Doktrina e Besëlidhje 2021
14 Shkurt. Çfarë Është Priftëria? Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75


“14 Shkurt. Çfarë Është Priftëria? Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“14 Shkurt. Çfarë Është Priftëria?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
Gjon Pagëzori duke dhënë Priftërinë Aarone

Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi, nga Linda Curley Christensen dhe Michael T. Malm

14 Shkurt

Çfarë Është Priftëria?

Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Çfarë aktivitetesh kemi pasur kohët e fundit? A patën sukses ato? Çfarë shkoi mirë dhe si mund t’i përmirësojmë ato?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Kush ka nevojë për shërbimin tonë? Si mund t’i ndihmojmë ata?

  • Jeta jonë. Me cilat synime po veprojmë individualisht? Çfarë përvojash mund të tregojmë? Çfarë bekimesh kemi marrë?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Ndërsa lexoni rreth rivendosjes së Priftërisë Aarone te Doktrina e Besëlidhje 13, përpiquni të lexoni sipas këndvështrimit të atyre të cilëve po u jepni mësim. A e kuptojnë ata fuqinë e priftërisë në jetën e tyre? Si ju kanë ndihmuar ordinanca të tilla si ajo e pagëzimit dhe sakramentit që të merrni fuqinë e Shpëtimtarit? Mendoni rreth përvojave që mund të tregoni. Për tʼu përgatitur që të jepni mësim rreth priftërisë, merrni parasysh të studioni shkrimet e shenjta që sugjerohen në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe zërin “Priftëri” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta në klasë

Shkrimet e shenjta na ndihmojnë të kuptojmë mënyrën se si e bekon priftëria jetën tonë.

Mësoni së Bashku

Për të filluar një diskutim rreth priftërisë, ju mund t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të tregojnë atë që dinë rreth rivendosjes së Priftërisë Aarone, duke përfshirë atë që lexuan këtë javë te Doktrina e Besëlidhje 13 dhe Joseph Smith – Historia 1:66–75. Ju gjithashtu mund të paraqitni një figurë që portretizon rivendosjen e Priftërisë Aarone (të tillë si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 93) dhe t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të tregojnë atë që dinë rreth kësaj ngjarjeje. Përse jemi mirënjohës që u rivendos priftëria? Veprimtaritë më poshtë mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, që të kuptojnë më mirë se çfarë është priftëria dhe si bekohemi prej saj.

  • Si do t’ia shpjegonin anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës se çfarë është priftëria dikujt që nuk ka dëgjuar kurrë më parë për të? Për t’i ndihmuar ata, ju mund të renditni në tabelë disa pyetje që mund të kenë njerëzit rreth priftërisë, të tilla si Çfarë është priftëria? Si e merr një njeri priftërinë? Si duhet të veprojë një mbajtës i priftërisë? Çfarë bëjnë mbajtësit e priftërisë? Ftojini ata të cilëve u jepni mësim, që të kërkojnë përgjigje duke përdorur shkrimet e shenjta dhe burimet e tjera që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse”, dhe shkruajini në tabelë përgjigjet e tyre. Ju mund t’u kërkoni atyre të tregojnë për bekimet që kanë ardhur në jetën e tyre për shkak të priftërisë. Ju gjithashtu mund të shfaqni materialin filmik “How the Priesthood Works” [“Si Funksionon Priftëria”] dhe të diskutoni për të (ChurchofJesusChrist.org; shih Dejll G. Renland, “Priftëria dhe Fuqia Shlyese e Shpëtimtarit”, Liahona, nëntor 2017, f. 64–67).

  • Nëse u jepni mësim mbajtësve të Priftërisë Aarone, ata mund të përfitojnë nga shqyrtimi i mesazhit të Vëllait Daglas D. Holms “Çfarë ka Nevojë të Kuptojë Çdo Mbajtës i Priftërisë Aarone” (Liahona, maj 2018, f. 50–53). Ju mund ta caktoni secilin anëtar të kuorumit që të shqyrtojë disa nga paragrafët e parë të mesazhit ose një nga katër pjesët e tjera. Ftojeni secilin person të kërkojë diçka që ai mendon se çdo mbajtës i Priftërisë Aarone nevojitet ta kuptojë. Jepini atij një mundësi për të treguar atë që mësoi dhe për të shpjeguar arsyen pse e zgjodhi atë mësim.

  • Nëse u jepni mësim të rejave, ju mund tʼu tregoni mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Thesaret Shpirtërore” që iu drejtua atyre (Liahona, nëntor 2019, f. 76–79). Ju mund t’u kërkoni anëtareve të klasës që ta hulumtojnë mesazhin e tij duke kërkuar diçka që mund të bëjnë për të “marr[ë] nga fuqia e Shpëtimtarit” në jetën e tyre (faqe 77). Çfarë na mësoi Presidenti Nelson rreth mënyrës se si mund të kemi të drejtë përdorimi të fuqisë së priftërisë? Si mund të na bekojë fuqia e priftërisë? Nxitini të rejat të marrin parasysh mënyrën se si do të veprojnë sipas kësaj ftese nga Presidenti Nelson: “Ju nxit që t’i studioni me lutje të gjitha të vërtetat që mund të gjeni rreth fuqisë së priftërisë” (faqe 79).

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari u dha mësim dishepujve të Tij që të drejtoheshin te shkrimet e shenjta për përgjigje ndaj pyetjeve dhe për të marrë forcë shpirtërore. Si mund t’i nxitni ata të cilëve u jepni mësim, që të drejtohen te shkrimet e shenjta për të gjetur përgjigje për pyetjet dhe sfidat e tyre? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 30.)