Dhiata e Re 2023
8 Janar. Si Mund t’i Bekoj të Tjerët me Dëshminë Time për Jezu Krishtin? Mateu 1; Lluka 1


“8 Janar. Si Mund t’i Bekoj të Tjerët me Dëshminë Time për Jezu Krishtin? Mateu 1; Lluka 1”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“8 Janar. Si Mund t’i Bekoj të Tjerët me Dëshminë Time për Jezu Krishtin?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
According to Thy Word [Sipas Fjalës Sate], nga Elspeth Young

Maria dha një dëshmi të fuqishme për misionin e Shpëtimtarit (shih Lluka 1:46–55). According to Thy Word [Sipas Fjalës Sate], nga Elspeth Young

8 Janar

Si Mund t’i Bekoj të Tjerët me Dëshminë Time për Jezu Krishtin?

Mateu 1; Lluka 1

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Çfarë diskutuam herën e kaluar dhe çfarë ftesash ose detyrash u dhanë? Çfarë kemi bërë për të vepruar sipas atyre ftesave ose detyrave?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Çfarë mund të bëjmë ose themi për t’iu ardhur në ndihmë atyre që mund të ndihen të vetmuar ose të largët nga Ati Qiellor?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat janë disa mënyra se si mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta ndiejnë dashurinë e Jezu Krishtit?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë idesh mund t’i japim njëri-tjetrit për të ndihmuar që familjet tona të forcohen?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Ashtu si shumica e judenjve besnikë të kohës së Maries, ajo me siguri kishte një dëshirë të zjarrtë për ardhjen e Mesias. Pasi mësoi nga një engjëll se pritjes pothuajse i kishte ardhur fundi – dhe se do të ishte nëna e Shëlbuesit të premtuar – Maria dha një dëshmi të bukur për “Perëndinë, Shpëtimtarin tim”. Kjo dëshmi shënohet te Lluka 1:46–55 dhe është e dashur për të krishterët nga mbarë bota. Ndërsa i lexoni këto vargje, mendoni për njerëzit në klasën ose kuorumin tuaj. Ata, ashtu si Maria, po përgatiten për ardhjen e Jezu Krishtit – këtë herë, për Ardhjen e Tij të Dytë të lavdishme. Dhe ashtu si Maria, dëshmitë e tyre mund të kenë një ndikim të fuqishëm në besimin e njerëzve që i rrethojnë.

Si ndihen njerëzit të cilëve u jepni mësim, rreth Jezu Krishtit? Si mund t’i bekojnë të tjerët dëshmitë e tyre për Të? Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, ju gjithashtu mund të studioni vargjet te 2 Nefi 25:23–26 dhe mesazhin e Plakut Nil L. Andersen “Ne Flasim për Krishtin” (Liahona, nëntor 2020, f. 88–91).

Mësoni së Bashku

Një mënyrë e shkëlqyer për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të mendojnë për dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin, është të shqyrtoni së bashku dëshminë e Maries te Lluka 1:46–55. Ndoshta mund t’i tregoni njëri-tjetrit fraza që përshkruajnë atë që besoi dhe ndjeu Maria për Shpëtimtarin. Cilat nga këto fraza e përshkruajnë gjithashtu mënyrën se si ne ndihemi për Të? Për shembull, çfarë i bën shpirtrat tanë të “ngazëll[ehen] në Perëndinë”? (Vargu 47.) Çfarë “gjëra[sh] të mëdha” ka bërë Ai për ne? (Vargu 49.) Si e ka treguar Ai forcën e Tij në jetën tonë? (Shih vargun 51.) Idetë për veprimtaritë më poshtë mund të çojnë në bashkëbisedime për mënyrën se si dëshmitë tona për Krishtin mund t’i bekojnë të tjerët.

  • Mesazhi i Plakut Nil L. Andersen “Ne Flasim për Krishtin” na ndihmon të shpjegojmë se pse duhet të flasim më hapur për Shpëtimtarin – dhe si mund ta bëjmë këtë. Ju mund të lexoni së bashku pjesë të mesazhit të Plakut Andersen. Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të diskutojnë arsyet që dha ai për të dhënë dëshmitë tona për Jezu Krishtin dhe këshillat e tij për mënyrën se si ta bëjmë këtë. Çfarë gjërash specifike mund të bëjmë për të folur më hapur për Krishtin?

  • Si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne dimë të vërteta të rëndësishme për Jezu Krishtin të cilat mund t’ua tregojmë të tjerëve. Si mund t’i ndihmoni të rinjtë dhe të rejat të mendojnë për këto të vërteta? Ju mund t’u kërkoni atyre të studiojnë individualisht ose në grupe dokumentin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, duke kërkuar përgjigje për pyetjen: “Cilat të vërteta rreth Shpëtimtarit kanë domethënie të veçantë për ju?” Kërkojuni atyre t’i tregojnë të vërtetat që gjetën dhe të shpjegojnë se përse këto të vërteta janë kuptimplota për ta. Ndërsa e bëjnë këtë, mund të lexojnë shkrime të shenjta dhe të tregojnë vetë përvojat e tyre. Më pas mund të diskutojnë se cilat të vërteta rreth Shpëtimtarit mund të shpërndajnë në mediat shoqërore, te një mik/eshë që ka vështirësi për një dëshmi ose te dikush që nuk është anëtar/e i/e Kishës sonë.

  • Përveç vargjeve te Lluka 1:46–55, shkrimet e shenjta kanë shumë fragmente të tjera që mund të na frymëzojnë të tregojmë atë që dimë për Jezu Krishtin. Disa shembuj renditen te pjesa “Burime Mbështetëse”. Merrni parasysh t’i lexoni së bashku këto shkrime të shenjta. Çfarë na mësojnë ato rreth mënyrës se si t’ua japim të tjerëve dëshmitë tona për Jezu Krishtin? Çfarë mësojmë tjetër nga këto vargje? Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të tregojnë gjithashtu gjërat që kanë mësuar nga njerëzit që njohin, të cilët e shprehin lirisht besimin e tyre te Jezu Krishti.

Pamja
të reja duke studiuar shkrimet e shenjta

Ndërsa mësojmë ta njohim dhe duam Shpëtimtarin, ne gjejmë mënyra për t’i dhënë dëshmitë tona për Të.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Bërja e pyetjeve që i nxitin nxënësit e klasës të japin dëshminë e tyre, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për ta ftuar Shpirtin. Ju mund të bëni pyetje të tilla si: “Si keni arritur të dini se Jezu Krishti shleu për mëkatet tuaja?” ose “Si keni arritur ta vlerësoni atë që Shpëtimtari bëri për ne në Gjetseman?”