Dhiata e Re 2023
12 Shkurt. Si Mund të Përmirësohem në Adhurimin e Perëndisë? Gjoni 2–4


“12 Shkurt. Si Mund të Përmirësohem në Adhurimin e Perëndisë? Gjoni 2–4”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“12 Shkurt. Si Mund të Përmirësohem në Adhurimin e Perëndisë?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
At the Well [Te Pusi], nga Crystal Suzanne

At the Well [Te Pusi], nga Crystal Suzanne

12 Shkurt

Si Mund të Përmirësohem në Adhurimin e Perëndisë?

Gjoni 2–4

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si i jemi afruar më shumë Shpëtimtarit? Si po përpiqemi të jemi më të ngjashëm me Të?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka qenë në mendjen tonë kohët e fundit? Si mund t’i ndihmojmë këta individë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund t’u përgjigjemi pyetjeve të miqve tanë rreth Kishës në një mënyrë që e forcon besimin e tyre te Shpëtimtari?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Cilat janë disa mënyra se si mund të lidhemi më mirë me pjesëtarë të rrethit familjar, të tillë si gjyshër dhe kushërinj?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Gruaja samaritane që përshkruhet te Gjoni 4 ndoshta shkonte shpesh te pusi për të marrë ujë. Por këtë herë ishte ndryshe. Ajo takoi një judeas që i kërkoi ujë. Ky si veprim ishte i pazakontë, sepse në përgjithësi judenjtë nuk shoqëroheshin me samaritanët. Por kishte edhe diçka tjetër të pazakontë te ky njeri. Duke e kuptuar se Ai duhej të ishte profet, ajo i bëri Atij pyetje rreth adhurimit të Perëndisë. A ishte e pranueshme të adhuroje Perëndinë atje në Samari? Ose a duhet të adhuronin njerëzit në Jerusalem, siç pretendonin judenjtë? (Shih Gjoni 4:19–20.) Burri shpjegoi se vendi ku adhurojmë nuk është aq i rëndësishëm sa mënyra se si adhurojmë: “Adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati” (Gjoni 4:23). Mandej burri i tha asaj se kush ishte Ai – Ai ishte Krishti, Shpëtimtari i botës (shih Gjoni 4:25–26.)

A e kuptojnë të rinjtë dhe të rejat të cilëve u jepni mësim, se çfarë do të thotë të adhurosh Atin Qiellor? Përveç adhurimit në Kishë (shih Doktrina e Besëlidhje 59:9–10), çfarë mundësish të tjera kanë ata për ta adhuruar Atë, përfshirë ato që mund të mos i dallojmë si adhurim? Burimet në vijim mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni për t’u mësuar atyre rreth mënyrës se si ta përmirësojnë adhurimin e Perëndisë nga ana e tyre: Psalmeve 95:1–7; Mateu 4:8–10; Alma 32:4–11; Doktrina e Besëlidhje 20:17–19; 93:19–20 dhe mesazhi i Peshkopit Din M. Dejvis “Bekimet e Adhurimit” (Liahona, nëntor 2016, f. 93–95).

Mësoni së Bashku

Për të filluar një diskutim rreth përmirësimit të adhurimit, ju mund t’i ftoni anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të shqyrtojnë individualisht vargjet te Gjoni 4:19–26 dhe të shkruajnë përgjigjet për pyetje si këto: “Përse ta adhuroj Perëndinë? Çfarë do të thotë për mua të adhurosh Perëndinë?” Mund të jetë gjithashtu e dobishme të shqyrtoni bashkërisht përkufizimin në pjesën “Adhuroj” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Pasi të kenë pasur kohë për t’i përsiatur këto pyetje, ftojini ata të japin mendimet e tyre. Veprimtaritë në vijim mund t’i ndihmojnë ata të marrin nxitjet e Frymës së Shenjtë.

  • Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit do të kenë njohuri të vlefshme rreth asaj se çfarë do të thotë të adhurosh Perëndinë. Ju mund t’u kërkoni atyre të tregojnë një përvojë kur e ndien se po e adhuronin Perëndinë. Fragmentet e shkrimeve të shenjta si ato në vijim, mund ta rritin të kuptuarit e tyre dhe t’u japin atyre ide rreth mënyrës se si ta bëjnë adhurimin e Perëndisë më kuptimplotë: Psalmeve 95:1–7; Mateu 4:8–10; Alma 32:4–11; Doktrina e Besëlidhje 20:17–19; 93:19–20. Ata gjithashtu mund të diskutojnë thënien nga Plaku Brus R. Mek-Konki te pjesa “Burime Mbështetëse”.

  • Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat ta përmirësojnë adhurimin e tyre ndaj Perëndisë, merrni parasysh t’i shkruani këta tituj në tabelë: Cili, Përse, Ku dhe Si. Kërkojuni atyre t’i shqyrtojnë shkrimet e shenjta të renditura te pjesa “Adhuroj” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org), duke kërkuar vargje që i ndihmojnë të kuptojnë se kë, përse, ku dhe si duhet të adhurojmë. Ndërsa gjejnë një varg që lidhet me to, ftojini ta diskutojnë atë me klasën ose kuorumin dhe shkruajeni referencën nën titullin e duhur. Nxitini ata të tregojnë përvoja kur e kanë ndier më afër Perëndinë nëpërmjet adhurimit.

  • Mesazhi i Peshkopit Din M. Dejvis “Bekimet e Adhurimit” përmban shembuj të njerëzve që e adhurojnë Perëndinë. Ndoshta mund të lexoni së bashku pjesën “Çfarë Është Adhurimi?” Më pas çdo njeri mund të shqyrtojë njërin nga shembujt e njerëzve të cilët adhuruan, që gjendet në tri pjesët vijuese të mesazhit. Çfarë na mëson secili shembull rreth adhurimit të Perëndisë? Çfarë na mëson pjesa e fundit e mesazhit rreth bekimeve që vijnë nga adhurimi i Tij me përkushtim? Çfarë jemi frymëzuar të bëjmë për t’u përmirësuar në adhurimin e Perëndisë?

Pamja
një i ri duke lexuar

Adhurimi përfshin studimin e shkrimeve të shenjta dhe praktika të tjera që tregojnë përkushtim dhe dashuri për Perëndinë.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

  • Elements of Worship”, Teachings of Presidents of the Church: David O. McKay (2003), f. 29–37

  • Donald L. Hallstrom, “The Conversion of the Children of God” (transmetim për Seminaret dhe Institutet e Fesë, 13 qershor 2017), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org

  • Plaku Brus R. Mek-Konki dha mësim: “Adhurimi i vërtetë dhe i përsosur përbëhet nga ecja në gjurmët e Birit të Perëndisë; përbëhet nga zbatimi i urdhërimeve dhe bindja ndaj vullnetit të Atit në atë shkallë që ne përparojmë nga hiri në hir derisa të përlëvdohemi në Krishtin, ashtu siç është Ai i përlëvduar në Atin e Tij. Është shumë më tepër sesa lutje, predikim dhe këngë. Është të jetosh, të bësh dhe të bindesh. Është imitim i jetës së Shembullit të madhërishëm” (“How to Worship”, Ensign, dhjetor 1971, f. 130; përdorimi i germës së madhe u modernizua).

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Doktrina që gjendet në shkrimet e shenjta dhe në fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme, ka fuqinë për ta ndryshuar zemrën dhe për ta shtuar besimin. Ndërsa ju dhe ata të cilëve u jepni mësim, e “provoni virtytin e fjalës së Perëndisë”, ju do të gjeni që ajo ka “një prirje të madhe ta ço[jë] popullin të bë[jë] atë që [është] e drejtë” (Alma 31:5).