Doktrina e Besëlidhje 2021
26 Korrik – 1 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 84: “Fuqia e Perëndishmërisë”


“26 Korrik – 1 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 84: ‘Fuqia e Perëndishmërisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“26 Korrik – 1 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 84”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
Jozef Smithi duke marrë Priftërinë Melkizedeke

Rivendosja, nga Liz Lemon Swindle

26 Korrik – 1 Gusht

Doktrina e Besëlidhje 84

“Fuqia e Perëndishmërisë”

Teksa lexoni Doktrina e Besëlidhje 84, përsiatni këshillën që të “jetoni me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë” (vargu 44). Si do të jetoni në përputhje me fjalët në këtë zbulesë?

Shënojini Mbresat Tuaja

Që kur u rivendos priftëria në vitin 1829, shenjtorët e ditëve të mëvonshme ishin bekuar nëpërmjet asaj fuqie të shenjtë. Ata u pagëzuan, konfirmuan dhe u thirrën të shërbenin nëpërmjet autoritetit të priftërisë, që është shumë e ngjashme me mënyrën se si i bëjmë këto sot. Por të kemi të drejtë që ta përdorim fuqinë e priftërisë, nuk është e njëjta gjë me të kuptuarit tërësor të saj, dhe Perëndia kishte më shumë gjëra të cilat Ai donte që shenjtorët e Tij t’i kuptonin – veçanërisht lidhur me rivendosjen e ardhshme të ordinancave të tempullit. Zbulesa e vitit 1832 për priftërinë, tani te Doktrina e Besëlidhje 84, e zgjeroi vizionin e shenjtorëve për atë që priftëria është vërtet. Dhe mund të bëjë të njëjtën gjë për ne sot. Në fund të fundit, ka shumë për t’u mësuar rreth fuqisë hyjnore që e mban “çelësin e diturisë së Perëndisë”, që bën të shfaqet “fuqia e perëndishmërisë” dhe na përgatit që të “shoh[im] fytyrën e Perëndisë, madje Atit, dhe të jetoj[më]” (vargjet 19–22).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 84:1–5, 17–28

Unë kam të drejtën e përdorimit të fuqisë dhe bekimeve të priftërisë së Perëndisë.

Kur mendoni për fjalën priftëri, çfarë ju vjen në mendje? Sa shpesh mendoni për priftërinë dhe ndikimin e saj në jetën tuaj të përditshme? Pasi t’i përsiatni këto pyetje, studioni te Doktrina e Besëlidhje 84:1–5, 17–28 dhe merrni parasysh atë që Zoti dëshiron që ju të dini rreth fuqisë së priftërisë së Tij. Si mund t’i përdorni këto vargje për t’ia përshkruar priftërinë dikujt dhe për t’i shpjeguar qëllimet e saj?

Gjithashtu mund të përsiatni për ordinancat e priftërisë në të cilat keni marrë pjesë. Si mund ta shihni “fuqi[në] e perëndishmërisë” (vargu 20) të manifestohet në to? Merrni në shqyrtim se çfarë do Zoti që ju të bëni për të marrë më shumë nga fuqia e Tij në jetën tuaj.

Shih edhe M. Russell Ballard, “Men and Women and Priesthood Power”, Ensign, shtator 2014, f. 28–33; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Priesthood [Priftëria]”, topics.ChurchofJesusChrist.org.

Doktrina e Besëlidhje 84:31–42

Nëse i pranoj Zotin dhe shërbëtorët e Tij, unë do të marr gjithçka që ka Ati.

Plaku Pol B. Pajpër dha mësim: “Është interesante që në betimin dhe besëlidhjen e priftërisë [Doktrina e Besëlidhje 84:31–42], Zoti përdor foljet marr dhe pranoj. Ai nuk përdor foljen shuguroj. Është në tempull që burra e gra – së bashku – marrin dhe pranojnë bekimet dhe fuqinë si të Priftërisë Aarone ashtu edhe atë Melkizedeke” (“Revealed Realities of Mortality”, Ensign, janar 2016, f. 21).

Ndërsa studioni te Doktrina e Besëlidhje 84:31–42, kërkoni forma të fjalëve “marr” dhe “pranoj”. Përsiatni se çfarë kuptimi mund të kenë ato në këtë kontekst. Si po i “pranon[i]” Zotin dhe shërbëtorët e Tij?

Gjithashtu mund të shënoni në këto vargje premtime që lidhen me betimin dhe besëlidhjen e priftërisë, të cilat Perëndia “nuk mund [t’i] thyejë” (vargu 40). Çfarë gjeni që ju frymëzon të jeni më besnikë në pranimin e Atit, të shërbëtorëve të Tij dhe të fuqisë së priftërisë së Tij?

Shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besëlidhje”, “Betim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

Doktrina e Besëlidhje 84:43–58

Unë vij te Krishti kur ua vë veshin fjalëve të Tij dhe i bindem Shpirtit të Tij.

Leximi rregullisht i shkrimeve të shenjta dhe i fjalëve të profetëve është shumë më tepër sesa një gjë për t’u shënuar si e kryer në një listë të gjërave shpirtërore. Çfarë të vërtetash gjeni te Doktrina e Besëlidhje 84:43–58 që ju ndihmojnë të kuptoni përse ju nevojitet të studioni vazhdimisht fjalën e Perëndisë? Vini re dallimin midis dritës dhe errësirës në këto vargje; si ju ka sjellë “v[ënia] veshin me zell [e] fjalëve të jetës së përjetshme” dritë, të vërtetë dhe “Shpirti[n e] Jezu Krishtit” në jetën tuaj? (Vargjet 43, 45.)

Shih edhe 2 Nefi 32:3; “Libri i Mormonit – Gurthemeli i Besimit Tonë”, Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson (2014), f. 133–142.

Pamja
grua duke studiuar shkrimet e shenjta

Studimi i shkrimeve të shenjta më ndihmon të ndiej ndikimin e Shpirtit.

Doktrina e Besëlidhje 84:62–91

Zoti do të jetë me mua kur jam në shërbim të Tij.

Teksa i lexoni këto vargje, ju mund të përcaktoni mënyra që Zoti tha se si Ai do t’i përkrahte apostujt dhe misionarët e Tij. Si mund të gjejnë zbatim këto premtime në punën që Ai ju ka kërkuar të bëni? Për shembull, si janë përmbushur në jetën tuaj premtimet në vargun 88?

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 84:6–18.Pasi të lexoni për mënyrën se si e mori Moisiu autoritetin e tij të priftërisë, një mbajtës i priftërisë në familjen tuaj ose një vëlla shërbestar mund të tregojë përvojën e tij kur u shugurua në një detyrë në priftëri. Nëse është e mundur, ai mund të tregojë e diskutojë linjën e tij të autoritetit të priftërisë. Përse është e rëndësishme që ne ta gjurmojmë autoritetin e priftërisë në Kishë sot deri tek autoriteti i Jezu Krishtit? Që të kërkoni një linjë të autoritetit të priftërisë, dërgoni një postë elektronike te lineofauthority@ChurchofJesusChrist.org.

Doktrina e Besëlidhje 84:20–21.Kur e ka përjetuar familja juaj “fuqi[në] e perëndishmërisë” duke u shfaqur nëpërmjet një ordinance të tillë si pagëzimi ose sakramenti? Ndoshta mund të flitni për mënyrën se si këto ordinanca e sjellin fuqinë e Perëndisë në jetën tonë. Gjithashtu mund të paraqitni një figurë të një tempulli dhe të diskutoni se si ordinancat e tempullit na japin fuqi shtesë që të bëhemi si Shpëtimtari. Ju mund të doni të këndoni një këngë rreth priftërisë, të tillë si “Priftëria u Rivendos” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, nr. 60) dhe të diskutoni atë që kjo këngë na jep mësim rreth priftërisë.

Doktrina e Besëlidhje 84:43–44.Ju mund të përgatitni një vakt ushqimi ose një ëmbëlsirë së bashku dhe ta emërtoni çdo përbërës me një fjalë ose frazë nga vargu 44. Përse është e rëndësishme që ta përfshijmë çdo përbërës? Përse është e rëndësishme të jetojmë në përputhje me çdo fjalë të Perëndisë?

Doktrina e Besëlidhje 84:98–102.Çfarë mësojmë për Jezu Krishtin nga “këng[a e] re” (vargu 98) në këto vargje? Çfarë mund të bëjmë në kohën tonë që të ndihmojmë për të bërë të ndodhin kushtet e përshkruara në këtë këngë?

Doktrina e Besëlidhje 84:106–110.Si “lartësohe[t] së bashku” familja jonë nëpërmjet dhuratave dhe përpjekjeve të “çdo pjesë[tari]”? (Vargu 110.)

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Priftëria u Rivendos”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 60; shih edhe “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Familjar të Shkrimeve të Shenjta”.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni ftesa për të vepruar dhe ndiqni ecurinë e tyre. Kur e ftoni familjen tuaj që të veprojnë sipas asaj që mësojnë, ju u tregoni se ungjilli është diçka që duhet jetuar dhe jo thjesht të flitet për të. Nga studimi juaj te Doktrina e Besëlidhje 84, për çfarë mund t’i ftoni ata të veprojnë?

Pamja
Tempulli i Romës, Itali

Tempulli i Romës, Itali