Presidenca e Kunjit
2. Parashikoni Rritjen dhe Përcaktoni Tendencat


“2. Parashikoni Rritjen dhe Përcaktoni Tendencat”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)

“Parashikoni Rritjen dhe Përcaktoni Tendencat”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve

Pamja
familje duke studiuar shkrimet e shenjta

2.

Parashikoni Rritjen dhe Përcaktoni Tendencat

DTA‑ja dhe personeli i tij punojnë ngushtësisht me udhëheqësit e priftërisë për të siguruar të dhëna statistikore dhe për të parashikuar anëtarësinë e ardhshme dhe numrat në total të pjesëmarrësve. Udhëheqësit e priftërisë mund të ndihmojnë për ta përmirësuar saktësinë e parashikimeve duke dhënë informacion të hollësishëm rreth planeve dhe përpjekjeve të tyre kishtare dhe informacion përkatës që është në dispozicion vetëm në shkallë vendore.

Planifikimi kryesor është më i efektshëm kur çdo njeri punon së bashku për të krijuar parashikime realiste dhe kur udhëheqësit e priftërisë janë të qartë rreth numrit të lagjeve, degëve dhe kunjeve që do të krijohen ose do të shpërbëhen gjatë periudhës pesëvjeçare të planit.