“6. Dorëzoni Ndryshimet e Njësive dhe Kufijve”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)
“Dorëzoni Ndryshimet e Njësive dhe Kufijve”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve
6.
Dorëzoni Ndryshimet e Njësive dhe Kufijve
Presidenti i kunjit dërgon çfarëdo kërkesash për ndryshime të njësive dhe kufijve që nevojiten për të vënë në zbatim planin kryesor nëpërmjet formularit në letër të kërkesës ose mjetit në internet të udhëheqjes për kufijtë që përdoret nëpërmjet programit Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (LCR). Manuali i Përgjithshëm, pjesa 36 përmban orientimet aktuale të miratuara nga Presidenca e Parë për trajtimin e ndryshimeve të kufijve. Udhëheqësit duhet t’i shqyrtojnë me kujdes këto orientime përpara se të planifikojnë dhe dorëzojnë ndryshime, ndërkohë duke mbajtur parasysh që forcimi i Kishës dhe anëtarëve të saj duhet të jetë gjithmonë synimi përfundimtar.
Ndryshimet e kufijve të njësive shpesh mund të jenë përçarëse për modelet dhe shoqëritë që janë të stabilizuara prej kohësh, me të cilat anëtarët janë mësuar tashmë. Ndërkohë që kërkesat për ta përshtatur rritjen e anëtarësisë janë një realitet i mirëpritur në një Kishë në rritje, propozimet për ndryshimin e kufijve nuk duhet të dorëzohen që të trajtojnë nevoja apo rrethana që përndryshe mund të trajtohen nëpërmjet trajnimit dhe dhënies së shërbesës në mënyrë më efektive ndaj udhëheqësve të priftërisë dhe anëtarëve vendorë.
Edhe pse procesi i planifikimit hedh vështrim në të ardhmen, kërkesat drejtuar Komitetit të Ndryshimit të Kufijve dhe Udhëheqjes duhet të bazohen në gjendjen aktuale të njësive të përfshira të Kishës. Kërkesat për ndryshime mund të përfshijnë rrethana si ato që vijojnë:
-
Forcimin e rinisë, pakësimin e barrëve financiare për udhëtim, rritjen e mundësive misionare dhe përshtatja me nevojat e anëtarëve të moshuar.
-
Trajtimin e faktorëve të gjendjes, të tilla si kushte të rrezikshme, mbajtës priftërie që janë të moshuar e të paaftë për të shërbyer me efektshmëri dhe ndikimin e komplekseve të mëdha të apartamenteve (kërkesat për kufij të shkëputur nga njëri‑tjetri), si edhe përmasa të mëdha të njësive dhe marrja parasysh e faktorëve të udhëtimeve.
Ju lutemi, jepni informacion të mjaftueshëm për rrethanat duke treguar me hollësi për nevojën për t’i përshtatur njësitë, të tilla si arsyet për modele të migrimit të anëtarësisë, humbje të udhëheqjes së priftërisë ose grindje të brendshme. Ju lutemi, përfshini se çfarë përpjekjesh kanë bërë udhëheqësit vendorë të priftërisë për t’i trajtuar këto çështje nëpërmjet trajnimit, mësimdhënies së doktrinës dhe dhënies së shërbesës.
Të gjitha propozimet duhet të miratohen tërësisht nga presidentët e të gjitha kunjeve dhe misioneve të ndikuara nga ndryshimet e propozuara.