Instituti
Mësimi 7 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Rivendosja e Priftërisë


“Mësimi 7 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Rivendosja e Priftërisë”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)

“Mësimi 7 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes

Mësimi 7 – Materiali i Përgatitjes së Klasës

Rivendosja e Priftërisë

Pamja
Jozef Smithi Pagëzon Oliver Kaudërin, nga Del Parson

Mendoni për herën e fundit kur morët pjesë në një ordinancë priftërie ose kur morët një bekim priftërie. Çfarë ndiet gjatë asaj përvoje? Teksa studioni, merrni parasysh se si autoriteti dhe çelësat e priftërisë ju kanë dhënë të drejtë të përdorni bekimet e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit.

Pjesa 1

Si e rivendosi Zoti autoritetin e priftërisë në tokë?

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri patën pyetje rreth autoritetit të priftërisë, ndërsa përkthenin Librin e Mormonit. Jozefi dhe Oliveri lexuan te 3 Nefi se pasi Jezusi u mësoi dymbëdhjetë dishepujve të Tij nefitë se pagëzimi ishte i nevojshëm për shpëtimin, Ai më pas u dha dishepujve autoritetin e priftërisë për të pagëzuar (shih Joseph Smith – Historia 1:68; 3 Nefi 11:21–27).

Jozefi dhe Oliveri u befasuan nga këto mësime. … Jozefi nuk ishte pagëzuar kurrë dhe dëshironte të dinte më shumë rreth ordinancës dhe autoritetit të nevojshëm për ta kryer atë.

Më 15 maj 1829, shirat pushuan dhe Jozefi e Oliveri shkuan në pyllin pranë lumit Saskehana. Pasi ranë në gjunjë, ata i kërkuan Perëndisë për pagëzimin dhe heqjen e mëkateve. Teksa luteshin, zëri i Shëlbuesit u foli paqe dhe një engjëll u shfaq në një re drite. Ai u paraqit si Gjon Pagëzori dhe i vuri duart e tij mbi kokat e tyre. Zemrat e tyre u mbushën me gëzim teksa dashuria e Perëndisë i rrethoi ata. (Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme, vëll. 1, Standardi i së Vërtetës, 1815–1846 [2018], f. 66–67)

Pamja
Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi, nga Linda Curley Christensen

Atëherë Gjon Pagëzori u dha atyre Priftërinë Aarone, siç shënohet te Joseph Smith – Historia dhe Doktrina e Besëlidhje 13.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Joseph Smith – Historia 1:68–70, 72. (Shih edhe Doktrina e Besëlidhje 13.)

Ca kohë pasi Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri morën Priftërinë Aarone nga Gjon Pagëzori, ata morën Priftërinë Melkizedeke nga Pjetri, Jakobi e Gjoni (shih Doktrina e Besëlidhje 27:12–13). Nuk dihet data e saktë kur ndodhi kjo ngjarje. Gjithsesi, provat historike sugjerojnë që ndodhi në maj ose qershor të vitit 1829. (Shih Larry C. Porter, “The Restoration of the Aaronic and Melchizedek Priesthoods”, Ensign, dhjetor 1996, f. 30–47.)

Pamja
Zëri i Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, nga Linda Curley Christensen

Zoti dalëngadalë zbuloi më shumë rreth priftërisë e funksioneve të saj dhe dërgoi lajmëtarë që u dhanë Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit çelësa të tjerë të priftërisë. Tabela e mëposhtme ilustron këtë rivendosje.

Rivendosja e Autoritetit, Çelësave dhe Njohurisë së Priftërisë

Data

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Data

1829

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Gjon Pagëzori

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Dha autoritetin dhe çelësat e Priftërisë Aarone (Doktrina e Besëlidhje 13)

Data

1829

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Pjetri, Jakobi dhe Gjoni

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Dhanë Priftërinë Melkizedeke dhe çelësat e mbretërisë (Doktrina e Besëlidhje 27:12–13)

Data

1830

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Doktrina e Besëlidhje 20

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Zbuloi procedurat për pagëzimin dhe sakramentin, si edhe përvijoi detyrat e mbajtësve të priftërisë

Data

1832

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Doktrina e Besëlidhje 84

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Zbuloi historinë, qëllimin dhe besëlidhjen e priftërisë

Data

1831, 1835

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Doktrina e Besëlidhje 107

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Zbuloi emrin, administrimin dhe strukturën e detyrave dhe kuorumeve të priftërisë

Data

1836

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Moisiu

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Dha çelësat për të mbledhur shtëpinë e Izraelit (Doktrina e Besëlidhje 110:11)

Data

1836

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Eliasi

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Dha “periudhën e kujdestarisë së ungjillit të Abrahamit” (Doktrina e Besëlidhje 110:12)

Data

1836

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Elija

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Dha çelësat për fuqinë vulosëse (Doktrina e Besëlidhje 110:13–16)

Data

1839

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Doktrina e Besëlidhje 121:34–46

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Zbuloi njohuri rreth sjelljes së mbajtësve të priftërisë

Data

Datë e Panjohur

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Adami, Gabrieli, Rafaeli dhe engjëj të ndryshëm

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Deklaruan periudhën e kujdestarisë së tyre, të drejtat, çelësat dhe fuqinë e priftërisë së tyre (Doktrina e Besëlidhje 128:21)

Data

1978

Lajmëtarët Qiellorë dhe Zbulesat

Deklarata Zyrtare 2

Autoriteti, Çelësat dhe Njohuria e Priftërisë që u Rivendosën

Zbuloi se të gjithë anëtarët e denjë meshkuj të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund të merrnin priftërinë

Shënim: Kuptimi i çelësave të veçantë të priftërisë do të diskutohet më shumë në mësimin 16, “Tempulli i Kirtlandit dhe Çelësat e Priftërisë”.

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si mund të forcohet dëshmia juaj për priftërinë nga njohuria se si ajo u rivendos në tokë?

Pjesa 2

Cila është marrëdhënia midis autoritetit të priftërisë dhe çelësave të priftërisë?

Presidenti Jozef F. Smith dha mësim:

“Priftëria në përgjithësi është autoriteti dhënë burrit për të vepruar për Perëndinë. Çdo burri të shuguruar në çfarëdo shkalle të Priftërisë i është deleguar ky autoritet.

Por është e nevojshme që çdo veprim që kryhet nën këtë autoritet, të bëhet në kohën dhe në vendin e duhur, në mënyrën e duhur dhe sipas rendit të duhur. Fuqia e drejtimit të këtyre punëve përbën çelësat e Priftërisë.” (Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith [1998], f. 224)

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, gjithashtu ka dhënë mësim:

“ՙÇelësat e priftërisë janë autoriteti që Perëndia u ka dhënë [mbajtësve] të priftërisë për të drejtuar, kontrolluar dhe qeverisur përdorimin e priftërisë së Tij në tokëʼ [Manuali 2: Administrimi i Kishës (2010), 2.1.1]. Çdo veprim ose ordinancë e kryer në Kishë bëhet nën autorizimin e drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të personit që mban çelësat për atë funksion. Sikurse ka shpjeguar Plaku M. Rasëll Ballard: ‘Ata që i kanë çelësat e priftërisë, … bëjnë të mundur me kuptimin e plotë të fjalës, për të gjithë që shërbejnë besnikërisht nën drejtimin e tyre, që ta ushtrojnë autoritetin e priftërisë dhe të kenë mundësi ta përdorin fuqinë e priftërisë’. …

Së fundi, të gjithë çelësat e priftërisë mbahen nga Zoti Jezu Krisht, priftëria e të cilit është ajo. Ai është personi që vendos cilët çelësa u jepen njerëzve të vdekshëm dhe mënyrën se si do të përdoren ata çelësa.” (Dallin H. Ouks, “Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 49–50)

Pjesa 3

Si na ndihmojnë ordinancat e priftërisë për ta përdorur fuqinë shlyese të Shpëtimtarit?

Në Kishë, një ordinancë është një akt i shenjtë zyrtar, i kryer me anë të autoritetit të priftërisë. Disa ordinanca janë thelbësore për ekzaltimin tonë. Këto ordinanca quhen ordinanca shpëtuese. Ato përfshijnë pagëzimin, konfirmimin, shugurimin në Priftërinë Melkizedeke (për burrat), dhurimin [indaumentin] në tempull dhe vulosjen në tempull. Me secilën nga këto ordinanca, ne hyjmë në besëlidhje solemne me Zotin. (“Ordinances”, Gospel Topics, topics.ChurchofJesusChrist.org)

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi fuqinë që ne e përdorim nëpërmjet ordinancave të priftërisë:

“Në mënyrë që qëllimet e Atit Qiellor të përmbushen, fuqia shlyese e Krishtit nevojitet t’u vihet në dispozicion fëmijëve të Perëndisë [shih 1 Nefi 11:31; 2 Nefi 2:8]. Priftëria i jep këto mundësi. … Priftëria është thelbësore pasi ordinancat dhe besëlidhjet e domosdoshme në tokë administrohen vetëm nëpërmjet autoritetit të saj. Nëse priftëria nuk arrin ta përçojë mundësinë për të përfituar nga fuqia shlyese e Shpëtimtarit, cili do të ishte qëllimi i saj? …

… Nëpërmjet priftërisë, fuqia e perëndishmërisë manifestohet në jetën e të gjithë atyre që i bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet e ungjillit dhe i marrin ordinancat e lidhura me to [shih Doktrina e Besëlidhje 84:19–21]. Kjo është mënyra se si secili prej nesh vjen te Krishti, pastrohet dhe pajtohet me Perëndinë. Fuqia shlyese e Krishtit bëhet e përdorshme nëpërmjet priftërisë.” (Dejll G. Renland, “Priftëria dhe Fuqia Shlyese e Shpëtimtarit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 65)

Presidenti Ouks gjithashtu ofroi shpjegimin vijues për mënyrën se si Priftëria Aarone është një mënyrë komunikimi për ta përdorur fuqinë pastruese të Zotit:

“Pagëzimi është për heqjen e mëkateve dhe sakramenti është një ripërtëritje e besëlidhjeve dhe bekimeve të pagëzimit. Që të dyja duhet të paraprihen nga pendimi. …

Askush nga [ne] nuk ka jetuar pa mëkat që nga pagëzimi [ynë]. Pa disa masa për pastrimin e mëtejshëm pas pagëzimit tonë, secili prej nesh është i humbur prej gjërave shpirtërore. …

Ne urdhërohemi të pendohemi për mëkatet tona dhe të vijmë te Zoti me një zemër të thyer e një shpirt të penduar dhe të marrim sakramentin në përputhje me besëlidhjet e tij. Kur ne i ripërtërijmë në këtë mënyrë besëlidhjet tona të pagëzimit, Zoti e ripërtërin ndikimin pastrues të pagëzimit tonë. …

Ne nuk mund ta theksojmë sa duhet rëndësinë e Priftërisë Aarone në këtë gjë. Gjithë këta hapa jetësorë, që lidhen me heqjen e mëkateve, kryhen nëpërmjet ordinancës shpëtuese të pagëzimit dhe ordinancës ripërtëritëse të sakramentit.” (Dallin H. Oaks, “The Aaronic Priesthood and the Sacrament”, Ensign, nëntor 1998, f. 38)

Pamja
prift duke i shpërndarë sakramentin bashkësisë
Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja