Doktrina e Besëlidhje 2021
19–25 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 81–83: Atje Ku “Shumë … Është Dhënë, Shumë … Kërkohet”


“19–25 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 81–83: Atje Ku ‘Shumë … Është Dhënë, Shumë … Kërkohet’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“19–25 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 81–83”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
Krishti dhe i riu pasanik

Krishti dhe i Riu Pasanik, nga Heinrich Hoffman

19–25 Korrik

Doktrina e Besëlidhje 81–83

Atje Ku “Shumë … Është Dhënë, Shumë … Kërkohet”

Ndërsa studioni te Doktrina e Besëlidhje 81–83, mbani shënim parime që mund t’ju ndihmojnë të bëni gjëra të mira për familjen tuaj, miqtë tuaj dhe njerëz të tjerë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Në mars 1832, Zoti e thirri Xhesi Gozin që të ishte këshilltar për Jozef Smithin në Presidencën e Priftërisë së Lartë (tani e quajtur Presidenca e Parë). Doktrina e Besëlidhje 81 është një zbulesë drejtuar Vëllait Gozi, që e udhëzon atë në thirrjen e tij të re dhe që i premton atij bekime për shërbimin me besnikëri. Por Xhesi Gozi nuk shërbeu me besnikëri. Prandaj Frederik G. Uilliamsi u thirr që ta zëvendësonte atë dhe emri i Vëllait Gozi u zëvendësua me emrin e Vëllait Uilliams në zbulesë.

Ky mund të duket si një detaj i vogël, por nënkupton një të vërtetë domethënëse: Shumica e zbulesave te Doktrina e Besëlidhje u drejtohen njerëzve të veçantë, por ne gjithmonë mund të kërkojmë mënyra se si t’i zbatojmë ato për veten tonë (shih 1 Nefi 19:23). Këshilla e Zotit drejtuar Frederik G. Uilliamsit që të “forco[nte] gjunjët e këputur” mund ta drejtojë mendjen tonë te njerëz që ne mund t’i forcojmë (Doktrina e Besëlidhje 81:5). Këshilla e Zotit për anëtarët e Ndërmarrjes së Bashkuar që të “lidhen me anë të kësaj besëlidhjeje” me qëllim që të plotësojnë nevojat materiale të Kishës, mund ta kthejë mendjen tonë drejt vetë besëlidhjeve tona. Dhe premtimi i Zotit se Ai do të “lidhe[t] kur ju bëni çfarë ju th[otë]”, mund të na sjellë ndërmend premtimet e Tij për ne kur bindemi (Doktrina e Besëlidhje 82:10, 15). Kjo është se si duhet të jetë, sepse Zoti shpalli gjithashtu: “Atë që ia them njërit, ua them të gjithëve” (vargu 5).

Shih “Newel K. Whitney and the United Firm”, “Jesse Gause: Counselor to the Prophet”, Revelations in Context, f. 142–147, 155–157.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 81

Unë mund të jem besnik duke bërë atë që Zoti më kërkon të bëj.

A e pyesni veten ndonjëherë se si mund t’i përmbushni përgjegjësitë e rëndësishme në jetën tuaj? Si këshilltar për Profetin Jozef Smith, Frederik G. Uilliamsi sigurisht që pati shumë përgjegjësi të rëndësishme. Te seksioni 81, Zoti i dha atij këshillë rreth mënyrës se si t’i përmbushte ato. Çfarë gjeni në këtë seksion që mund t’ju ndihmojë t’i përmbushni përgjegjësitë që ju janë dhënë nga Zoti?

Këtu janë disa pyetje që ju ndihmojnë të përsiatni vargun 5:

  • Cilat janë disa mënyra se si një njeri mund të jetë “[i] dobët”? Çfarë do të thotë të “ndihmo[ni]” ata që janë të dobët?

  • Çfarë mund t’i bëjë duart e një njeriu që të “varen poshtë” figurativisht? Si mund t’i “ngr[emë]” ato duar?

  • Çfarë do të thotë fraza “gjunjët e këputur”? Si mund t’i “forco[jmë]” njerëzit me gjunjë të këputur?

Ndoshta studimi i këtij vargu ju ka sjellë në mendje dikë që mund ta “ndihmo[ni]”, “ngri[ni]” ose “forco[ni]”. Çfarë do të bëni që t’i jepni shërbesë atij personi?

Pamja
Sidni Rigdoni, Jozef Smithi, Frederik G. Uilliamsi

Presidenca e Parë: Sidni Rigdoni, Jozef Smithi, Frederik G. Uilliamsi

Doktrina e Besëlidhje 82:1–7

Zoti më fton të pendohem dhe t’i braktis mëkatet e mia.

Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 82:1–7, merrni parasysh të bëni dy lista të gjërave që mësoni: paralajmërimet rreth mëkatit dhe të vërtetat rreth faljes. Si ju ndihmojnë këto të vërteta që t’u bëni ballë tundimeve të kundërshtarit?

Doktrina e Besëlidhje 82:8–10

Urdhërimet janë për shpëtimin dhe mbrojtjen time.

Nëse ju – ose dikush që njihni – e keni pyetur ndonjëherë veten përse Zoti na jep kaq shumë urdhërime, Doktrina e Besëlidhje 82:8–10 mund t’ju ndihmojë. Çfarë idesh në këto vargje mund t’ju ndihmojnë që t’i shpjegoni dikujt arsyen përse zgjidhni t’i ndiqni urdhërimet e Zotit? Mund të shqyrtoni edhe mënyrën se si urdhërimet e Tij e kanë ndryshuar jetën tuaj. Çfarë mësoni për Zotin teksa lexoni vargun 10?

Shih edhe Doktrina e Besëlidhje 130:20–21; Karol M. Stivens, “Nëse Më Doni, Zbatoni Urdhërimet e Mia”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 118–120.

Doktrina e Besëlidhje 83

“Të vejat dhe jetimët duhet të mbështeten.”

Në prill 1832, siç u udhëzua nga Zoti, Jozef Smithi udhëtoi gati 1 300 kilometra për të vizituar shenjtorët që ishin mbledhur në Misuri (shih Doktrina e Besëlidhje 78:9). Një komunitet që ai vizitoi, përfshinte të veja të cilat po i rritnin të vetme fëmijët e tyre. Mes tyre ishin Fibi Peku dhe Ana Roxhersi, të cilat Profeti i njihte vetë. Në Misuri në vitet 1830, ligjet shtetërore u jepnin të vejave të drejta të kufizuara për pronësinë e bashkëshortëve të tyre të vdekur. Çfarë mësoni nga seksioni 83 rreth mënyrës se si Zoti ndihet për të vejat dhe jetimët? A njihni dikë në këtë situatë që do të përfitonte nga dashuria ose përkujdesja juaj?

Shih edhe Isaia 1:17; Jakob [Bibël] 1:27.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 81:3.Ju mund t’u jepni zemra prej letre pjesëtarëve të familjes dhe t’i ftoni të vizatojnë ose shkruajnë diçka për të cilën do të donin të luteshin. Bisedoni se çfarë do të thotë të lutesh “gjithmonë, me zë dhe në zemrën tënde”.

Doktrina e Besëlidhje 81:5.Që të mësojnë për parimet në këtë varg, ndoshta pjesëtarët e familjes mund të tregojnë shembuj kur ata u ndien “të dobët” ose “[të] këputur” dhe dikush i ndihmoi ose forcoi. Gjithashtu mund të shihni materiale filmike rreth shërbimit të tjerëve, të tilla si “Works of God” [“Punët e Perëndisë”] ose “The Miracle of the Roof” [“Mrekullia e Çatisë”] (ChurchofJesusChrist.org). Diskutoni se si në familjen tuaj mund t’i shërbehet rregullisht njëri‑tjetrit në mënyra të thjeshta.

Doktrina e Besëlidhje 82:8–10.Ndoshta një lojë e thjeshtë do ta ndihmonte familjen tuaj që të ndihet mirënjohëse për urdhërimet e Perëndisë. Një pjesëtar i familjes mund të japë udhëzime që të ndihmojë një pjesëtar të familjes me sy të lidhur, që të bëjë një sanduiç ose të kalojë përmes një udhe me pengesa. Mendoni për diçka argëtuese dhe krijuese. Më pas diskutoni se si urdhërimet e Perëndisë janë të ngjashme me udhëzimet në këtë lojë.

Doktrina e Besëlidhje 82:18–19.Çfarë mund të bëjë çdo pjesëtar i familjes që të “përmirësohet në talentin e tij [ose të saj]” dhe të “fitojë talente të tjera”? Mund të jetë argëtuese të bëni një shfaqje familjare për talentet. Mendoni për mënyra se si të përfshini talente që nuk shfaqen me lehtësi (të tilla si dhuratat shpirtërore; shih Doktrina e Besëlidhje 46:11–26). Si mund t’i përdorim talentet tona dhe të japim nga gjërat që kemi për t’i bekuar familjen tonë dhe të afërmit tanë? Çfarë do të thotë t’i përdorim talentet tona “me syrin drejtuar vetëm te lavdia e Perëndisë”?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “A Kam Bër’ Ndonjë të Mir’?Himne, nr. 139; shih edhe “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Familjar të Shkrimeve të Shenjta”.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni pyetje që çojnë drejt veprimit. Merrni në shqyrtim pyetje që i nxitin pjesëtarët e familjes suaj të reflektojnë për mënyrën se si mund ta jetojnë më plotësisht ungjillin. “Këto zakonisht nuk janë pyetje për diskutim; ato janë për meditim vetjak” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31).

Pamja
Jezusi duke shëruar një burrë

Ilustrim i Jezusit duke shëruar një burrë, nga Dan Burr