Manualet dhe Thirrjet
36. Krijimi, Ndryshimi dhe Emërtimi i Njësive të Reja


“36. Krijimi, Ndryshimi dhe Emërtimi i Njësive të Reja”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2020).

“36. Krijimi, Ndryshimi dhe Emërtimi i Njësive të Reja”, Manuali i Përgjithshëm.

Pamja
burrë duke dhënë një bisedë në mbledhjen e sakramentit

36.

Krijimi, Ndryshimi dhe Emërtimi i Njësive të Reja

36.0

Parathënia

Anëtarët e Kishës u përkasin bashkësive nisur nga vendi ku jetojnë (shihni te Mosia 25:17–24). Këto bashkësi janë të nevojshme për organizimin dhe bërjen e punës së Kishës nën autoritetin e duhur të priftërisë. Udhëheqësve të bashkësive u jepen çelësa të priftërisë që të autorizojnë kryerjen e ordinancave të priftërisë. Bashkësitë gjithashtu i ndihmojnë anëtarët të forcojnë besimin e njëri‑tjetrit teksa adhurojnë Perëndinë, mësojnë mësimet e Jezu Krishtit dhe shërbejnë.

Bashkësitë e Kishës (të quajtura edhe njësi) përfshijnë kunjet, distriktet, lagjet dhe degët. Ato krijohen, ndryshohen ose nuk vazhdohen më vetëm sipas nevojës.

Udhëheqësit punojnë për ta rritur forcën shpirtërore të anëtarëve përpara se të propozojnë që të krijohet një njësi e re ose të ndryshohet kufiri i një njësie. Njësitë e reja duhet të krijohen vetëm kur njësitë ekzistuese janë mjaft të forta.

Për ndihmë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, merrni në telefon te 1–801–240–1007. Jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, merrni në telefon zyrën zonale.

36.1

Krijimi ose Ndryshimi i Kunjeve dhe Distrikteve

Kunjet krijohen nga distrikte ose nga ndarja e kunjeve ekzistuese. Një president kunji ose misioni mund të propozojë krijimin e një kunji të ri. Fillimisht ai siguron që do të plotësohen kërkesat minimale të treguara në tabelën vijuese.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Kunj

SHBA dhe Kanada

Të gjitha shtetet e tjera

Numri i anëtarëve (aktivë dhe më pak aktivë)

SHBA dhe Kanada

3 000

Të gjitha shtetet e tjera

1 900

Numri i mbajtësve aktivë të Priftërisë Melkizedeke që janë pagues të plotë të së dhjetës dhe të aftë që të shërbejnë në pozicione udhëheqjeje

SHBA dhe Kanada

180

Të gjitha shtetet e tjera

120

Numri i lagjeve

SHBA dhe Kanada

5

Të gjitha shtetet e tjera

5

Distriktet krijohen nga degë në një mision ose nga një kunj ekzistues. Nuk ka një numër minimal anëtarësh ose degësh që nevojiten për të krijuar një distrikt.

Një distrikt duhet të ketë nivelin e forcës së nevojitur për një kunj për të paktën gjashtë muaj përpara se një president misioni të mund të propozojë që ai të bëhet kunj.

Kufijtë e një kunji ose distrikti ndjekin kufijtë e njësive që janë brenda tij. Për të propozuar ndryshimin e kufijve të kunjit apo distriktit ose transferimin e një njësie në një kunj ose distrikt fqinjë, presidentët e kunjeve ose misioneve të përfshirë planifikojnë dhe bashkërendojnë rekomandimin.

Një president kunji ose misioni e fillon një propozim të ri te “Propozimet për Kufijtë dhe Udhëheqjen”. Nëse nuk mund ta përdorë sistemin në internet, ai mund të shkarkojë formularët në letër duke klikuar te hallka lidhëse.

Miratimi i ndryshimeve të propozuara të kunjit vjen nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve. Në përgjithësi, ata e marrin një vendim brenda gjashtë javësh nga marrja e një propozimi të plotë.

36.2

Krijimi ose Ndryshimi i Lagjeve dhe Degëve brenda Kunjeve

Lagjet dhe degët brenda kunjeve krijohen nga njësitë ekzistuese. Një president kunji mund të propozojë krijimin e një lagjeje ose dege të re në kunj. Fillimisht ai sigurohet që njësia e re do të plotësojë kërkesat minimale të treguara në tabelat vijuese.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Lagje

SHBA dhe Kanada

Të gjitha shtetet e tjera

Numri i anëtarëve (aktivë dhe më pak aktivë)

SHBA dhe Kanada

300

Të gjitha shtetet e tjera

150

Numri i mbajtësve aktivë të Priftërisë Melkizedeke që janë pagues të plotë të së dhjetës dhe të aftë që të shërbejnë në pozicione udhëheqjeje

SHBA dhe Kanada

1 për çdo 20 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë). Duhet të ketë minimumi 20.

Të gjitha shtetet e tjera

1 për çdo 20 anëtarë (aktivë dhe më pak aktivë). Duhet të ketë minimumi 15.

Kërkesat Minimale për të Krijuar një Degë brenda një Kunji

Numri i anëtarëve (aktivë dhe më pak aktivë)

20

Numri i mbajtësve aktivë të Priftërisë Melkizedeke që janë pagues të plotë të së dhjetës dhe të aftë që të shërbejnë në pozicione udhëheqjeje

4

Një president kunji mund të propozojë ndryshimin e një dege në një lagje kur njësia plotëson kërkesat minimale dhe ai ka përcaktuar një kandidat që mund të shërbejë si peshkop.

Një president kunji mund të propozojë ricaktimin e kufijve ose mosvazhdimin e lagjeve dhe degëve kur ekziston një nevojë e qartë.

Një president kunji e fillon një propozim të ri te “Propozimet për Kufijtë dhe Udhëheqjen”. Nëse nuk mund ta përdorë sistemin në internet, ai mund të shkarkojë formularët në letër duke klikuar te hallka lidhëse.

Vetëm Presidenca e Parë mund ta miratojë propozimin. Në përgjithësi, ajo e merr një vendim brenda katër javësh nga marrja e një propozimi të plotë.

36.3

Krijimi ose Ndryshimi i Lagjeve brenda Misioneve

Një president misioni mund të propozojë krijimin e degëve të reja brenda një misioni. Nuk ka një numër minimal anëtarësh që nevojiten për të krijuar një degë brenda një misioni. Sidoqoftë, në përgjithësi degët e reja duhet të kenë të paktën katër mbajtës të priftërisë. Të paktën njëri duhet të jetë një mbajtës aktiv i Priftërisë Melkizedeke që paguan të dhjetën e plotë.

Një president misioni e fillon një propozim të ri te “Propozimet për Kufijtë dhe Udhëheqjen”. Nëse nuk mund ta përdorë sistemin në internet, ai mund të shkarkojë formularët në letër duke klikuar te hallka lidhëse.

Presidenca e Zonës mund të japë miratimin ose refuzimin përfundimtar ndaj propozimit të një presidenti misioni që:

  • Të krijohet dhe emërtohet një degë e re në një mision.

  • Të ndërpritet një degë në një mision.

  • Të ndryshohen kufijtë e degëve brenda një misioni nëse ndryshimi nuk ndikon te një kunj, distrikt ose mision tjetër.

Presidenca e Zonës duhet t’ua dorëzojë propozimin e miratuar zyrave qendrore të Kishës për përpunim përpara se dega të mund të krijohet ose ndryshohet në sistemet e Kishës.

Presidenca e Zonës mund ta pranojë zyrtarisht, por të mos e japë miratimin përfundimtar ndaj propozimit të një presidenti misioni që:

  • Të transferohet një degë te një kunj, distrikt ose mision tjetër.

  • Të ndryshohet emri i një dege ekzistuese në një mision.

  • Të ndryshohen kufijtë e degëve brenda një misioni nëse ndryshimi do të ndikonte te një kunj, distrikt ose një mision tjetër.

  • Të krijohet ose ndryshohet një degë misioni për të rinj në moshë madhore beqarë ose për persona në moshë madhore beqarë; për anëtarë që nuk e flasin gjuhën amtare vendore; për anëtarë që janë në qendra përkujdesjeje, programe rehabilitimi ose burgje; apo për anëtarët në shërbim ushtarak.

Në këto situata, Presidenca e Zonës e shqyrton propozimin dhe nëse e pranon zyrtarisht atë, e dërgon për miratim. Vetëm Presidenca e Parë mund të japë miratimin përfundimtar. Në përgjithësi, ajo e merr një vendim brenda katër javësh nga marrja e një propozimi të plotë.

Pamja
familje në kishë

36.4

Emërtimi i Njësive të Kishës

Emri i një njësie duhet të ndihmojë që ajo të dallohet nga njerëzit të cilët jetojnë në atë zonë. Në përgjithësi, emrat e njësive ekzistuese nuk duhet të ndryshohen.

Nëse një president kunji ose misioni dëshiron vetëm të ndryshojë emrin e një njësie, ai nuk ka nevojë të përdorë sistemin në internet. Ai e dorëzon propozimin duke marrë në telefon te 1–801–240–1007. Jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ai merr në telefon zyrën zonale.

Nëse emri i një njësie ka nevojë të ndryshohet për shkak të rikrijimit të kufijve, presidenti i kunjit ose i misionit fillon një propozim të ri duke përdorur sistemin në internet te Propozimet për Kufijtë dhe Udhëheqjen. Nëse nuk mund ta përdorë sistemin në internet, ai mund të shkarkojë formularët në letër duke klikuar te hallka lidhëse.

Vetëm Presidenca e Parë mund t’i miratojë këto propozime.

Presidencat e Zonave mund të miratojnë propozime për të krijuar dhe emërtuar degë të reja brenda misioneve (shihni 36.3).

36.4.1

Emërtimi i Kunjeve dhe Distrikteve

Fjala e parë e emrit të kunjit ose distriktit është një nga sa vijojnë:

  • Qyteti në të cilin ndodhen zyrat qendrore të kunjit ose distriktit

  • Një qytet tjetër në kunj ose distrikt që është i mirënjohur nga anëtarët

  • Një veçori gjeografike brenda kufijve të kunjit ose distriktit

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, fjala e dytë është emri i shtetit ose provincës në të cilën ndodhet kunji ose distrikti. Në shtete të tjera, fjala e dytë është emri i shtetit.

Kur në të njëjtin qytet ka më shumë se një kunj ose distrikt, fjala e tretë është një karakteristikë dalluese brenda kufijve të njësisë. Disa karakteristika të lejuara dalluese për emrat e kunjeve dhe të distrikteve tregohen më poshtë:

  • Drejtime busulle (verior, jugor, lindor ose perëndimor)

  • Komuniteti ose lagjja e banimit

  • Veçoria gjeografike

Disa karakteristika dalluese që nuk lejohen për emrat e kunjeve dhe të distrikteve tregohen më poshtë:

  • Terma të tjera drejtimi (për shembull, jugperëndimor)

  • Emra njerëzish

Kur emri i një qyteti është i njëjtë me emrin e shtetit, provincës ose vendit, ai nuk përsëritet në emrin e njësisë. Për shembull:

  • Kunji Tejlër Mauntin i Ajdaho‑Follsit, jo Kunji Tejlër Mauntin i Ajdaho‑Follsit Ajdaho

  • Kunji Acteka i Meksiko‑Sitit, jo Kunji Acteka i Meksiko‑Sitit Meksikë

36.4.2

Emërtimi i Lagjeve dhe Degëve

Një lagje ose degë emërtohet sipas një karakteristike dalluese brenda kufijve të saj. Disa karakteristika të lejuara dalluese për emrat e lagjeve dhe të degëve tregohen më poshtë:

  • Qyteti

  • Komuniteti ose lagjja e banimit

  • Rruga

  • Parku

  • Shkolla

  • Veçoria gjeografike

Disa karakteristika dalluese që nuk lejohen për emrat e lagjeve dhe të degëve tregohen më poshtë:

  • Drejtime busulle (për shembull, lindor ose veriperëndimor)

  • Emra njerëzish

  • Emrat e bazuar vetëm te një pamje (për shembull, Pamja e Tempullit, Pamja e Malit ose Pamja e Lumit)

  • Ndërthurja e dy emrave për të krijuar një emër të ri

Në emrin e lagjes ose degës përdoret emri i një karakteristike të vetme dalluese. Nëse ka më shumë se një lagje ose degë me të njëjtin emër, një numër shtohet si pjesë e emrit, e tillë si Lagjja e 1‑rë e Prestonit dhe Lagjja e 2‑të e Prestonit.

Emri i lagjes ose degës duhet të jetë në gjuhën e folur në zonë. Nëse gjuha nuk përdor alfabetin romak, në kërkesën duhet të përfshihet një përkthim që përdor shkronja romake.

36.5

Vënia në Zbatim e Ndryshimeve të Propozuara

36.5.1

Ndryshimet e Kunjeve dhe të Distrikteve

Letra e miratimit për krijimin ose mosvazhdimin e një kunji ose distrikti në përgjithësi tregon datën kur do të bëhen ndryshimet. Kjo datë nuk duhet të njoftohet derisa Autoriteti i Përgjithshëm i caktuar i diskuton hollësitë me presidentin e kunjit ose të misionit. Ndryshimet aktuale nuk njoftohen deri në konferencën e kunjit ose të distriktit.

Presidentët e kunjeve ose misioneve i njoftojnë zyrat qendrore të Kishës ose zyrën e tyre zonale pasi të jenë bërë ndryshimet.

36.5.2

Ndryshimet e Lagjeve dhe të Degëve

Pasi një president kunji ose misioni merr miratim për ndryshimet e lagjeve ose degëve, në përgjithësi ai ka 90 ditë për t’ua paraqitur ndryshimet anëtarëve për votën e tyre mbështetëse. Nëse i nevojitet ta vonojë votimin më shumë se 90 ditë, ai kërkon leje nga Zyra e Presidencës së Parë.

Presidentët e kunjeve ose misioneve i njoftojnë zyrat qendrore të Kishës ose zyrën e tyre zonale pasi të jenë bërë ndryshimet. Hartat dhe njësitë nuk përditësohen derisa të jenë regjistruar nga zyrat qendrore të Kishës.

36.6

Programi i Njësisë Bazë

Kisha ka zhvilluar Programin e Njësisë Bazë për përdorim nga disa degë të vogla ose bashkësi të vogla, të autorizuara të anëtarëve, të njohura si grupe (shihni 37.7 për më shumë informacion mbi grupet). Një Presidencë e Zonës mund të autorizojë përdorimin e Programit të Njësisë Bazë në degë të vogla ose grupe atje ku gjen zbatim ndonjë prej kushteve vijuese:

  • Kisha është në fazat e saj fillestare.

  • Anëtarët janë të shpërndarë gjeografikisht.

  • Numri i anëtarëve është i vogël dhe udhëheqja sa po fillon të zhvillohet.

  • Anëtarët kanë nevoja të veçanta gjuhësore apo janë në qendra përkujdesjeje, programe rehabilitimi ose burgje.

Një Presidencë e Zonës mund të autorizojë gjithashtu përdorimin e Programit të Njësisë Bazë në misione ose kunje ku ekzistojnë këto kushte.

Orientimet për këtë program jepen tek Udhëzuesi për Programin e Njësisë Bazë. Informacion tjetër i dobishëm jepet te Libri Udhëzues i Degës, Libri Udhëzues i Udhëheqësve të Priftërisë dhe të Organizatave Ndihmëse, Libri Udhëzues i Familjes dhe Libri Udhëzues i Mësimdhënies.

Pamja
njerëz duke kënduar në kishë