Doktrina e Besëlidhje 2021
12–18 Prill. Doktrina e Besëlidhje 37–40: “Nëse Nuk Jeni Një, Nuk Jeni të Mitë”


“12–18 Prill. Doktrina e Besëlidhje 37–40: ‘Nëse Nuk Jeni Një, Nuk Jeni të Mitë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“12–18 Prill. Doktrina e Besëlidhje 37–40”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
Shenjtorët përgatiten të shpërngulen

Shenjtorët Shpërngulen për në Kirtland, nga Sam Lawlor

12–18 Prill

Doktrina e Besëlidhje 37–40

“Nëse Nuk Jeni Një, Nuk Jeni të Mitë”

Perëndia e di se çfarë iu nevojitet të mësojnë fëmijëve në klasën tuaj. Lëreni Atë t’ju udhërrëfejë teksa përzgjidhni parimet dhe veprimtaritë për t’ju ndihmuar t’u jepni mësim atyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kalojeni përreth një kopje të shkrimeve të shenjta. Teksa secili fëmijë e mban kopjen e shkrimeve të shenjta, lëreni atë fëmijë të tregojë një gjë që ai apo ajo mban mend nga mësimi i javës së kaluar ose nga leximi i shkrimeve të shenjta në shtëpi këtë javë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 38:24–27

Unë mund t’i dua të tjerët.

Zoti dëshironte që shenjtorët të mblidheshin së bashku në Ohajo dhe ta donin njëri‑tjetrin si të barabartë. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të ndiejnë unitet me të tjerët dhe dashuri për ta?

Veprimtari të Mundshme

  • Përdoreni faqen e veprimtarisë së kësaj jave që t’u tregoni fëmijëve se kur Kisha ishte shumë e re, Zoti u kërkoi anëtarëve që të shpërnguleshin së bashku për në Ohajo (shih edhe hartën te përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Perëndia dëshironte që ata të mësonin se si ta donin dhe të shkonin mirë me njëri‑tjetrin. Kërkojuni fëmijëve ide mbi mënyrën se si ata mund të shfaqin dashuri për njëri‑tjetrin.

  • Lexojuani fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 38:25 dhe thuajuni atyre me vetë fjalët tuaja se çfarë do të thotë ta vlerësosh vëllanë ose motrën tënde si veten (shih edhe Mateu 7:12). Ndihmojini ta përsëritin shkrimin e shenjtë duke i zëvendësuar fjalët “vëllanë e tij” me emrat e njëri‑tjetrit.

  • Këndoni një këngë rreth dashurisë për të tjerët dhe përfshirjes së tyre, të tillë si “Do t’Ec me Ty” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 78) ose “We Are Diferent” [“Ne Jemi të Ndryshëm”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 263). Teksa këndoni, lërini fëmijët të mbajnë figura të fëmijëve nga vende të tjera në botë.

  • Ndihmojini fëmijët të luajnë me role një skenar në të cilin një fëmijë i ri vjen në klasën e Fillores. Si mund ta ndihmojmë atë që të ndihet i/e mirëpritur? Fëmijëve mund t’u pëlqejë ta bëjnë këtë interpretim me role duke përdorur marioneta dore ose figura të prera.

Doktrina e Besëlidhje 38:30

Nëse jam i përgatitur, unë s’do të frikësohem.

Një mënyrë se si Ati Qiellor na ndihmon të mos kemi frikë, është duke na mësuar që të jemi të përgatitur.

Veprimtari të Mundshme

  • Përsëriteni disa herë frazën: “Nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni” (vargu 30). Pas disa herësh, hiqni një fjalë dhe lërini fëmijët ta thonë fjalën që mungon. Tregojuni fëmijëve për një rast kur ju ishit i/e përgatitur për diçka dhe të qenit i/e përgatitur ju ndihmoi të mos kishit frikë.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjëra për të cilat Ati Qiellor dëshiron që ata të përgatiten, të tilla si të pagëzohen ose të shkojnë në tempull. Përdorni figura ose sende për t’u dhënë atyre ide. Flisni mbi mënyra se si ata mund të përgatiten dhe lërini të vizatojnë figura të vetes së tyre duke u përgatitur ose duke marrë pjesë në gjëra që i menduan.

Doktrina e Besëlidhje 39:6, 23

Unë e marr dhuratën e Frymës së Shenjtë kur konfirmohem.

Çfarë iu nevojitet të kuptojnë fëmijëve në klasën tuaj për marrjen e dhuratës së Frymës së Shenjtë? Udhëzimet e Zotit drejtuar Xhejms Kovelit për këtë ordinancë mund të japin ndihmë.

Veprimtari të Mundshme

  • Shfaqni figurën e dikujt që po pagëzohet dhe të dikujt që po konfirmohet (shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 104, 105). Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 39:23 dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë me gisht figurën e saktë kur ju dëgjojnë të lexoni për pagëzimin ose konfirmimin.

  • Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 39:6 dhe tregojuni fëmijëve figura ose sende që përfaqësojnë mënyra se si na bekon Fryma e Shenjtë (përfshirë ato që përmenden te vargu 6). Lërini fëmijët t’i mbajnë me radhë figurat ose sendet dhe, teksa e bëjnë këtë, jepni dëshmi mbi mënyrën se si Fryma e Shenjtë ju ka bekuar ju sipas këtyre mënyrave. Ndihmojini fëmijët të dallojnë raste kur ata mund ta kenë ndier ndikimin e Shpirtit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 37; 38:31–33

Perëndia na mbledh që të na bekojë.

Mbledhja në Ohajo ishte një sakrificë e madhe për shumë prej shenjtorëve të hershëm. Sot ne nuk marrim urdhërimin që të mblidhemi në një vendndodhje, por mblidhemi vërtet si familje, lagje dhe kunje.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose hartën në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Lexojeni së bashku seksionin Doktrina e Besëlidhje 37 dhe ndihmojini fëmijët të gjejnë në hartë vendet e përmendura te zbulesa. Çfarë i urdhëroi Zoti të bënin shenjtorët?

  • Zgjidhni një frazë ose fjali kyç nga vargjet te Doktrina e Besëlidhje 38:31–33 që ju mendoni se e përshkruajnë arsyen pse Zoti dëshironte që njerëzit e Tij të mblidheshin së bashku. Shpërndani përreth dhomës fjalë nga kjo fjali dhe ftojini fëmijët t’i mbledhin ato, t’i vendosin sipas rendit të duhur dhe ta gjejnë se ku shfaqet kjo fjali te vargjet. Përse dëshiron Zoti që ne të mblidhemi?

Doktrina e Besëlidhje 38:24–27

Perëndia dëshiron që njerëzit e Tij të jenë të bashkuar.

Që t’i përgatiste shenjtorët për t’u mbledhur, Zoti u mësoi ta shihnin njëri‑tjetrin si të barabartë dhe të “[ishin] një” (vargu 27). Në ç’mënyrë ky udhëzim mund t’i bekojë fëmijët të cilëve u jepni mësim?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 38:24–27 dhe ftojini fëmijët të shkruajnë fjalë nga këto vargje që ata e ndiejnë se janë të rëndësishme, përfshirë fjalë që përsëriten. Përse Zoti mund t’i ketë përsëritur këto fjalë? Lërini ta tregojnë atë që shkruan, dhe diskutoni se çfarë mësojnë nga këto fjalë.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për situata në të cilat dikush mund të ndihet i përjashtuar, të tilla si kur je një anëtar i ri i Kishës apo kur shpërngulesh në një lagje banimi ose shkollë të re. Çfarë sugjeron Doktrina e Besëlidhje 38:24–27 mbi mënyrën se si duhet t’i trajtojmë të tjerët në këto rrethana? Interpretoni me role disa situata të mundshme.

  • Jepni një mësim me sende që ilustron se si gjërat mund të ndërthuren ose bashkohen që të bëhen një, të tilla si copa pëlhure që formojnë një jorgan, ose përbërësit që bëjnë një çyrek buke. Çfarë na mësojnë këta shembuj për mënyrën se si të bëhemi një si populli i Perëndisë?

Doktrina e Besëlidhje 39–40

Unë mund t’i mbaj premtimet e mia.

Xhejms Koveli kishte bërë një premtim që t’i bindej Zotit, por ai nuk e mbajti premtimin e tij. Të mësuarit rreth kësaj përvoje mund t’i ndihmojë fëmijët ta kujtojnë rëndësinë e të qenit i bindur.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët t’i lexojnë krerët për seksionet Doktrina e Besëlidhje 3940 dhe kërkojuni ta përmbledhin me fjalë ose vizatime atë që mësuan rreth Xhejms Kovelit.

  • Shkruani në tabelë pyetje që do t’i ndihmojnë fëmijët ta kuptojnë seksionin 40 të tilla si: Çfarë besëlidhi të bënte Xhejms Koveli? Përse nuk e mbajti ai besëlidhjen e tij? Ftojini fëmijët të gjejnë përgjigje te seksioni 40.

  • Ndihmojini fëmijët të kujtojnë premtimet që bënë ata kur u pagëzuan (shih Mosia 18:8–10). Ndihmojini fëmijët të renditin disa lloje frike ose “përkujdesje[je të] botës” (Doktrina e Besëlidhje 40:2) të cilat mund ta pengojnë një person që t’i mbajë premtimet e tij. Ftojini fëmijët të shkruajnë një mesazh të shkurtër drejtuar vetvetes si kujtues se bindja ndaj urdhërimeve të Atit Qiellor do t’i ndihmojë ta kapërcejnë frikën ose përkujdesjet e botës. Nxitini ata t’i mbajnë kujtuesit e tyre diku ku mund t’i shohin shpesh.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të diskutojnë me prindërit e tyre ose pjesëtarë të tjerë të familjes se si mund të jenë më të bashkuar si familje.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësojeni përmendsh një shkrim të shenjtë. Merreni parasysh të përzgjidhni një fragment shkrimi të shenjtë që mendoni se mund t’i forcojë dëshmitë e fëmijëve, dhe ndihmojini ata ta mësojnë përmendsh. Fëmijët më të vegjël mund të mësojnë përmendsh një pjesë shkrimi të shenjtë ose thjesht një frazë.

Pamja
faqja e veprimtarisë: Unë mund t’i dua të tjerët