Doktrina e Besëlidhje 2021
28 Shkurt. Çfarë do të Thotë të Pendohesh? Doktrina e Besëlidhje 18–19


“28 Shkurt. Çfarë do të Thotë të Pendohesh? Doktrina e Besëlidhje 18–19”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“28 Shkurt. Çfarë do të Thotë të Pendohesh?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
e re duke studiuar

28 Shkurt

Çfarë do të Thotë të Pendohesh?

Doktrina e Besëlidhje 18–19

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Kush është anëtar i ri ose anëtare e re në lagjen tonë dhe si mund ta ndihmojmë të ndihet i/e mirëpritur? Çfarë po bëjmë që ta bëjmë domethënëse kohën tonë në mbledhjet e kuorumit ose të klasës?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Cilat janë disa detyra dhe përgjegjësi që i kemi si të rinj ose të reja? Si mund t’i përmbushim ato më mirë?

  • Jeta jonë. Çfarë po bëjmë që të bëhemi më shumë si Jezu Krishti dhe që ta marrim fuqinë e Tij në jetën tonë? Çfarë po bëjmë ne për t’i ndihmuar familjet tona që të vijnë tek Ai?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Është e vështirë të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 19:16–19 dhe të mos e ndieni dashurinë e Shpëtimtarit për ne. Në këto vargje, Ai përshkroi vuajtjen që përjetoi teksa shleu për mëkatet tona dhe zbuloi arsyen pse Ai qe i gatshëm të vuante kaq shumë – “që [ne] të mos vuaj[m]ë nëse do të pendohe[mi]”. Pendimi është një bekim që u bë i mundur nga Shpëtimtari. Është një përpjekje e vazhdueshme, e përditshme për t’u larguar nga mëkati dhe për t’u kthyer drejt Perëndisë. Është pjesë e planit të Atit Qiellor për të na ndihmuar të kthehemi tek Ai. Të kuptuarit se si të pendohemi mund të na ndihmojë të pastrohemi nga mëkatet tona, t’i ndryshojmë zemrat e mendjet tona dhe t’i afrohemi më shumë Perëndisë.

Si ju ka ndihmuar pendimi që të afroheni më shumë me Atin Qiellor? Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, që të dëshirojnë të pendohen? Si mund t’i ndihmoni ata të shohin se pendimi është një përpjekje e përditshme dhe jo thjesht i rezervuar për mëkate të rënda? Teksa përgatiteni për të dhënë mësim, merrni parasysh të studioni mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson, “Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë” (Liahona, maj 2019, f. 67–69).

Pamja
Jezu Krishti duke u lutur

Krishti në Gjetseman, nga Harry Anderson

Mësoni së Bashku

Të gjithë profetët që nga fillimi u kanë bërë thirrje njerëzve të pendohen. Sidoqoftë, ndoshta asnjë ftesë për t’u penduar nuk është aq prekëse sa ftesa e Shpëtimtarit që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 19:15–19, të cilën të rinjtë e të rejat mund ta kenë lexuar këtë javë. Ju mund t’i pyetni ata se çfarë mësojnë rreth Shpëtimtarit nga këto vargje. Çfarë thonë këto vargje për rëndësinë e pendimit në sytë e Zotit? Idetë vijuese mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, që ta shohin pendimin si një bekim të përditshëm në jetën e tyre.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të kuptojnë se si e bekon pendimi jetën e tyre, ju mund të filloni duke bërë këto pyetje: Si e di unë që përpjekjet e mia për t’u penduar po funksionojnë? Si do të më ndihmojë Shpëtimtari të ndryshoj? Përveç faljes së mëkatit, çfarë bekimesh të tjera vijnë nga pendimi? Ftojini anëtarët e klasës të lexojnë një ose më shumë shkrime të shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse”, duke kërkuar përgjigje për pyetjet. Çfarë gjetën ata? Si pjesë e këtij diskutimi, ju mund të shfaqni materialin filmik “Repentance: A Joyful Choice” [“Pendimi: Një Zgjedhje e Gëzueshme”] (ChurchofJesusChrist.org).

  • Shumë të rinj e keqkuptojnë se çfarë do të thotë të pendohen. Ata mund tʼi druhen pendimit ose mund të mendojnë se ai gjen zbatim vetëm për mëkate të rënda. Për të ndihmuar në ndreqjen e këtij keqkuptimi, ju mund t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të studiojnë një pjesë të mesazhit të Presidentit Rasëll M. Nelson, “Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë”, (Liahona, maj 2019, f. 67–69), duke kërkuar fraza që i ndihmojnë të kuptojnë se çfarë do të thotë të pendohen. Çfarë gjetën që i ndihmoi të mendojnë për pendimin në një mënyrë të re? Çfarë bekimesh u premtoi Presidenti Nelson atyre që pendohen?

  • Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë arsyen dhe mënyrën se si pendohemi? Mesazhi i Presidentit Dallin H. Ouks “Të Pastruar nëpërmjet Pendimit” (Liahona, maj 2019, f. 91–94) mund të ndihmojë. Ju mund ta ndani kuorumin ose klasën në katër grupe dhe t’i caktoni secilit grup që të lexojë njërën nga katër pjesët e bisedës së Presidentit Ouks. Më pas, secili grup mund t’u paraqitë grupeve të tjera një përmbledhje të asaj që lexoi, së bashku me çfarëdo shkrimesh të shenjta nga mesazhi që e përkrahin atë që mësuan. Ju mund të përfundoni duke u kërkuar anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës që të shprehin dëshmitë e tyre për rëndësinë e pendimit në planin e Perëndisë.

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari i ftoi të tjerët të vepronin me besim dhe t’i jetonin të vërtetat që Ai dha mësim. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim, që ta shohin fuqinë e pendimit të përditshëm? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 3135.)