (asnjëherë) deri në 5 (pothuajse gjithmonë).
-
Unë bëj rregullisht përpjekje për t’i studiuar shkrimet e shenjta. ____
Kur i studioj shkrimet e shenjta:
-
Përqendrohem tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. ____
-
Gjej kohë për ta përsiatur atë që po lexoj. ____
-
Kërkoj udhërrëfim dhe kuptueshmëri nga Fryma e Shenjtë. ____
-
Kërkoj përgjigje për pyetjet e mia. ____
-
Përpiqem fort ta jetoj atë që mësoj. ____
Udhëheqësi i diskutimeve: Nxitini anëtarët e klasës që, gjatë veprimtarisë së të mësuarit, t’u kushtojnë vëmendje mbresave shpirtërore që mund të kenë rreth mënyrës se si ta përmirësojnë përvojën e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta.
Paraqitini udhëzimet vijuese dhe jepuni nxënësve kohë për ta përfunduar veprimtarinë e studimit:
Zgjidh një ose dy fusha nga vetëvlerësimi yt me të cilat dëshiron të punosh. Burimet vijuese të numërtuara përputhen me numrat nga vetëvlerësimi. Ato do të të drejtojnë te burimet domethënëse në kapitullin 2 të manualit Predikoni Ungjillin Tim.
-
1. Studioje pjesën e hyrjes “Hulumtojini Shkrimet e Shenjta” (faqet 17–18).
-
2a. Studioje pjesën e hyrjes “Hulumtojini Shkrimet e Shenjta” (faqet 17–18).
-
2b. Kryeje veprimtarinë te kutia “Studimi Vetjak” në faqen 18.
-
2c. Studioje pjesën “Kërkoni Shpirtin” (faqe 18) dhe kryej veprimtarinë te kutia “Studimi i Shkrimeve të Shenjta” në faqen 19.
-
2d. Studioje pjesën “Kërkoni Përgjigje për Pyetjet” (faqe 19).
-
2e. Studioje pjesën “Jetojeni Atë që Mësoni” (faqe 19) dhe kryej veprimtarinë te kutia “Studimi Vetjak” në faqen 19.
Ushtrohu
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni nxënësve mundësi t’i tregojnë ato që mësuan nga veprimtaria e studimit. Për ta bërë këtë, mund të paraqitni pyetjet vijuese. Jepuni anëtarëve të klasës kohë të diskutojnë për një ose më shumë prej tyre me një partner ose grup të vogël.
-
Bazuar në atë që studiove, si mund ta përmirësosh studimin tënd të shkrimeve të shenjta?
-
Cili është një fragment i shkrimit të shenjtë apo thënie nga Predikoni Ungjillin Tim që t’u duk veçanërisht e dobishme? Pse e ndjeve se ishte e rëndësishme?
-
Cila është një përvojë pozitive që ke pasur me studimin e shkrimeve të shenjta?
Udhëheqësi i diskutimeve: Merrni parasysh ta përmbyllni këtë pjesë të veprimtarisë së të mësuarit duke lexuar thënien nga Plaku D. Tod Kristoferson në pjesën “Hulumtojini Shkrimet e Shenjta” (Predikoni Ungjillin Tim, f. 18). Ftojini disa nxënës të tregojnë se si e ka forcuar studimi i shkrimeve të shenjta besimin dhe dëshminë e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.
Për ushtrim të mëtejshëm, mund të përdorni Praktikën e Zotësisë 2: “Përdorini Shkrimet e Shenjta në Mësimdhënien Tuaj”.
Vendos një synim
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar sot, dhe të vendosin synime. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë, është duke i ftuar të bëjnë një plan të thjeshtë për ta përmirësuar studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Merreni parasysh të paraqitni sa vijon për t’i udhërrëfyer ata. Jepuni kohë në klasë që t’i mbajnë shënim planet e tyre.
Plani im i studimit të shkrimeve të shenjta
-
Kur do të studioj?
-
Sa kohë do të studioj?
-
Ku do të studioj?
-
Çfarë do të studioj?
-
Çfarë do të bëj që ta përmirësoj përvojën time?
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup me të cilin të flasin për synimet e tyre, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.
Mundësia B: Si mund të më ndihmojë përdorimi i programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] që të gjej përgjigje për pyetjet e mia?
Studio
Udhëheqësi i diskutimeve: Merreni parasysh të diskutoni për pyetjet vijuese dhe t’i shkruani në tabelë përgjigjet e anëtarëve të klasës.
-
Cilat janë disa pyetje që të janë bërë rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
-
Cilat janë disa burime të zakonshme që njerëzit i përdorin për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre rreth Kishës?
Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjet që kanë ata vetë. Nxitini që t’i kenë parasysh këto pyetje gjatë kësaj veprimtarie të të mësuarit. Shpjegoni se Fryma e Shenjtë mund t’i udhërrëfejë që të gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre.
Lexoje pjesën “Kërkoni Përgjigje për Pyetjet” në kapitullin 2 të manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqe 19). Kërko këshilla që mund të na ndihmojnë kur kemi pyetje rreth ungjillit.
-
Çfarë të bëri përshtypje?
-
Cilat duhet të jenë burimet tona parësore kur kërkojmë përgjigje për pyetje që lidhen me ungjillin? Përse?
Udhëheqësi i diskutimeve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë përvoja kur Ati Qiellor iu përgjigj pyetjeve të tyre nëpërmjet shkrimeve të shenjta ose burimeve të tjera të besueshme. Gjithashtu, mund të shfaqni materialin filmik “How I #HearHim: Elder Ronald A. Rasband” [“Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Plaku Ronald A. Rasband #DëgjojeAtë”] (2:55; Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).
Ushtrohu
Udhëheqësi i diskutimeve: Për t’i ndihmuar nxënësit që të ushtrohen për ta përdorur programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për të gjetur përgjigje, paraqitni skenarët dhe udhëzimet vijuese. Shpjegoni se qëllimi i kësaj veprimtarie është që të zbulojmë burimet në dispozicion te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], jo që të kemi diskutime të stërgjata rreth temave të paraqitura.
-
Dikush pyet: “A beson kisha juaj që njerëzit kanë nevojë për hirin që të shpëtohen?” Shko tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe gjej zërin “Hir”. (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] > Shkrimet e Shenjta > Ndihma për Studimin > Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta > Hir)
-
Ditën e djeshme, dëgjove dikë të fliste për Nënën në Qiell dhe tani po pyet veten se çfarë na mëson Kisha rreth saj. Shko tek Tema dhe Pyetje dhe gjej zërin “Mother in Heaven” [“Nëna në Qiell”]. (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] > Tema dhe Pyetje > Mother in Heaven [Nëna në Qiell])
-
Të duhet ca ndihmë për ta mbrojtur më mirë veten ndaj pornografisë. Shko te faqja Life Help [Ndihmë për Jetën]. Shih se çfarë mund të mësosh te pjesa “Help for Me” [“Ndihmë për Mua”] te “Pornography” [“Pornografia”] dhe shqyrtoji pyetjet e paraqitura. (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] > Ndihmë për Jetën > Pornografia > Help for Me [Ndihmë për Mua])
-
Motra të pyet: “Si mund të përgatitem për të marrë një bekim patriarkal?” Duke përdorur funksionin e kërkimit te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], shiko se çfarë mund të gjesh.
-
Të duhen ide mbi mënyrën se si mund ta shpërndash ungjillin tek të tjerët. Shko te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] > Shpërndarja e Ungjillit dhe kërko burime të dobishme.
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse anëtarët e klasës do të donin më shumë praktikë, mund t’i drejtoni te pyetjet në kutitë “Njerëzit Mund të Pyesin Veten” në krye të mësimeve 1, 2 ose 3 te kapitulli 3 në manualin Predikoni Ungjillin Tim (faqet 30, 45, 60). Ata mund të përzgjedhin një pyetje dhe të ushtrohen duke gjetur burimet që e trajtojnë atë te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Pasi pjesëmarrësit të ushtrohen, merrni parasysh t’i ftoni të tregojnë ato që mësuan.
Vendos një synim
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar sot, dhe të vendosin synime. Mund të paraqitni sa vijon për t’i ndihmuar:
Vendos një synim që lidhet me ato që ke studiuar. Përdor ide si ato në vijim ose mendo për ide të tuat.
-
Kalo kohë duke eksploruar disa prej zërave tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose tek Tema dhe Pyetje te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
-
Ftoji miqtë dhe pjesëtarët e familjes që të të bëjnë pyetje në mënyrë që të mund të ushtrohesh me gjetjen e përgjigjeve te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Synimi im
-
Unë do të … (veprimi që do të ndërmarrësh).
-
Unë do ta arrij synimin tim duke … (një plan i thjeshtë).
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup me të cilin të flasin për synimet e tyre, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës.
Mundësia C: Si mund ta përdor siç duhet teknologjinë?
Studio
Udhëheqësi i diskutimeve: Ngrini lart një celular inteligjent ose paraqitni një figurë të një celulari inteligjent, më pas, ftojini anëtarët e klasës të diskutojnë pyetjen vijuese:
-
Çfarë roli luajnë pajisjet elektronike si celularët inteligjentë dhe kompjuterët për ta çuar më tej veprën e Zotit?
Udhëheqësi i diskutimeve: Shpjegoni se kapitulli 2 i manualit Predikoni Ungjillin Tim përmban orientime rreth përdorimit siç duhet të teknologjisë. Ju mund ta lexoni së bashku pjesën “Përdoreni siç Duhet Teknologjinë” (faqe 20) për ta paraqitur këtë temë.
-
Cilat janë disa sfida apo tundime që lidhen me përdorimin e teknologjisë?
-
Udhëheqësi i diskutimeve: Si pjesë të diskutimit tuaj, merrni parasysh të shihni materialin filmik “Taking Charge of Technology: The Challenge” [“Marrja nën Kontroll e Teknologjisë: Sfida”] (3:18; Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).
-
Shpjegoni se Predikoni Ungjillin Tim përshkruan katër masa mbrojtëse për përdorimin e teknologjisë. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të mësojnë rreth këtyre masave mbrojtëse, paraqitni udhëzimet vijuese. Ju mund t’u caktoni nxënësve që secili të studiojë një prej masave mbrojtëse dhe të përgatiten t’i raportojnë ato që mësojnë, në grupe të vogla. (Një anëtar i grupit mund të studiojë masat mbrojtëse 1–2, në mënyrë që çdo anëtar i grupit të lexojë të njëjtën sasi teksti.)
Mëso rreth katër masave mbrojtëse për përdorimin siç duhet të teknologjisë duke i studiuar titujt vijues në kapitullin 2 të manualit Predikoni Ungjillin Tim:
Masa Mbrojtëse 1: “Jini në Harmoni me Nxitjet Shpirtërore” (faqe 20)
Masa Mbrojtëse 2: “Jini i/e Përqendruar në Qëllimin Tuaj si Misionar/e” (faqet 20–21)
Masa Mbrojtëse 3: “Jini i/e Disiplinuar” (faqe 21)
Masa Mbrojtëse 4: “Jini Një” (faqe 21)
Bëhu gati të tregosh sa vijon:
-
Një përmbledhje të shkurtër të asaj që studiove, përfshirë atë që pjesa jote na mëson rreth Zotit
-
Mënyrën se si mendon se këto mësime mund të gjejnë zbatim për këdo, jo thjesht për misionarët kohëplotë
-
Çfarë të ka ndihmuar ta përdorësh teknologjinë në mënyrat e duhura
Ushtrohu
Udhëheqësi i diskutimeve: Ftojini nxënësit që me radhë t’i tregojnë grupit të tyre ato që mësuan prej veprimtarisë së studimit.
Për ushtrim të mëtejshëm, mund të përdorni Praktikën e Zotësisë 9: “Përdoreni siç Duhet Teknologjinë”.
Vendos një synim
Udhëheqësi i diskutimeve: Jepuni anëtarëve të klasës kohë të reflektojnë mbi ato që kanë mësuar sot, dhe të vendosin synime. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë, është duke u dhënë kohë që të bëjnë një plan të individualizuar për t’i zbatuar masat mbrojtëse që studiuan në rrethanat e tyre vetjake. Nëse nevojitet, mund të shpërndani fletushkën e titulluar “Zbatimi i Masave Mbrojtëse gjatë Përdorimit të Teknologjisë” për t’i ndihmuar të mendojnë për ide.
Zbatimi i Masave Mbrojtëse gjatë Përdorimit të Teknologjisë
Mendo për sfidat aktuale me të cilat përballesh në lidhje me përdorimin e teknologjisë. Merr parasysh se si ndjekja e masave mbrojtëse nga manuali Predikoni Ungjillin Tim mund të të ndihmojë në rrethanat e tua.
Masa Mbrojtëse 1: Jini në Harmoni me Nxitjet Shpirtërore
Disa ide:
-
Lutu për udhërrëfim rreth përdorimit të duhur të teknologjisë.
-
Mbaj shënim në ditarin tënd mbresat që merr rreth pajisjeve të tua digjitale.
-
Jepu përparësi zakoneve që e ftojnë Shpirtin, të tilla si: studimi i shkrimeve të shenjta, lutja dhe puna në tempull.
Masa Mbrojtëse 2: Jini i/e Përqendruar në Qëllimin Tuaj si Misionar/e
Disa ide:
-
Shmange përdorimin e pajisjes sate kur nuk ke një qëllim të caktuar në mendje.
-
Përpara se të përdorësh teknologjinë, bëji vetes pyetjen a do ta ftojë apo do ta pengojë përdorimi i saj shoqërimin e Frymës së Shenjtë.
-
Nëse i përdor mediat shoqërore, ndiq vetëm njerëz të cilët të ndihmojnë të qëndrosh pranë Zotit.
Masa Mbrojtëse 3: Jini i/e Disiplinuar
Disa ide:
-
Kur je në shoqëri të njerëzve të tjerë, lëre mënjanë pajisjen tënde dhe ndërvepro me njerëzit përreth teje.
-
Caktoji vetes një limit ditor për kohën para ekranit.
-
Cakto zona pa pajisje teknologjike, si dhoma e gjumit ose banja.
-
Kur ndihesh i/e cenueshëm/me dhe i/e tunduar, fike pajisjen tënde dhe dil për një shëtitje.
Masa Mbrojtëse 4: Jini Një
Disa ide:
-
Kërko ndihmë nga një njeri i dashur kur ndihesh i/e cenueshëm/me ose i/e tunduar.
-
Tregoja dikujt që i mirëbeson, planin tënd për ta përdorur siç duhet teknologjinë.
-
Mendo rreth mënyrave se si ti mund të bëhesh një shok i besuar për të tjerët.
Shkruaje planin tënd më poshtë.
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse nxënësit kanë një grup me të cilin të flasin për synimet e tyre, jepuni kohë të tregojnë se si do ta përkrahin ose do ta kujtojnë njëri‑tjetrin përpara orës mësimore të radhës. Ju mund të shfaqni materialin filmik “Texting Truth” [“Dërgimi i të Vërtetës me Mesazh”] (2:22; ChurchofJesusChrist.org) për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të shohin një shembull të adoleshentëve duke e përdorur teknologjinë për ta ndihmuar dhe lartësuar njëri‑tjetrin.
Herës Tjetër
Udhëheqësi i diskutimeve: Nëse jeni gati që ta jepni herës tjetër mësimin 5, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë tri faqet e para të pjesës “Studiojeni dhe Jepeni Mësim Ungjillin e Jezu Krishtit” nga kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim (faqet 25–27) si parapërgatitje. Nëse dëshironi, mund edhe t’u dërgoni atyre një kujtues.