Presidenca e Kunjit
5. Merrni Miratim për Planin Kryesor


“5. Merrni Miratim për Planin Kryesor”, Orientimet e Planit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)

“Merrni Miratim për Planin Kryesor”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve

Pamja
burrë duke folur

5.

Merrni Miratim për Planin Kryesor

I Shtatëdhjeti Zonal, presidentët e kunjeve, DTA‑ja dhe personeli i tij punojnë së bashku për ta përfunduar planin kryesor. Plani kryesor përfundimtar përfshin dy elemente kryesore (siç shihen në figurën 2):

  1. Ndryshimet e kufijve të njësive të propozuara nga udhëheqësit e priftërisë, nëse ka

  2. Rekomandimet e shtëpive të mbledhjeve, nëse ka

Pamja
familje duke buzëqeshur e qeshur

DTA‑ja dhe personeli i tij krijojnë një paraqitje të planit kryesor përfundimtar, duke përfshirë dokumentacionin ndihmës, dhe ua shpërndajnë anëtarëve të këshillit bashkërendues ose komitetit shumëkunjësh.

Plani përfundimtar duhet të përfshijë ndryshimet e propozuara për të paktën pesë vjet dhe duhet të miratohet nga të gjithë udhëheqësit e priftërisë.

  • Planet kryesore të shtëpive të mbledhjeve duhet të miratohen së bashku nga Presidenca e Zonës dhe Sektori i Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve.

  • DTA‑ja, dhe I Shtatëdhjeti Zonal kurdoherë që është e mundur, ia paraqet planin kryesor Presidencës së Zonës për miratimin e tyre. Nëse nevojitet ndonjë përshtatje në planin kishtar, I Shtatëdhjeti Zonal bashkëpunon me presidentët e kunjeve dhe personelin e DTA-së.

  • Me miratimin nga Presidenca e Zonës, DTA‑ja ia dorëzon planin kryesor Sektorit të Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve në zyrat qendrore të Kishës për shqyrtim dhe miratim të përbashkët.

  • Pasi merret miratimi, presidentët e kunjeve dhe skuadra e DTA-së e vënë në zbatim planin sipas një afati pesëvjeçar.

Shembulli i Planit Kryesor

Figura 1

Pamja
figura përmbledhëse e planit kryesor

Këtë përmbledhje e shoqëron zakonisht një hartë e njësive që përfshihet në planin kryesor.

Figura 2

Pamja
tabela përmbledhëse e njësive dhe godinave