Manualet e Fillores
Si Përdoret Muzika në Fillore


Si Përdoret Muzika në Fillore

Synimi i muzikës në Fillore është që t’u mësohet fëmijëve ungjilli i Jezu Krishtit dhe që ata të ndihmohen për të mësuar ta jetojnë atë. Këngët e Fillores e bëjnë nxënien më të kënaqshme, i ndihmojnë fëmijët t’i mësojnë dhe t’i mbajnë mend të vërtetat e ungjillit dhe të ftojnë Shpirtin në Fillore.

Më poshtë gjenden teknika që do t’ju ndihmojnë t’ua mësoni ungjillin fëmijëve nëpërmjet muzikës. Shembujt do t’ju ndihmojnë me këngët e sugjeruar në këtë orientues. Shihni pjesët “Si ta Përdorim Muzikën në Fillore” në orientimet e viteve 2010 dhe 2011 për ide të mëtejshme.

Mësojani Ungjillin nëpërmjet Muzikës.

Disa nga mësimet më të mira të dhëna në Fillore jepen nëpërmjet muzikës. “Muzika mund të rrisë të kuptuarin e fëmijëve rreth parimeve të ungjillit dhe të forcojë dëshmitë e tyre” (TNGC, f. 174). Mbani parasysh të bëni pyetje rreth një kënge që t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë domethënien e saj. Për shembull, “Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’” (HKF, f. 34) na mëson se ne nuk lihemi t’i marrim vendimet vetëm në jetë, Shpirti i Shenjtë do të na drejtojë që të bëjmë zgjedhje të drejta. Vizatoni konturin e tri stemave ZTD në dërrasë dhe shkruani brenda tyre pyetjet e mëposhtme: “Kush do të më drejtojë të zgjedh të drejtën?” “Kush do të ndihmojë për të ndriçuar mbi mua?” dhe “Çfarë më premtohet nëse zgjedh të drejtën?” Tregoni për nga stema e parë, lexojeni pyetjen së bashku dhe kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë ndërsa ju e këndoni këngën dhe pastaj të ngrihen në këmbë kur të dëgjojnë përgjigjen. Vërini ta këndojnë përgjigjen me ju njëzëri disa herë. Kjo do t’i ndihmojë ata t’i lidhin fjalët me melodinë. Përsëriteni me pyetjet e tjera. Diskutoni frazat ose fjalët që mund të jenë të vështira për t’u kuptuar nga fëmijët. Këndojeni të gjithë këngën dhe kujtojini fëmijëve që kur e këndojnë atë, ata po dëshmojnë se Shpirti i Shenjtë do të na ndihmojë nëse ne dëgjojmë dhe bëjmë zgjedhje të drejta.

Përfshijini të Gjithë Fëmijët në Aktivitetet Muzikore

Fëmijët e të gjitha moshave dhe aftësive reagojnë ndaj muzikës dhe kënaqen duke marrë pjesë në aktivitete muzikore. Ritmet e këngëve i ndihmojnë fëmijët të mbajnë mend atë që kënduan dhe mesazhin e fjalëve. Ndërsa këndoni “Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’” (HKF, f. 34), mbani parasysh të ndryshoni ritmin dhe volumin e këngës. Mbani parasysh mësimdhënien e termave muzikorë si legato (ngadalë e qetësisht) dhe staccato (shpejt e jonjëtrajtësisht) dhe t’i lini fëmijët ta këndojnë këngën në të dyja mënyrat.

Pamja
actions to music

Fëmijëve u pëlqen të marrin pjesë në lëvizje si p.sh duatrokitjet për të mbajtur ritmin ose përputhja e veprimeve me duar me fjalët. Veprimet me duar do t’i ndihmojnë fëmijët të përqendrohen tek fjalët e këngës. Ftojini fëmijët të sajojnë veprimet e tyre për ndonjë këngë (disa veprime mund të mos jenë të përshtatshme për paraqitjen në mbledhjen e sakramentit).

Përsëritini Këngët për të Përforcuar Parimet e Ungjillit

Ndërsa u mësoni një këngë, do t’ju duhet ta përsërisni atë shpesh që fëmijët ta mësojnë. Do t’u duhet edhe t’i përsërisni këto këngë përgjatë vitit për t’i mbajtur të freskëta në mendjet e fëmijëve. Pasi t’ua keni mësuar një këngë, përsëriteni dhe këndojeni në një larmi mënyrash zbavitëse. Vazhdoni t’i këndoni këngët edhe pas paraqitjes në mbledhjen e sakramentit në mënyrë që fëmijët t’i mbajnë mend. Mbani parasysh që t’i shkruani këngët që dëshironi që fëmijët t’i përsërisin mbi sende të ndryshme (për shembull lulet në një vazo, peshk letre në një pellg, pendët mbi një gjel, gjethet në një pemë, ose zemrat e ngjitura nëpër dhomë). Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin çdo herë nga një send dhe më pas këndoni këngën. Më poshtë keni disa ide të mëtejshme për mënyrën se si t’i përsërisni këngët (objektet ilustruese mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org):

  • Kubi që Këndon: Bëni një kub me një veprim të ndryshëm të shkruar në çdo anë. Kërkojini një fëmije ta rrotullojë kubin për të përcaktuar se cilin veprim do të bëjnë ata ndërsa këndojnë.

    Pamja
    kubi që këndon
  • Të Këndojnë Vajzat/Të Këndojnë Djemtë: Bëni një vizatim të një djali dhe një vizatim të një vajze dhe ngjitini në shkopinj të ndarë. Ndërsa përsërisni një këngë, ndryshoni figurat që paraqesin se kush duhet të këndojë. Kjo do t’i mbajë fëmijët e angazhuar në mënyrë aktive.

    Pamja
    të këndojnë vajzat/të këndojnë djemtë
  • Kukulla që Këndojnë: Bëni një kopje dhe pritni një nga ilustrimet në faqen 63 të manualit të çerdhes Kujdesuni Për të Vegjlit Tuaj, për ta ngjyrosur secili. Ngjitni çdo ilustrim në një qese letre për të bërë kukulla. Ftojini fëmijët të këndojnë me kukullat e tyre.

    Pamja
    kukulla që këndojnë
    Pamja
    boy puppet
    Pamja
    girl puppet
  • Hedhja e Shportës: Ftojeni një nga fëmijët të hedhë një bishtajë ose një copë letër të bërë shuk në një shportë. Nëse ai ose ajo ia del që në përpjekjen e parë, vërini fëmijët ta këndojnë vargun njëherë; nëse i duhen dy përpjekje, vërini ta këndojnë vargun dy herë e kështu me radhë.

    Pamja
    hedhja e shportës
Pamja
music, As a Child of God