Doktrina e Besëlidhje 2021
14 Mars. Si e Plotësojnë Njëri‑Tjetrin Rolet Hyjnore të Burrave dhe Grave? Doktrina e Besëlidhje 23–26


“14 Mars. Si e Plotësojnë Njëri‑Tjetrin Rolet Hyjnore të Burrave dhe Grave? Doktrina e Besëlidhje 23–26”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“14 Mars. Si e Plotësojnë Njëri‑Tjetrin Rolet Hyjnore të Burrave dhe Grave?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
familje duke studiuar shkrimet e shenjta

14 Mars

Si e Plotësojnë Njëri‑Tjetrin Rolet Hyjnore të Burrave dhe Grave?

Doktrina e Besëlidhje 23–26

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Kush ka nevojë për ndihmën dhe lutjet tona? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar? Kë duhet të ftojmë në një aktivitet të ardhshëm?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë detyrash kemi përmbushur? Çfarë detyrash nevojitet të caktojmë? Si i kemi ftuar të tjerët të vijnë te Krishti dhe si mund të ftojmë të tjerë tani?

  • Jeta jonë. Çfarë përvojash të kohëve të fundit i kanë forcuar dëshmitë tona? Çfarë po ndodh në jetën tonë dhe si mund ta përkrahim njëri‑tjetrin?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Ati Qiellor u dha burrave dhe grave role jetike të barabarta për ta përmbushur planin e Tij. Këto role e plotësojnë njëri‑tjetrin. Për t’i ndihmuar burrat dhe gratë që t’i përmbushin këto role, Ai u dha atyre dhunti dhe aftësi të pashoqe. Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund ta kenë studiuar seksionin Doktrina e Besëlidhje 25 këtë javë. Në këtë zbulesë, Zoti i dha këshillë Ema Smithit për punën e saj të rëndësishme në Rivendosjen e ungjillit dhe i shpjegoi mënyrën se si Jozefi dhe Ema mund ta përkrahnin njëri‑tjetrin. Çfarë shembujsh keni parë të burrave dhe grave që punojnë së bashku në mënyra plotësuese për të bërë punën e Zotit? Si mund t’i frymëzoni të rinjtë ose të rejat të cilëve u jepni mësim, që t’i kuptojnë rolet e tyre hyjnore dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë?

Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, merreni parasysh të rishikoni dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org) dhe mesazhin e Presidentes Linda K. Barton “Ne do të Lartësohemi së Bashku” (Liahona, maj 2015, f. 29–32).

Pamja
të reja e të rinj duke zbukuruar një tortë

Të rinjtë dhe të rejat mund të mësojnë të punojnë së bashku për ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë.

Mësoni së Bashku

Për të filluar një diskutim rreth mënyrës se si burrat dhe gratë punojnë së bashku në mbretërinë e Perëndisë, merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të rishikojnë seksionin Doktrina e Besëlidhje 25. Çfarë tha Zoti për përgjegjësitë që Ema dhe Jozefi kishin ndaj njëri‑tjetrit? Çfarë mund të mësojmë nga seksioni 25 rreth mënyrës se si bashkëshortët dhe bashkëshortet duhet të punojnë së bashku? Ju mund t’u jepni një letër atyre të cilëve u jepni mësim, që të shkruajnë se çfarë gjejnë dhe bëni që t’i shprehin mendimet e tyre. Më pas përzgjidhni nga veprimtaritë vijuese, për t’i ndihmuar ata që ta kuptojnë më mirë se si pret Perëndia që bijtë dhe bijat e Tij të punojnë së bashku.

  • A mund të mendoni për një shembull, për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që ta kuptojnë se çfarë do të thotë “plotësuese”? Për shembull, ata mund të flasin për ngjyrat plotësuese ose të diskutojnë se si zëra të ndryshëm në një kor e bëjnë muzikën më të bukur. Si e plotësojnë njëri‑tjetrin rolet hyjnore të burrave dhe grave? Si kuorum ose si klasë, lexoni së bashku dy paragrafët e parë të pjesës së titulluar “Ngritja dhe Dhënia e Ndihmës në Rolet tona Plotësuese” nga mesazhi i Presidentes Linda K. Barton “Ne do të Lartësohemi së Bashku” (Liahona, maj 2015, f. 30–31). Ose ju mund të ftoni një çift të martuar që të vizitojë kuorumin ose klasën tuaj dhe të flasë për mënyrën se si e kanë ndihmuar njëri‑tjetrin që t’i përmbushin rolet e tyre dhe se si i ka ndihmuar Zoti ata. Çfarë mësojmë, nga mesazhi i Presidentes Barton ose çifti, rreth mënyrës se si burrat dhe gratë e përkrahin njëri‑tjetrin në familje?

  • Shkrimet e shenjta që renditen te pjesa “Burime Mbështetëse”, mund t’i ndihmojnë anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të mësojnë më shumë rreth përgjegjësive të burrave dhe grave në familje. Ju mund ta caktoni secilin anëtar të kuorumit ose anëtare të klasës që të lexojë një nga këto fragmente të shkrimeve të shenjta. Ftojini që të tregojnë vargjet e tyre dhe të flasin rreth përgjegjësive të përshkruara në to. Çfarë na mësojnë këto shkrime të shenjta rreth përgjegjësive të prindërve? Në ç’mënyrë bashkëshortët e bashkëshortet mund ta ndihmojnë njëri‑tjetrin për përmbushjen e këtyre përgjegjësive hyjnore? Si mund t’i ndihmojë Shpëtimtari që të jenë të suksesshëm? Si mund t’i ndihmojnë fëmijët?

  • Për ta ndihmuar kuorumin ose klasën tuaj që të kuptojë mënyrën se si burrat dhe gratë mund ta plotësojnë njëri‑tjetrin si partnerë të barabartë, shkruani titujt vijues në tabelë: Përgjegjësitë e Atit dhe Përgjegjësitë e Nënës. Kërkojuni anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës që ta hulumtojnë paragrafin e shtatë të dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” dhe ta shkruajnë atë që gjejnë nën titullin e duhur. Çfarë mësojmë ne për rolet hyjnore të etërve dhe nënave? Çfarë do të thotë që etërit dhe nënat kanë detyrimin ta ndihmojnë njëri-tjetrin “si partnerë të barabartë” për përmbushjen e këtyre përgjegjësive? Çfarë shembujsh mund të tregojmë nga jeta jonë të cilët shfaqin etër dhe nëna që i përmbushin rolet e tyre dhe e ndihmojnë njëri‑tjetrin si partnerë të barabartë? Ju mund të diskutoni gjithashtu mënyrat se si të rinjtë e të rejat mund të përgatiten tani për këto role të ardhshme.

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari i përgatiti ata të cilëve u dha mësim, dhe u dha përgjegjësi të rëndësishme. Si mund t’i përgatitni ata të cilëve u jepni mësim, që të punojnë së bashku si bij dhe bija të Perëndisë? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 27–28.)