“8. Përditësoni Planin Kryesor”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)
“Përditësoni Planin Kryesor”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve
8.
Përditësoni Planin Kryesor
DTA‑ja dhe personeli i tij punojnë me Presidencën e Zonës për të ruajtur një plan minimal pesëvjeçar. Të Shtatëdhjetit Zonal mund t’i nevojitet që të përfshijë sërish presidentët e kunjeve për ta përditësuar planin nëse udhëheqësit e priftërisë ose informacioni sugjeron një ndryshim domethënës të parashikimeve, ndryshime të njësive ose projekteve të shtëpive të mbledhjeve.
Ndërsa koha kalon, do të jetë e nevojshme që të ripërtërihet plani kryesor. Çdo tre deri në katër vjet (ose më shpesh nëse është e nevojshme), I Shtatëdhjeti Zonal, duke vepruar nën drejtimin e Presidencës së Zonës, duhet të punojë me presidentët e kunjeve, DTA‑në dhe personelin e tij për ta përditësuar planin. Kjo është një mundësi e mirë për të vlerësuar përpjekjet për vënien në zbatim dhe efektet e këtyre përpjekjeve mbi frekuentimin dhe më pas për të përditësuar parashikimet.