Doktrina e Besëlidhje 2021
19–25 Prill. Doktrina e Besëlidhje 41–44: “Ligji Im për të Qeverisur Kishën Time”


“19–25 Prill. Doktrina e Besëlidhje 41–44: ‘Ligji Im për të Qeverisur Kishën Time’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“19–25 Prill. Doktrina e Besëlidhje 41–44”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren

Pamja
Jezu Krishti

19–25 Prill

Doktrina e Besëlidhje 41–44

“Ligji Im për të Qeverisur Kishën Time”

Gjatë përgatitjes suaj kësaj jave, kushtojuni vëmendje mbresave që merrni nga Shpirti. Çfarë ndieni se kanë nevojë të mësojnë fëmijët nga Doktrina e Besëlidhje 41–44?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Hidhini një top një fëmije dhe kërkojini fëmijës të tregojë një urdhërim për të cilin ka njohuri ai ose ajo. Vazhdoni ta kaloni topin derisa gjithsecili të ketë pasur një mundësi për të treguar diçka.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 42:2

Unë mund t’u bindem ligjeve të Perëndisë.

Teksa Kisha u rrit dhe anëtarët u mblodhën në Kirtland të Ohajos, Zoti ia zbuloi Jozef Smithit atë që Ai e quajti “ligji” i Tij dhe i urdhëroi shenjtorët ta “vini[n] re e dëgjoni[n] dhe [t’i] bind[eshin]” atij. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që ta kuptojnë se ne bekohemi kur jemi të bindur?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 42:2 duke theksuar fjalën “bindjuni”. Jepuni fëmijëve disa raste të thjeshta në të cilat një fëmijë zgjedh t’i bindet ose të mos t’i bindet një ligji ose rregulli. Kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë me kujdes dhe të buzëqeshin nëse personi në tregim bindet, dhe të ngrysen në fytyrë nëse personi nuk bindet. Tregoni bekime që keni marrë kur u jeni bindur ligjeve të Perëndisë.

  • Luani një lojë duke u dhënë fëmijëve një rregull për ta ndjekur. Për shembull, mund t’u thoni se ata duhet të ngrenë dorën dhe të thirren për t’iu përgjigjur pyetjeve. Pastaj lërini ta ushtrojnë bindjen duke u bërë pyetje dhe duke iu kërkuar të përgjigjen atyre që e kanë ngritur dorën. Çfarë ligjesh na ka dhënë Perëndia?

  • Plotësojeni faqen e veprimtarisë me fëmijët ose këndoni një këngë mbi bindjen ndaj ligjeve të Perëndisë, të tillë si “Dua t’Jetoj Ungjillin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 72) Tregojuni fëmijëve se si bindja ndaj ligjeve të Perëndisë ju ka sjellë lumturi.

    Pamja
    klasë e Fillores

    Në Fillore, ne mësojmë urdhërimet e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 42:38

Unë po i shërbej Jezu Krishtit kur u shërbej të tjerëve.

Zoti dëshiron që shenjtorët e Tij të kujdesen për të varfrit dhe nevojtarët. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se, kur u shërbejnë njerëzve në nevojë, ata po i shërbejnë gjithashtu Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme

  • Po të ishte Jezu Krishti në klasën tonë sot, çfarë do t’i thoshim Atij? Si do ta trajtonim Atë? Shfaqni një figurë të Shpëtimtarit dhe shpjegoni mësimin e Jezusit se kur u shfaqim dashuri të tjerëve, ne gjithashtu po i shfaqim dashuri Atij. Ndihmojini fëmijët që ta përsëritin vargun 38 me ju, disa fjalë për çdo herë.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra se si ata mund t’i shërbejnë Jezusit duke u shërbyer të tjerëve. Ata mund të gjejnë disa ide nga materiali filmik “Pass It On” [“Kaloje Dorë më Dorë”] (ChurchofJesusChrist.org) ose nga figura të Shpëtimtarit duke i ndihmuar të tjerët, të tilla si figura të Tij duke shëruar të sëmurin ose duke qenë dashamirës me fëmijët (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 42, 47). Dëshmoni se kur u shërbejnë të tjerëve, ata po i shërbejnë edhe Jezusit.

Doktrina e Besëlidhje 43:1–7

Zoti e udhëheq Kishën e Tij nëpërmjet profetit të Tij.

Ju mund t’i ndihmoni fëmijët që ta shmangin mashtrimin gjatë gjithë jetës duke u mësuar atyre, ndërkohë që janë të vegjël, modelin e Zotit për ta udhëhequr Kishën e Tij nëpërmjet profetit të gjallë.

Veprimtari të Mundshme

  • Shfaqni fotografi të njerëzve të ndryshëm, përfshirë një fotografi të profetit të tanishëm. Vendosini fotografitë përmbys dhe lërini fëmijët t’i kthejnë nga e mbara fotografitë një nga një derisa të gjejnë profetin. Shpjegoni mësimin e Zotit se vetëm profeti është “caktuar për të marrë urdhërime dhe zbulesa nga [Zoti]” që ta udhëheqë Kishën (Doktrina e Besëlidhje 43:2).

  • Këndoni së bashku një këngë për profetët, të tillë si strofën e fundit të këngës “Ndiqe Profetin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 58). Jepni dëshminë tuaj se profeti e udhëheq Kishën.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 41:5

Një dishepull është dikush që e merr ligjin e Perëndisë dhe i bindet atij.

A e dinë fëmijët të cilëve u jepni mësim, se çfarë do të thotë të jesh dishepull i Jezu Krishtit? Doktrina e Besëlidhje 41:5 mund t’i ndihmojë ta kuptojnë se si të jenë dishepuj më të mirë.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajeni vargun Doktrina e Besëlidhje 41:5 në një copë letër, duke e lënë vendin bosh aty ku duhet të jetë fjala “dishepulli”. Kërkojuni fëmijëve t’i plotësojnë hapësirat bosh, duke parë te Doktrina e Besëlidhje 41:5 nëse u nevojitet ndihmë. Çfarë do të thotë të jesh dishepull i Jezu Krishtit? Tregojuni se si ju po përpiqeni fort të jeni një dishepull/e më i/e mirë i/e Krishtit.

  • Pasi të diskutoni vargun te Doktrina e Besëlidhje 41:5 kërkojuni fëmijëve të mendojnë për ligje që kemi marrë nga Zoti. Ftojini ata të interpretojnë me radhë bindjen ndaj njërit prej këtyre ligjeve ndërkohë që pjesa tjetër e klasës përpiqet ta gjejë se cili është.

  • Jepini secilit anëtar të klasës një shirit letre dhe kërkojuni të shkruajnë në të një mënyrë se si mund të jenë dishepuj më të mirë. Ftojeni secilin fëmijë ta tregojë atë që shkroi dhe pastaj ngjitini shiritat së bashku që të krijoni një zinxhir prej letre.

Doktrina e Besëlidhje 42:61, 68

Perëndia u zbulon urtësi atyre që kërkojnë.

Fëmijët bëjnë shumë pyetje teksa rriten në njohurinë e tyre për botën dhe ungjillin. Si mund t’i përdorni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 42:61, 68 që t’i ndihmoni ta dinë se si të marrin urtësi nga Zoti?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë diçka që i ndihmon të ndihen plot paqe dhe diçka që i ndihmon të ndihen të gëzuar. Ftojini të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 42:61 duke kërkuar fjalët “paqësore” dhe “gëzim”. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për të vërteta që Perëndia i ka zbuluar, të cilat u sjellin atyre paqe dhe gëzim.

  • Lexoni bashkë me fëmijët te Doktrina e Besëlidhje 42:61, 68 duke theksuar frazën “zbulesë pas zbulese, dituri pas diturie”. Shpjegoni se Perëndia nuk e zbulon gjithçka përnjëherësh; në vend të kësaj Ai na jep një pjesë të vogël për çdo herë. Tregoni se si një figurëformuese plotësohet pak e nga pak ose përdorni diçka të ngjashme që t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë këtë parim. Tregoni një përvojë kur ju morët një zbulesë që ju bekoi.

Doktrina e Besëlidhje 43:1–7

Vetëm profeti mund të marrë zbulesë për të gjithë Kishën.

Teksa fëmijët rriten, ka gjasa që ata të takohen me njerëz që dëshirojnë t’i udhëheqin në rrugë të gabuar. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të mirëbesojnë te modeli i Perëndisë për udhëheqjen e fëmijëve të Tij nëpërmjet profetit të Tij të zgjedhur?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të përfytyrojnë sikur dikush ngrihet në një mbledhje dëshmish dhe i thotë lagjes se ka marrë një zbulesë për Kishën (për shembull se ne nuk duhet të pimë më qumësht ose se ne duhet të fillojmë t’i zhvillojmë mbledhjet e sakramentit të martave në vend të të dielave). Ai thotë se ne duhet ta dëgjojmë atë që thotë ai në vend që të dëgjojmë profetin. Çfarë do të ishte e gabuar këtu? Ndihmojini fëmijët të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 43:1–7 që të zbulojnë se si ia jep Zoti urdhërimet Kishës së Tij.

  • Shfaqni figurën e profetit të gjallë dhe ftojini fëmijët të thonë diçka që ai e ka dhënë mësim kohët e fundit. Nëse iu nevojitet ndihmë, shfaqni një pjesë materiali filmik ose lexoni një fragment nga një mesazh i kohëve të fundit në konferencë të përgjithshme. Përse është një bekim të kemi një profet të gjallë sot?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të zgjedhin një ligj apo urdhërim te zbatimi i të cilit ata e ndiejnë se duhet të përqendrohen këtë javë. Nxitini ata t’ua tregojnë familjeve të tyre synimin e tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësojuni fëmijëve t’i shënojnë mbresat. Edhe fëmijët mund ta mësojnë zakonin e mbajtjes shënim të mbresave shpirtërore. Ata mund t’i shënojnë mbresat duke i shenjuar shkrimet e shenjta, duke vizatuar figura ose duke shkruar pjesë të thjeshta në ditar.

Pamja
faqja e veprimtarisë: Unë jam i lumtur kur i bindem Perëndisë