Doktrina e Besëlidhje 2021
22–28 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 18–19: “Vlera e Shpirtrave Është e Madhe”


“22–28 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 18–19: ‘Vlera e Shpirtrave Është e Madhe’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“22–28 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 18–19”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
ferma e Martin Harrisit

Ferma e Martin Harrisit, nga Al Rounds

22–28 Shkurt

Doktrina e Besëlidhje 18–19

“Vlera e Shpirtrave Është e Madhe”

Kërkojini Atit Qiellor që t’ju ndihmojë t’i gjeni parimet te Doktrina e Besëlidhje 18–19, të cilat do të jenë veçanërisht domethënëse për fëmijët.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 18:2 dhe shpjegoni që Shpirti e ndihmoi Oliver Kaudërin ta dinte se shkrimet e shenjta janë të vërteta. Tregojuni fëmijëve një përvojë kur Shpirti ju dëshmoi se shkrimet e shenjta janë të vërteta. Lërini ata të tregojnë përvoja kur ata e ndien se shkrimet e shenjta janë të vërteta.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 18:10–12

Secili prej nesh ka vlerë të madhe për Perëndinë.

Kur fëmijët e dinë se Ati Qiellor i do ata – si dhe të gjithë fëmijët e Tij – kanë më vetëbesim dhe janë më dashamirës ndaj të tjerëve.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta përsëritin me ju disa herë vargun te Doktrina e Besëlidhje 18:10. Shpjegoni se fjala “shpirtrave” u referohet të gjithë fëmijëve të Perëndisë. Përsëriteni vargun 10 me fëmijët, këtë herë duke e zëvendësuar fjalën “shpirtrave” me emrin e fëmijëve. (Shih gjithashtu faqen e veprimtarisë së kësaj jave.)

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjërat që njerëzit i konsiderojnë me vlerë. Pastaj lërini fëmijët që të shihen me radhë në një pasqyrë dhe, ndërsa e bëjnë këtë, thuajini çdo fëmije që ai ose ajo është fëmijë i Perëndisë dhe me vlerë të madhe. Dëshmoni që, për Atin Qiellor, ata janë më me vlerë se të gjitha gjërat për të cilat menduan më herët.

Doktrina e Besëlidhje 18:13–16.

Shpërndarja e ungjillit sjell gëzim të madh.

Si do t’i frymëzoni fëmijët që të ftojnë të tjerë të vijnë te Krishti dhe të përjetojnë gëzim të madh?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve rreth diçkaje që ju sjell gëzim. Lëreni çdo fëmijë t’ju tregojë rreth diçkaje që i sjell atij ose asaj gëzim. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 18:13, 16. Çfarë i sjell gëzim Zotit? Çfarë thotë Ai se do të na sjellë neve gëzim?

  • Këndoni së bashku një këngë rreth punës misionare, të tillë si “Un’ Dua të Jem Misionar Tani” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 90) dhe ndihmojini fëmijët të mendojnë mënyra se si mund ta shpërndajnë ungjillin, përfshirë në shtëpinë e tyre. Flisni për një rast kur ju e shpërndatë ungjillin dhe lërini fëmijët t’i tregojnë përvojat e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 19:18–19, 23–24

Jezu Krishti iu bind Atit Qiellor, edhe kur ishte e vështirë.

Gatishmëria e Shpëtimtarit për ta “pi[rë] kupën e hidhur e të [mos] mpake[j]” (vargu 18) është një shembull për të gjithë ne i bindjes ndaj vullnetit të Atit Qiellor. Merrni parasysh se si mund t’i frymëzoni fëmijët që ta ndjekin shembullin e Jezusit.

Veprimtari të Mundshme

  • Shfaqni një figurë të Jezu Krishtit duke vuajtur në Gjetseman (shih përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë atë që dinë për çka po ndodh në këtë figurë. Përmblidheni me fjalët tuaja atë që tha Shpëtimtari te Doktrina e Besëlidhje 19:18–19 rreth vuajtjes së Tij. Theksoni se vuajtja për mëkatet tona ishte gjëja më e vështirë që kishte bërë ndonjëherë dikush, por ngaqë Jezusi e donte Atin e Tij dhe ne, Ai iu bind vullnetit të Perëndisë. Si mund t’i bindemi Atit Qiellor?

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për veprime të thjeshta që shkojnë me frazat te Doktrina e Besëlidhje 19:23. Lexojeni vargun disa herë ndërkohë që fëmijët i bëjnë veprimet. Ndihmojini ata të mendojnë mënyra se si mund të mësojmë për Krishtin dhe t’ua vëmë veshin fjalëve të Tij.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 18:10–12

Secili prej nesh ka vlerë të madhe për Perëndinë.

Shumë njerëz luftojnë me ndjenjat e vetëvlerësimit të ulët; të tjerë janë dashakëqij ndaj njerëzve që janë të ndryshëm nga ata. Mesazhi i fuqishëm te Doktrina e Besëlidhje 18:10 mund ta ndryshojë mënyrën si e shohim veten dhe njerëzit përreth nesh.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojini çdo fëmije ta shkruajë emrin e vet në një fletë letre dhe ta kalojë letrën dorë më dorë tek të tjerët. Ftojini ata të shkruajnë në secilën letër që marrin diçka që iu pëlqen tek ai person. Nxitini që të jenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm në komentet e tyre. Pastaj, ndihmojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 18:10–12 dhe ftojini ata të tregojnë atë që mësojnë rreth asaj që ndien Perëndia për ne. Shpjegoni se ne të gjithë kemi vlerë të madhe për Perëndinë sepse jemi fëmijët e Tij.

  • Paraqituni fëmijëve diçka që ka shumë vlerë për ju. Si i trajtojmë gjërat që janë me vlerë për ne? Kërkojini një studenti të lexojë vargun te Doktrina e Besëlidhje 18:10. Si mund t’ua tregojmë njerëzve të tjerë që “vlera e shpirtrave [të tyre] është e madhe” në sytë tanë?

    Pamja
    Jezusi duke mbajtur në krahë një djalë të vogël

    Vlera e një Shpirti, nga Liz Lemon Swindle

Doktrina e Besëlidhje 19:16–19

Jezu Krishti vuajti për mua.

Si do ta ftoni frymën e nderimit në klasën tuaj në mënyrë që Fryma e Shenjtë të mund t’u dëshmojë fëmijëve që Jezu Krishti e pagoi çmimin për mëkatet e tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni historinë e vuajtjes së Jezu Krishtit për mëkatet tona (shih “Kapitulli 51: Jezusi Vuan në Kopshtin e Gjetsemanit”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 129–132 ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org). Ftojini fëmijët ta tregojnë historinë sërish me fjalët e tyre dhe pastaj ftojini të lexojnë se si e përshkroi Shpëtimtari përvojën te Doktrina e Besëlidhje 19:16–19. Çfarë mësojmë ne nga përshkrimi i Tij?

  • Ftojini fëmijët t’i mbyllin sytë teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 19:16–19 dhe të mendojnë rreth mënyrës se si ndihen rreth Shpëtimtarit. Ndihmojini fëmijët të kërkojnë te Libri Himne ose te Libri i Këngëve të Fëmijëve për këngë që i ndihmojnë të shprehin ndjenjat e tyre rreth Jezu Krishtit (shih treguesit tematikë në këta libra). Ftojini fëmijët t’i këndojnë këngët që zgjodhën dhe të japin dëshmitë e tyre.

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh nenin e tretë të besimit.

Doktrina e Besëlidhje 19:26, 34–35, 38

Bekimet e Perëndisë janë më të mëdha sesa thesaret e tokës.

Shtypja e Librit të Mormonit ishte e shtrenjtë dhe Jozef Smithi nuk mund ta përballonte dot. Zoti i kërkoi Martin Harrisit të “jep[te] një pjesë të pronës së [tij]”, fermën e tij të begatë, për ta paguar tipografin (vargu 34). Ne kemi marrë bekime të pamasa për shkak të sakrificave të Martinit dhe shumë të tjerëve.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë pyetje të tilla si ato në vijim për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë ngjarjet te Doktrina e Besëlidhje 19:26, 34–35, 38: Çfarë i kërkoi të bënte Zoti Martin Harrisit? Pse ia kërkoi ta bënte? Çfarë i premtoi Ai në këmbim? Ftojini fëmijët të punojnë në dyshe për të gjetur përgjigje në këto vargje. Pyetini se si mund të ndiheshin po të ishin në vend të Martin Harrisit.

  • Tregojuni fëmijëve një kopje të Librit të Mormonit dhe thuajuni diçka që ju pëlqen shumë tek ai. Ftojini të tregojnë se si ndihen rreth tij. Flisni shkurtimisht rreth sakrificës së Martin Harrisit në mënyrë që Libri i Mormonit të mund të shtypej (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f.33). Çfarë i tha Zoti Martinit te Doktrina e Besëlidhje 19:38 që mund ta ketë ndihmuar atë të jetë besnik dhe i bindur? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për diçka që mund ta sakrifikojnë për tʼiu bindur Perëndisë ose për të ndihmuar në punën e Tij.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të mendojnë për dikë që mund ta ndihmojë ajo që ata mësuan nga Doktrina e Besëlidhje 18 ose 19 – për shembull, që kemi të gjithë vlerë të madhe për Perëndinë. Nxitini ata ta planifikojnë mënyrën se si do t’ia tregojnë atij personi atë që mësuan.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët të mësojnë nga shkrimet e shenjta. Disa fëmijë e kanë të vështirë t’i lexojnë shkrimet e shenjta. Përqendrimi te një varg ose frazë e vetme mund t’i ndihmojë ata.