Doktrina e Besëlidhje 2021
22–28 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 18–19: “Vlera e Shpirtrave Është e Madhe”


“22–28 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 18–19: ‘Vlera e Shpirtrave Është e Madhe’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“22–28 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 18–19”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
ferma e Martin Harrisit

Ferma e Martin Harrisit, nga Al Rounds

22–28 Shkurt

Doktrina e Besëlidhje 18–19

“Vlera e Shpirtrave Është e Madhe”

Zbulesat te Doktrina e Besëlidhje u dhanë si përgjigje ndaj rrethanave të veçanta gati 200 vjet më parë, por parimet që ato na mësojnë, gjejnë zbatim në të gjitha kohët. Kërkojini këto parime teksa lexoni dhe merrni parasysh se si ato gjejnë zbatim për ju.

Shënojini Mbresat Tuaja

Martin dhe Lusi Harrisi kishin një nga fermat më të mira në Palmira të Nju-Jorkut. Iu ishin dashur vite për ta siguruar atë fermë dhe ajo kishte bërë të mundur që të rritnin familjen dhe u kishte dhënë pozitë të mirë në komunitet. Por në vitin 1829 u bë e qartë se Libri i Mormonit mund të botohej vetëm nëse Martini e hipotekonte fermën e tij që të paguhej tipografi. Martini kishte dëshmi për Librin e Mormonit, por Lusi nuk kishte. Nëse Martini në fakt e hipotekonte fermën dhe Libri i Mormonit nuk kishte dhe aq shumë shitje, ai do ta humbiste fermën e vet dhe do ta vinte në rrezik martesën e tij. Në njëfarë kohe apo një tjetër, ne të gjithë përballemi me pyetje të ngjashme me ato që mund të ketë qenë duke u përballur Martini: Çfarë vlere ka ungjilli i Jezu Krishtit për mua? Çfarë jam i gatshëm të sakrifikoj për të ndihmuar në ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë? Mund të na ndihmojë nëse kujtojmë që askush nuk ka paguar ndonjëherë një çmim më të lartë për t’i bekuar fëmijët e Perëndisë sesa Jezu Krishti, “më i madhi i të gjithëve” (Doktrina e Besëlidhje 19:18).

Martini mori vendimin që ta hipotekonte fermën e vet. Nga sakrifica e tij u pagua për botimin e 5 000 kopjeve të para të Librit të Mormonit. Dhe tani, pasi janë shtypur më shumë se 190 milionë kopje, miliona njerëz janë bekuar anembanë botës.

Për më shumë informacion rreth botimit të Librit të Mormonit, shih Shenjtorët, 1:76–84.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 18:10–16

Zoti gëzohet kur ne pendohemi.

Vini re se sa shpesh përdoren forma të fjalëve pendohem dhe pendim te Doktrina e Besëlidhje 1819 dhe përsiatni atë që mësoni nga këto fjalë çdo herë që përdoren. Merrini parasysh veçanërisht vargjet te Doktrina e Besëlidhje 18:10–16. Si ndikojnë këto vargje te mënyra se si ndiheni për pendimin – për vetë pendimin tuaj dhe për detyrën që t’i ftoni të tjerët për t’u penduar?

Shih edhe Alma 36:18–21; Dejll G. Renland, “Pendimi: Një Zgjedhje e Gëzueshme”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 121–124.

Doktrina e Besëlidhje 18:34–36.

Unë mund ta dëgjoj zërin e Zotit te Doktrina e Besëlidhje.

Nëse dikush do t’ju pyeste se me çfarë ngjan zëri i Zotit, çfarë do të thoshit? Mendoni për këtë pyetje ndërsa lexoni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 18:34–36. Çfarë keni mësuar rreth zërit të Zotit nga leximi i librit Doktrina e Besëlidhje? Çfarë mund të bëni që ta dëgjoni më qartë zërin e Tij?

Doktrina e Besëlidhje 19:15–20

Jezu Krishti vuajti që unë të mund të pendohem dhe të vij tek Ai.

Dhiata e Re përshkruan vuajtjen e Shpëtimtarit në Gjetseman nga këndvështrimi i atyre që e panë vetë atë vuajtje. Te Doktrina e Besëlidhje 19:15–20, Jezu Krishti tregoi rreth vuajtjes së Tij me fjalët e Veta. Teksa e lexoni këtë rrëfim të shenjtë e vetjak, kërkoni fjalë e fraza që përshkruajnë vuajtjen e Shpëtimtarit. Merrni në shqyrtim se çfarë mësoni nga secila fjalë ose frazë. Përse ishte i gatshëm të vuante Shpëtimtari? Merrni parasysh t’i shënoni ndjenjat tuaja rreth Jezu Krishtit dhe flijimit të Tij për ju.

Shih Gjoni 15:13; Mosia 3:7; Alma 7:11–12; Doktrina e Besëlidhje 18:10–13.

Pamja
Jezusi duke mbajtur në krahë një djalë të vogël

Vlera e një Shpirti, nga Liz Lemon Swindle

Doktrina e Besëlidhje 19:26–27, 34–41

Bekimet e Perëndisë janë më të mëdha sesa thesaret e tokës.

Libri i Mormonit nuk pati shumë shitje në Palmira dhe si rrjedhojë Martin Harrisit iu desh të shiste një pjesë të madhe të fermës së vet për të paguar borxhin (shih “The Contributions of Martin Harris”, Revelations in Context, f. 7–8). Përsiatni për atë sakrificë – dhe bekimet që keni marrë ju për shkak të saj – teksa i lexoni këto vargje. Ju mund të mendoni gjithashtu se çfarë ju ka kërkuar Zoti juve që të sakrifikoni. Çfarë gjeni në këto vargje që ju frymëzon t’i bëni këto sakrifica me “gëzim” e “kënaqësi”? (Shih edhe vargjet 15–20.)

Doktrina e Besëlidhje 19:23

Paqja vjen kur mësojmë për Jezu Krishtin dhe e ndjekim Atë.

Merreni parasysh ftesën e Shpëtimtarit: “Mëso nga unë”. Çfarë mësoni rreth Jezu Krishtit te Doktrina e Besëlidhje 19? Shënojini mendimet tuaja dhe përsiatni se si këto të vërteta rreth Shpëtimtarit ju ndihmojnë të gjeni paqe. Çfarë do të thotë për ju që të “ec[ni] në butësinë e Shpirtit [të Tij]”?

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 18:1–5.Ndoshta pjesëtarët e familjes mund të tregojnë disa prej “shumë raste[ve]” (vargu 2) në të cilat Shpirti u ka manifestuar atyre se shkrimet e shenjta janë të vërteta, ashtu siç bëri Ai për Oliver Kaudërin. Si mundet familja juaj të “mbështete[t] mbi gjërat që janë shkruar” (vargu 3) në shkrimet e shenjta? Si mund ta ndërtoni themelin e familjes suaj mbi “shkëmbi[n]” (vargu 4) e ungjillit?

Doktrina e Besëlidhje 18:10–13; 19:16–19.Secili pjesëtar i familjes mund të lexojë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 18:10–13 dhe të vërë emrin e tij ose të saj në vend të fjalëve “shpirtin”, “shpirtrave”, “gjithë njerëzve” dhe “gjithë njerëzit”. Më pas mund të diskutoni se si këto vargje na ndihmojnë ta kuptojmë vlerën që kemi ne për Atin dhe Birin (shih Doktrina e Besëlidhje 19:16–19).

Doktrina e Besëlidhje 18:21–25.A kanë ndonjë kuptim të veçantë emrat e pjesëtarëve të familjes suaj? Ndoshta mund të flitni se përse emrat janë të rëndësishëm dhe çfarë do të thotë të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit (shih Mosia 5:7). Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për t’i ndihmuar pjesëtarët e familjes që të përgatiten për të marrë mbi vete emrin e Krishtit kur të pagëzohen.

Doktrina e Besëlidhje 19:15–20.Për ta ndihmuar familjen tuaj që të ketë një përvojë kuptimplote me këto vargje, ndoshta mund t’i lexoni ato teksa paraqitni një figurë të Jezu Krishtit (një figurë e shoqëron këtë përvijim). Më pas pjesëtarët e familjes mund të shprehin ndjenjat e tyre për Shpëtimtarin. Një himn i parapëlqyer rreth Shpëtimtarit gjithashtu mund ta ftojë Shpirtin.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Qëndroj Plot Habi”, Himne, nr. 113.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Bëni pyetje. Doktrina e Besëlidhje është provë që pyetjet çojnë drejt zbulesës. Ndërsa i studioni shkrimet e shenjta, mbani shënim pyetjet që ju dalin. Më pas përsiatni dhe lutuni që të kërkoni përgjigje.

Pamja
Krishti duke u lutur në Kopshtin e Gjetsemanit

Krishti Duke u Lutur në Kopshtin e Gjetsemanit, nga Hermann Clementz