Manualet e Fillores
Shtator: Dhjetë Urdhërimet Më Mësojnë të Dua Perëndinë dhe Fëmijët e Tij


Shtator

Dhjetë Urdhërimet Më Mësojnë të Dua Perëndinë dhe Fëmijët e Tij

“Nëse më do, duhet të më shërbesh dhe t’i mbash të gjitha urdhërimet e mia” (DeB 42:29).

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Ne bekohemi kur mbajmë urdhërimet.

Përcaktoni doktrinën(duke parë një mësim me sende): Ftoni një nënë të sjellë në klasë foshnjën e saj gjatë kohës së përbashkët. Ftojini fëmijët t’i thonë njëri-tjetrit disa rregulla që do të ndihmonin për ta mbajtur fëmijën të mbrojtur. Tregojuni fëmijëve se ne jemi të gjithë fëmijët e Atit Qiellor; Ai na do dhe na jep ne rregulla ose urdhërime që do të na mbajnë ne të mbrojtur dhe të lumtur. Tregoni një pikturë të Moisiut e të Dhjetë Urdhërimeve dhe tregojuni shkurtimisht fëmijëve si i mori Moisiu urdhërimet (shih Eksodi 19–20).

Pamja
The Ten Commandments

Nxitni të kuptuarit (duke kënduar këngë): Shkruajini tri frazat e mëposhtme në dërrasë: “Respekto dhe Adhuro Perëndinë”, “Ndero Prindërit” dhe “Respekto të Tjerët”. Thuajuni fëmijëve se Dhjetë Urdhërimet mund të ndahen në këto grupime. Ndajini fëmijët në grupe dhe jepini secilit një këngë që lidhet me një nga grupimet. Kërkojini secilit grup të vendosë se kush do të këndojë këngën (për shembull, vetëm djemtë, vetëm vajzat ose ata që janë veshur me të kuqe). Pasi të këndohet kënga, kërkojini një fëmije ta vendosë nën grupimin e duhur. “Saturday” (CS, f. 96), “Quickly I’ll Obey” (CS, f. 197), “My Dad” (CS, f. 211), “The Church of Jesus Christ” (CS, f. 77) dhe “Mirësia Fillon Tek Unë” (HKF, f. 63).

Pamja
arches

Nxitni zbatimin (duke kënduar një këngë): Këndoni “Fëmi i Per’ndis Jam” (HKF, f. 58) dhe kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për të gjetur premtimet që marrim ne kur mbajmë urdhërimet. Ftojini fëmijët t’i thonë njëri-tjetrit se si bekohen ata kur mbajnë urdhërimet.

Java 2: Unë dua të respektoj dhe të adhuroj Perëndinë.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin (duke lexuar shkrimet e shenjta): Shpjegoni që katër urdhërimet e para Ati Qiellor ia dha Moisiut që të na mësojë ne se duhet ta respektojmë dhe ta adhurojmë Perëndinë. Shkruani në dërrasë fjalitë e mëposhtme. Shkruani referencat e shkrimeve të shenjta në katër copa letrash.

  1. Nuk do të kesh perëndi tjetër përpara meje. Eksodi 20:3

  2. Nuk do të bësh skulpturë . Eksodi 20:4

  3. Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, Perëndisë tënd . Eksodi 20:7

  4. Mbaje mend , për ta shenjtëruar. Eksodi 20:8

Ndajini fëmijët në katër grupe. Jepini secilit grup një nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe kërkojuni atyre të lexojnë shkrimet dhe të gjejnë fjalinë përkatëse në dërrasë. Kërkojini çdo grupi të plotësojnë atë që mungon në dërrasë dhe drejtojini fëmijët e tjerë që ta përsërisin fjalinë së bashku. Diskutoni domethënien e urdhërimit dhe lërini fëmijët të sugjerojnë se çfarë mund të bëjnë për t’iu bindur atij. Shkruajini sugjerimet e tyre në dërrasë. Përsëriteni me tre grupet e tjera. Nxitini fëmijët të zgjedhin një nga sugjerimet në dërrasë me të cilën të punojnë gjatë javës.

Java 3: Unë duhet të nderoj prindërit e mi.

Përcaktoni doktrinën (duke mësuar përmendësh një shkrim të shenjtë): Përsëritini shkurtimisht urdhërimet rreth të cilave kanë mësuar fëmijët gjatë javës së kaluar dhe kërkojuni disa fëmijëve të tregojnë se çfarë bënë për t’i jetuar ato urdhërime. Ndajini fëmijët në katër grupe dhe jepini çdo grupi një shirit të shkruar që tregohet më poshtë (shih Eksodin 20:12).

Pamja
memorize a scripture

Shiritat e shkruar mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Ftojeni grupin e parë të ngrihet në këmbë, të përsërisë fjalët në shiritin e vet të shkruar dhe të ulet, duke u pasuar nga një grup tjetër sipas radhës. Kërkojuni grupeve t’ia kalojnë shiritin e tyre të shkruar një grupi tjetër dhe përsëriteni aktivitetin derisa të gjitha grupet të kenë lexuar çdo shirit të shkruar. Ftojini të gjithë fëmijët të qëndrojnë në këmbë dhe ta përsërisin urdhërimin së bashku.

Nxitni zbatimin (duke luajtur një lojë): Ndajini fëmijët në grupe. Kërkojini çdo grupi të mendojë për diçka që ata mund të bëjnë për të nderuar prindërit e tyre. Ftojini secilin grup ta bëjnë me pantonima veprimin e tyre dhe kërkojuni fëmijëve të tjerë të gjejnë se çfarë po bëjnë ata. Kur ta gjejnë saktë, kërkojini njërit prej fëmijëve në grup të shkruajnë idenë e tyre në dërrasë.

Java 4: Unë duhet t’i respektoj të tjerët.

Përcaktoni doktrinën (duke diskutuar për respektin): Thuajuni fëmijëve se një njeri shumë i rëndësishëm do të vijë në Fillore sot. Kërkojuni fëmijëve të paraqesin se si mund të tregojnë respekt për këtë njeri. Vërini të gjejnë se cili mund të jetë ai. Këndoni nën zë “Fëmi i Per’ndis jam” ndërsa ju i vendosni një yll letre çdo fëmije. Shpjegoni që çdo njeri është i rëndësishëm dhe se ne duhet t’i trajtojmë të gjithë me respekt. Thuajuni fëmijëve se Dhjetë Urdhërimet na mësojnë si t’i respektojmë të tjerët.

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar rreth rasteve për studim): Shpjegoni se Dhjetë Urdhërimet na mësojnë se ne nuk duhet të vjedhim apo të gënjejmë, kjo është një mënyrë si ne i respektojmë të tjerët. Përgatitni disa raste për studim (shih TNGC, f. 161–162) që paraqesin situata në të cilat fëmijët përballen me një zgjedhje që lidhet me ndershmërinë. Ndajini fëmijët në grupe dhe jepini çdo grupi disa raste për studim. Kërkojuni atyre ta lexojnë çdo rast për studim dhe të diskutojnë se si mund të jenë të ndershëm në secilën situatë.

Pamja
stars

Kërkoni mundësi për t’i treguar dashuri çdo fëmije. Ndërsa tregoni dashuri për ata të cilëve u jepni mësim, ata bëhen më të kapshëm ndaj Shpirtit dhe më entuziastë për të mësuar (shih TNGC, f. 31).