Dhiata e Re 2023
22 Janar. Në Ç’Mënyrë Është Jezu Krishti një Dritë në Jetën Time? Gjoni 1


“22 Janar. Në Ç’Mënyrë Është Jezu Krishti një Dritë në Jetën Time? Gjoni 1”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“22 Janar. Në Ç’Mënyrë Është Jezu Krishti një Dritë në Jetën Time?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
Ye Are the Light of the World [Ju Jeni Drita e Botës], nga Simon Dewey

Ye Are the Light of the World [Ju Jeni Drita e Botës], nga Simon Dewey

22 Janar

Në Ç’Mënyrë Është Jezu Krishti një Dritë në Jetën Time?

Gjoni 1

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Cilat përvoja të kohëve të fundit i kanë forcuar dëshmitë tona?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka nevojë për ndihmën dhe lutjet tona? Çfarë ndihemi të nxitur të bëjmë për t’i ndihmuar ata?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund të jemi një dritë për pjesëtarët e familjes ose miqtë që nuk kanë të njëjtat bindje si ne?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund të tregojmë më shumë dashuri dhe përkrahje për familjet tona dhe të sjellim një ndryshim për mirë në shtëpitë tona?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Apostulli Gjon e hapi Ungjillin sipas tij duke e krahasuar Jezu Krishtin me një dritë që “shkëlqen në errësirë” (Gjoni 1:5). Anëtaret e klasës suaj ose anëtarët e kuorumit tuaj po rriten në një kohë errësire shpirtërore. Por është edhe një kohë kur “drit[a] e … mrekullueshme” e Shpëtimtarit është në dispozicion për t’i ndihmuar ata të shohin qartë dhe të gjejnë udhën e tyre (1 Pjetër 2:9).

Ndërsa lexoni kapitullin te Gjoni 1 këtë javë, përsiatni se pse drita është kaq thelbësore dhe se si Shpëtimtari është një dritë në jetën tuaj (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Gjoni 1:1–34 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]). Si mund t’i bekojë drita e Tij ata të cilëve u jepni mësim? Si mund t’i frymëzoni ata të ecin në dritën e Tij? Për t’ju ndihmuar që t’i përsiatni këto pyetje, mund të studioni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 88:5–13, 67; 93:2–9 dhe mesazhin e Motrës Sheron Iubank “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë” (Liahona, maj 2019, f. 73–76).

Mësoni së Bashku

Shpesh është e dobishme ta filloni diskutimin tuaj duke i dhënë klasës ose kuorumit mundësi për të folur për atë që kanë mësuar nga studimi i tyre i shkrimeve të shenjta. Për shembull, këtë javë mund t’u kërkoni të lexojnë një fjalë ose frazë nga Gjoni 1:1–17 që u mëson diçka për Shpëtimtarin. Lejojini të flasin për arsyen pse e zgjodhën atë fjalë ose frazë dhe se çfarë u mëson ajo atyre për Jezu Krishtin. Tregojuni atyre se si Jezu Krishti është një dritë në jetën tuaj. Veprimtaritë e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta vazhdoni diskutimin.

  • Për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim, ta vlerësojnë dritën e Shpëtimtarit, ndoshta një anëtare e klasës ose një anëtar i kuorumit mund të tregojë se si është të jesh në errësirë. Është një histori që mund të ndihmojë në fillim të mesazhit të Plakut Timothi J. Daiks, “Drita Kapet pas Dritës” (Liahona, maj 2021, f. 112–115). Përse ndonjëherë njerëzit kanë frikë nga errësira? Përse kemi nevojë për dritë? Përse Jezu Krishti quhet Drita e Botës? Ju mund t’u kërkoni të rinjve dhe të rejave të studiojnë mesazhin e Plakut Daiks që fillon me frazën: “A mund të sugjeroj se, ndoshta, kjo është koha për ta pyetur veten”. Ata mund të kërkojnë atë që ne mund të bëjmë për ta sjellë më plotësisht në jetën tonë dritën e Shpëtimtarit.

  • Shkrimet e shenjta të renditura në pjesën “Burime Mbështetëse” mund ta ndihmojnë klasën ose kuorumin tuaj të kuptojë më mirë dritën që ofron Jezu Krishti. Ju mund të lexoni dhe diskutoni si klasë disa nga grupi i parë i shkrimeve të shenjta. Pastaj shkruani në tabelë Si mund ta sjellim dritën e Shpëtimtarit në jetën tonë? dhe ftojini të rinjtë dhe të rejat të renditin përgjigjet që gjejnë në grupin e dytë të shkrimeve të shenjta. Ju mund t’i caktoni të rinjtë dhe të rejat në dyshe dhe t’u kërkoni t’i tregojnë njëri-tjetrit se si Jezu Krishti ka qenë një dritë në jetën e tyre.

  • Motra Sheron Iubank tha: “Një nga nevojat thelbësore që kemi, me qëllim që të rritemi, është që të qëndrojmë të lidhur me burimin tonë të dritës – Jezu Krishtin” (“Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, f. 73). Mund ta ilustroni këtë me një mësim me sende – ndoshta duke paraqitur një elektrik dore ose aparat celulari dhe duke diskutuar se pse është i rëndësishëm burimi i tij i energjisë. Më pas, anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të shqyrtojnë mesazhin e Motrës Iubank, duke kërkuar mënyrat se si Satani përpiqet ta “ndërpresë furnizimin [tonë të] energjisë”. Si e mbajmë një lidhje të fortë me Jezu Krishtin? Çfarë këshillash gjejmë te mesazhi i Motrës Iubank?

  • Himnet si “Zoti më Ësht’ Drit’” dhe “Drit’, më Drejto” (Himne, nr. 45, 50) dëshmojnë se Jezu Krishti është drita jonë. Merreni parasysh t’i këndoni së bashku këto himne (ose të tjera që i dini) dhe të përcaktoni fjalët ose frazat që na mësojnë se si Jezu Krishti është si një dritë. Si e kanë sjellë të tjerët dritën e Shpëtimtarit në jetën tonë? Si mund ta përhapim dritën e Tij tek të tjerët?

Pamja
A Gift of Light [Një Dhuratë Drite], nga Eva Timothy

A Gift of Light [Një Dhuratë Drite], nga Eva Timothy

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Teksa i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh në jetën e anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit, do të gjeni mundësi të shkëlqyera mësimdhënieje. Komentet ose pyetjet që bëjnë nxënësit, mund të çojnë gjithashtu drejt çasteve të mësimdhënies.