Instituti
Mësimi 9 Materiali i Mësuesit: Jezu Krishti: Shëlbuesi Ynë Hyjnor


“Mësimi 9 Materiali i Mësuesit: Jezu Krishti: Shëlbuesi Ynë Hyjnor”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)

“Mësimi 9 Materiali i Mësuesit”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes

Mësimi 9 – Materiali i Mësuesit

Jezu Krishti: Shëlbuesi Ynë Hyjnor

Si pjesë e Rivendosjes, Jozef Smithit dhe shenjtorëve iu dha më saktësisht mësim për karakterin dhe misionin e Jezu Krishtit. Në këtë mësim, studentët do të kenë mundësi ta thellojnë besimin e tyre te Shpëtimtari dhe Shlyerja e Tij, dhe të përcaktojnë se si ta ftojnë fuqinë e Tij më plotësisht në jetën e tyre.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jozefi Smithi mëson për karakteristikat e Jezu Krishtit.

Pamja
Vegimi i Parë, nga Walter Rane

Paraqitni një figurë që portretizon Vegimin e Parë. Kujtojuni studentëve se një nga qëllimet për të cilat u lut në këtë rast Jozef Smithi, ishte që t’i kërkonte Perëndisë se me cilën kishë të bashkohej (shih Joseph Smith – Historia 1:13–19). Në historinë e tij të vitit 1832 për vegimin, sidoqoftë, Jozefi përmendi një tjetër arsye përse ai shkoi në korije për t’u lutur atë ditë.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë paragrafin e parë te pjesa 1 në materialin e përgatitjes.

Jepuni studentëve pak kohë që të mendojnë për raste në jetën e tyre kur u ndien të shqetësuar nga mëkatet dhe dobësitë e tyre. Më pas kërkojuni studentëve që në heshtje të lexojnë paragrafët dy dhe tre te pjesa 1 e materialit të përgatitjes.

  • Çfarë mësoi Jozefi rreth karakterit të Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit? (Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të mëshirshëm dhe falës.)

Shpjegoni se Jozefi dhe shenjtorët vazhduan të mësonin rreth karakterit të Jezu Krishtit nëpërmjet zbulesave të Tij. Paraqitni referencat vijuese ose shkruajini ato në tabelë: Doktrina e Besëlidhje 3:10; 38:14; 58:42; 61:2; 62:1; 64:2–4. Jepuni studentëve kohë që të lexojnë disa prej fragmenteve dhe kërkojuni të lexojnë sikur Zoti po u fliste atyre drejtpërsëdrejti. Kërkojuni të shqyrtojnë mënyrën se si e thellojnë fjalët e Shpëtimtarit në këto vargje kuptueshmërinë e tyre mbi karakterin e Tij të mëshirshëm dhe falës. Pasi të kenë lexuar, ftojini studentët të tregojnë atë që mësuan.

  • Si mendoni, përse është jetike që të kuptojmë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë të mëshirshëm dhe falës?

Shpjegoni se Vegimi i Parë i Jozef Smithit është një nga shumë përvojat që e përgatitën Jozefin që të qëndronte si dëshmitar i fuqishëm i Jezu Krishtit. Kujtojuni studentëve se sipas Plakut D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Jozef Smithi është “zbuluesi i shquar i Jezu Krishtit për natyrën e Tij të vërtetë si Shëlbues hyjnor” (D. Tod Kristoferson, “I Lindur Përsëri”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 79; kursivet të shtuara).

  • Si kanë ndikuar Jozef Smithi dhe Rivendosja te kuptueshmëria juaj dhe ndjenjat tuaja për Jezu Krishtin?

Shlyerja e Jezu Krishtit është e pafundme dhe vetjake.

Shpjegojuni studentëve se dalja në dritë e Librit të Mormonit nëpërmjet Profetit Jozef Smith e lejoi botën që tʼi kuptonte Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij në një mënyrë që nuk kishte qenë e mundur për shekuj. Mes fragmenteve të shumta që na mësojnë për flijimin e Shpëtimtarit për njerëzimin, janë mësimet e dhëna nga Alma dhe Amuleku. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje tek Alma 34:10, 12 dhe 14, duke kërkuar mënyrën se si Amuleku e përshkroi flijimin shlyes të Shpëtimtarit. Kërkojuni të tregojnë atë që gjejnë.

Vizatoni ose paraqitni skicën vijuese:

Pamja
skica, Shlyerja e Jezu Krishtit, pjesa 1
  • Në çfarë mënyrash Shlyerja e Jezu Krishtit është “[e] pafund[me] dhe [e] përjetsh[me]”? (Nxitini studentët të përdorin atë që mësuan nga pjesa 2 e materialit të përgatitjes.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Sesil O. Samuelson i Riu, i cili shërbeu në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve, dhe kërkojini klasës të mbajë vesh për fjalë që ai i përdori për të përshkruar Shlyerjen e Zotit:

“Shlyerja e Tij vërtet e mbulon botën dhe të gjithë njerëzit që nga fillimi deri në fund. Le të mos harrojmë, sidoqoftë, se në gjithësinë dhe tërësinë e saj, ajo është gjithashtu jashtëzakonisht vetjake dhe e gdhendur në mënyrë të pashoqe që të përshtatet përsosmërisht dhe të trajtojë përsosmërisht secilën prej vetë rrethanave tona individuale. Ati dhe Biri e njohin secilin prej nesh më mirë sesa e njohim ne veten dhe kanë përgatitur një Shlyerje për ne që përputhet tërësisht me nevojat, sfidat dhe mundësitë tona.

Falënderime i qofshin Perëndisë për dhuratën e Birit të Tij dhe falënderime i qofshin Shpëtimtarit për Shlyerjen e Tij. Ajo është e vërtetë dhe është në fuqi, dhe do të na çojë atje ku kemi nevojë e ku duam të jemi.” (Sesil O. Samuelson i Riu, “Çfarë Domethënie ka Shlyerja për Ju?Liahona, prill 2009, f. 14)

  • Cilat fjalë përdori Plaku Samuelson për të përshkruar Shlyerjen e Shpëtimtarit?

Shtojini skicës fjalën vetjake dhe fjalë të tjera që i përcaktojnë studentët:

Pamja
skica, Shlyerja e Jezu Krishtit, pjesa 2
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme të kujtojmë se, edhe pse flijimi shlyes i Shpëtimtarit mund të shtrihet te një numër i pafundmë njerëzish e botësh, ai është gjithashtu jashtëzakonisht vetjak?

Kujtojuni studentëve se në pjesën 2 të materialit të përgatitjes, ata u ftuan të shenjonin të vërtetat që u bënë më shumë përshtypje. Nëse nevojitet, jepuni studentëve pak kohë që të rishikojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe mësimet profetike që i shenjuan në këtë pjesë.

  • Cilat të vërteta ju bënë më shumë përshtypje dhe përse? (Paraqitini këto të vërteta ose shkruajini në tabelë.)

Pasi studentët të përgjigjen, merrni parasysh t’u kërkoni të thonë sërish (dhe shkruajnë sërish) parimet në mënyrë personale, duke përdorur përemra të vetës së parë si unë, mua, e mia dhe tim. Të vërtetat mund të ngjajnë me sa vijon: Jezu Krishti mori mbi veten e Tij mëkatet, fatkeqësitë, dhembjet dhe tundimet e mia me qëllim që Ai të dinte se si të më ndihmonte mua. Vlera e shpirtit tim është kaq e madhe sa Jezu Krishti vuajti dhe vdiq që unë të mund të pendohem. Jezu Krishti vuajti për mëkatet e miaunë të mund të pendohem dhe të mos vuaj siç vuajti Ai.

  • Në ç’mënyrë mund t’ju ndihmojnë të kuptuarit dhe të besuarit e këtyre të vërtetave që të keni besim më të madh te Jezu Krishti?

  • Çfarë mendimesh e ndjenjash ju vijnë teksa merrni parasysh që Shpëtimtari vuajti për ju dhe përse e bëri Ai këtë gjë?

Paraqitni pyetjen vijuese: Çfarë do të bëj për ta ftuar fuqinë e Jezu Krishtit më plotësisht në jetën time?

Jepuni studentëve kohë që me lutje ta përsiatin këtë pyetje dhe të shkruajnë një përgjigje në ditarët ose fletoret e tyre. Teksa ata përsiatin, merrni parasysh të paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson. Ftojini studentët të kërkojnë për këshilla që do t’i ndihmojnë për ta ftuar fuqinë e Shpëtimtarit në jetën e tyre:

“Ne fillojmë duke mësuar rreth [Jezu Krishtit]. ‘Është e pamundur për [ne] të shpëtohe[mi] në padituri’ [Doktrina e Besëlidhje 131:6]. Sa më shumë të dimë rreth shërbesës dhe misionit të Shpëtimtarit [shih Doktrina e Besëlidhje 76:40–41] – aq më shumë e kuptojmë doktrinën e Tij [shih 2 Nefi 31:2–21] dhe atë që Ai bëri për ne – aq më shumë e dimë se Ai mund të na sigurojë fuqinë që na nevojitet për jetën tonë. …

Ndërsa shpenzojmë kohë për të mësuar rreth Shpëtimtarit dhe flijimit të Tij shlyes, ne tërhiqemi për të përdorur një tjetër element kyç që të kemi [mundësi përdorimi] ndaj fuqisë së Tij: ne zgjedhim që të kemi besim në Të dhe ta ndjekim Atë. …

Ne gjithashtu e rritim fuqinë e Shpëtimtarit në jetën tonë kur bëjmë besëlidhje të shenjta dhe i mbajmë ato besëlidhje me saktësi. Besëlidhjet tona na lidhin me Të dhe na japin fuqi të perëndishme. …

Kur Shpëtimtari e di se ju doni vërtet të lidheni me Të – kur Ai mund ta ndiejë se dëshira më e madhe e zemrës suaj është që ta sillni fuqinë e Tij në jetën tuaj – ju do të udhëhiqeni nga Fryma e Shenjtë për të ditur saktësisht atë që duhet të bëni [shih Doktrina e Besëlidhje 88:63].” (Rasëll M. Nelson, “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 39–42)

Mbylleni duke dëshmuar se në saje të Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti ka fuqi të na forcojë, ngushëllojë, shërojë dhe të na japë mëshirë e falje.

Për Herën Tjetër

Ftojini studentët të mendojnë rreth mënyrës se si do të ishte e ndryshme jeta e tyre pa profetë të gjallë. Kërkojuni studentëve të studiojnë materialin e përgatitjes për mësimin e ardhshëm dhe të vijnë të përgatitur për të diskutuar bekimet e udhëheqjes nga profetë të gjallë.