Doktrina e Besëlidhje 2021
8–14 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75: “Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi”


“8–14 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75: ‘Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“8–14 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
lumi Saskehana

8–14 Shkurt

Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75

“Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi”

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri morën njohuri shtesë ndërsa u lutën për të vërtetat që mësuan nga shkrimet e shenjta (shih Joseph Smith – Historia 1:68). Si do ta ndiqni ju shembullin e tyre?

Shënojini Mbresat Tuaja

Shumë njerëz nëpër botë ndoshta nuk kanë dëgjuar asnjëherë për një vend që quhet Harmoni në Pensilvani. Por Zoti shpesh zgjedh vende të panjohura për ngjarjet më domethënëse në mbretërinë e Tij. Në një zonë me pemë afër Harmonisë, më 15 maj 1829, Gjon Pagëzori iu shfaq si një qenie e ringjallur Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit. Ai i vendosi duart e tij mbi kokat e tyre dhe iu dha atyre Priftërinë Aarone, duke i quajtur “bashkëshërbëtorët e mi” (Doktrina e Besëlidhje 13:1).

Që të konsideroheshin një bashkëshërbëtor me Gjon Pagëzorin, i cili pagëzoi Shpëtimtarin dhe përgatiti udhën për ardhjen e Tij (shih Mateu 3:1–6, 13–17), duhet të ketë qenë përulëse, ndoshta edhe dërrmuese për këta dy të rinj rreth njëzetepesë vjeç. Në atë kohë, Jozefi dhe Oliveri ishin relativisht të panjohur, ashtu siç ishte Harmonia. Por shërbimi në veprën e Perëndisë ka qenë përherë rreth mënyrës se si shërbejmë, jo se kush e vë re atë. Sado i vogël ose i padukshëm të mund të duket ndonjëherë kontributi juaj, edhe ju jeni një bashkëshërbëtor në veprën e madhërishme të Zotit.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 12

Zoti dëshiron që unë të ndihmoj për të ngritur kauzën e Sionit.

Jozef Najt Plaku dhe bashkëshortja e tij, Poli, u takuan me Jozef Smithin kur, si një 20-vjeçar, ai filloi të punonte në fermën e tyre në Kolsvill të Nju-Jorkut. Jozef Najti e përshkroi atë si punëtorin më të mirë që kishte pasur ndonjëherë. Ai e besoi dëshminë e Jozef Smithit për fletët e arta dhe e mori Polin që ta vizitonin Jozef Smithin ndërsa ai po përkthente Librin e Mormonit në shtëpinë e tij në Harmoni të Pensilvanisë. Ajo besoi menjëherë. Gjatë pjesës së mbetur të jetës së tyre, Jozefi dhe Poli qëndruan besnikë ndaj ungjillit të rivendosur. Më shumë se 60 pjesëtarë nga familja Najt u bashkuan me Kishën dhe ndihmuan për krijimin e Kishës në Nju-Jork, Ohajo, Misuri, Navu dhe përfundimisht në Solt-Lejk-Siti.

Jozef Najti donte të dinte se si ai mund të ndihmonte në veprën e Zotit. Përgjigjja e Zotit (tani Doktrina e Besëlidhje 12) gjen zbatim për “[të] gjithë at[a] që kanë dëshira të nisin dhe të ngrenë këtë punë” (vargu 7) – përfshirë ju. Çfarë do të thotë për ju “të sjellësh dhe të ngresh kauzën e Sionit”? (Vargu 6.) Si ju ndihmojnë parimet dhe cilësitë te vargjet 7–9 që ta bëni këtë?

Shih edhe “The Knight and Whitmer Families”, Revelations in Context, f. 20–24.

Doktrina e Besëlidhje 13

Priftëria Aarone u rivendos nga Gjon Pagëzori.

Me vetëm një fjali, Gjon Pagëzori zbuloi shumë të vërteta rreth Priftërisë Aarone. Merrni parasysh të renditni çdo gjë që mësoni nga ky seksion (përfshirë kreun e seksionit). Mund t’ju vijë në ndihmë studimi i disa prej frazave që gjeni. Këtu janë disa shembuj për të filluar:

Çfarë bekimesh keni marrë ju nëpërmjet ordinancave të Priftërisë Aarone?

Pamja
Jozef Smithi duke pagëzuar Oliver Kaudërin

Jozef Smithi Pagëzon Oliver Kaudërin, nga Del Parson

Joseph Smith – Historia 1:66–75

Ordinancat më japin të drejtën për fuqinë e Perëndisë.

Motra Karol M. Stivens, këshilltare e mëparshme në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, dha mësim: “Ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë sigurojnë të drejtën për tërësinë e bekimeve që na janë premtuar nga Perëndia, të cilat janë bërë të mundura me anë të Shlyerjes së Shpëtimtarit. Ato i armatosin bijtë dhe bijat e Perëndisë me fuqi, me fuqinë e Perëndisë dhe na sigurojnë mundësinë për të marrë jetë të përjetshme” (“A e Dimë se Çfarë Kemi?Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 12).

Ndërsa lexoni te Joseph Smith – Historia 1:66–75, përfshirë shënimin në fund të vargut 71, merrni parasysh se çfarë i frymëzoi Jozefin dhe Oliverin që të kërkonin rreth pagëzimit dhe vini re bekimet që iu erdhën atyre pas marrjes pjesë në ordinancat e priftërisë. Merreni parasysh leximin e pjesëve të ditarit që mund të keni shkruar pas marrjes së ordinancave ose shënimin e kujtimeve tuaja për ato ngjarje. Çfarë bekimesh keni marrë nëpërmjet ordinancave të priftërisë?

Shih edhe Doktrina e Besëlidhje 84:20–22; Shenjtorët, 1:65–68.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 12:8.Pse karakteristikat që renditen te ky varg, janë të domosdoshme kur jemi duke bërë veprën e Zotit?

Doktrina e Besëlidhje 13.Çfarë mund ta ndërtojë besimin e familjes suaj te rivendosja e Priftërisë Aarone? Materiali filmik “Restoration of the Aaronic Priesthood” [“Rivendosja e Priftërisë Aarone”] (ChurchofJesusChrist.org) ose vepra artistike që e shoqëron këtë përvijim, mund ta ndihmojë familjen tuaj të përfytyrojë rivendosjen e Priftërisë Aarone. A do ta shijonin ata vizatimin e një figure të ngjarjes, bazuar tek ajo që lexojnë te Joseph Smith – Historia 1:68–74? Ata gjithashtu mund të japin dëshmitë e tyre rreth fuqisë së priftërisë në jetën e tyre.

Shih edhe “Priesthood Restoration Site” [“Vendi i Rivendosjes së Priftërisë”] te history.ChurchofJesusChrist.org.

Joseph Smith – Historia 1:68.Si mund ta ndjekim shembullin e Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit për të gjetur përgjigje për pyetjet tona? Ndoshta, ndërsa lexoni së bashku, mund ta bëni zakon të rregullt që të ndaloni dhe të pyetni nëse ndonjëri ka pyetje rreth asaj që po lexojnë.

Joseph Smith – Historia 1:71, shënimi.Çfarë ju bën përshtypje pjesëtarëve të familjes suaj rreth fjalëve të Oliver Kaudërit? Cilat janë disa nga “ditë[t] për të mos u harruar kurrë” të familjes suaj?

Joseph Smith – Historia 1:73–74.Çfarë efekti kishte Fryma e Shenjtë te Jozefi dhe Oliveri? Kur e ka ndihmuar Shpirti familjen tuaj që t’i kuptojë shkrimet e shenjta dhe të gëzojë në Zotin?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Priftëria u Rivendos”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 60.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Studioni një temë. Si familje, zgjidhni një temë që do të donit ta studionit me më shumë hollësi. Për shembull, këtë javë mund të përdorni Udhëzuesin për Shkrimet e e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org) për të gjetur shkrime të shenjta rreth Priftërisë Aarone.

Pamja
Gjon Pagëzori duke i dhënë Jozef Smithit Priftërinë Aarone

Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi, nga Linda Curley Christensen