Biblioteka
Ndihma ndaj Njerëzve të Tjerë për Pyetjet e Tyre: Hyrja


“Ndihma ndaj Njerëzve të Tjerë për Pyetjet e Tyre: Hyrja”, Tema dhe Pyetje (2023)

Ndihma ndaj Njerëzve të Tjerë për Pyetjet e Tyre

Hyrja

Kur një bashkëshenjtor i ditëve të mëvonshme ju drejtohet me pyetje ose shqetësime rreth besimit të vet, konsiderojeni këtë gjë një privilegj të shenjtë. Ju keni mundësi që ta thelloni marrëdhënien tuaj me të dhe t’u jepni shërbesë nevojave të tij ose të saj. Nuk ju duhet të keni përgjigje për të gjitha pyetjet e tij ose të saj. Juve thjesht ju nevojitet një gatishmëri për të pasur dashuri, për të dëgjuar dhe për të ndihmuar.

Disa njerëz kanë pyetje ose shqetësime, por qëndrojnë aktivë në Kishë dhe gjejnë gëzim në ungjillin. Të tjerë distancohen nga Kisha për një larmi arsyesh. Disa më së fundi kthehen në aktivitet të plotë. Shumë veta i nënshtrohen një procesi të rindërtimit të besimit të tyre, me rezultatin që besimi dhe aktiviteti nënkuptojnë diçka të ndryshme për ta. Të tjerë largohen në mënyrë më të përhershme nga Kisha, edhe pse mund të zgjedhin që të ruajnë lidhje të ngushta me familjen dhe miqtë të cilët mbeten pjesëmarrës aktivë.

Pavarësisht nga zgjedhjet e tyre, marrëdhënia juaj mund të mbetet një ndikim për mirë në jetën e tyre. Një mik ose një pjesëtar i familjes që ka besim, mund të shërbejë si një fanar nëse ata do të kërkonin një udhë kthimi drejt një jete besimi dhe aktiviteti në Kishë. Artikujt në këtë pjesë diskutojnë parimet udhërrëfyese për ju ndërsa u jepni shërbesë me dashuri atyre që kanë pyetje rreth Kishës.

Shtyp në Letër