Manualet e Fillores
Qershor: Unë Zgjedh të Drejtën Duke Jetuar Parimet e Ungjillit


Qershor

Unë Zgjedh të Drejtën Duke Jetuar Parimet e Ungjillit

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar, pasi e di se Zoti nuk u jep urdhërime fëmijëve të njerëzve pa përgatitur një udhë për ta, që ata të mund të plotësojnë gjënë, që ai i urdhëron” (1 Nefi 3:7).

Këngë “Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’”

(HKF f. 34)

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Unë i lutem Atit Qiellor që të më japë forcë për të bërë ç’është e drejtë.

Nxitni të kuptuarit (duke diskutuar për lutjen): Tregojuni fëmijëve një telefon ose një mjet tjetër komunikimi. Diskutoni se si funksionon. Pyetini fëmijët se si mund të komunikojmë me Atin Qiellor. Shpjegoni se njësoj siç formojmë një numër për të folur me dikë në telefon, ne mund të lutemi për të komunikuar me Atin Qiellor, ne mund t’i lutemi Atij që të na japë forcë për të bërë ç’është e drejtë. Jepini secilës klasë një fotografi me një formë të ndryshme lutjeje (për shembull, lutje vetjake, lutje familjare, bekim ushqimi ose lutje klase). Kërkojini secilës klasë t’ia paraqesë fotografinë e tyre fëmijëve të tjerë dhe t’u tregojnë atyre se cila formë e lutjes paraqitet aty dhe kur, ku dhe përse bëhet kjo lutje.

Nxitni zbatimin (duke luajtur një lojë): Bëni një çarje në fund të dy kutive të boshatisura konservash dhe lidhini kutitë e konservave me një spango. Tendoseni fort spangon dhe lërini fëmijët të thonë me radhë e në qetësi brenda në një kuti konservash diçka për të cilën mund t’i luten Atit Qiellor ndërsa përpiqen të bëjnë atë që është e drejtë (për shembull, të thonë të vërtetën, të jenë nderues ose të jenë të sjellshëm). Lëreni një fëmijë të mbajë vesh tek kutia tjetër e konservave. Ndani ose kërkojini një fëmije të ndajë një përvojë kur Ati Qiellor ju ka dhënë forcë për të bërë ç’është e drejtë. Jepni dëshmi që Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve tona dhe na jep forcë për të bërë atë që është e drejtë.

Java 2: Kur unë të paguaj të dhjetën, Ati Qiellor do të më bekojë.

Pamja
coins

Përcaktoni doktrinën dhe nxitni të kuptuarit (duke parë një konkretizim): Shpjegoni se e dhjeta është t’ia japësh Zoti një të dhjetën e parave që fiton përmes Kishës së Tij. Tregojuni fëmijëve 10 monedha. Pyetini ata se sa monedha duhen përdorur për të paguar të dhjetën. Paraqitni një zarf të dhjete dhe një fletë të dhjete dhe ofertash dhe shpjegoni se ne e paguajmë të dhjetën duke plotësuar fletën e të dhjetës dhe ofertave, duke e vendosur brenda në zarf së bashku me të dhjetën e duke ia dhënë peshkopit ose një prej këshilltarëve.

Nxitni zbatimin (duke luajtur një lojë dhe duke dëgjuar dëshmi): Paraqitni figura dhe sende që përfaqësojnë bekimet që vijnë nga pagimi i së dhjetës ashtu si tempujt, shtëpitë e mbledhjeve, një libër himnesh,Children’s Songbook [Libri i Këngëve për Fëmijë], një manual Filloreje dhe shkrimet e shenjta. Tregojuni fëmijëve se është për shkak të fondeve të së dhjetës që ne mund t’i sigurojmë këto gjëra. Mbulojini figurat dhe sendet. Hiqni një ose dy prej tyre. Hiqeni mbulesën dhe kërkojuni fëmijëve të gjejnë se çfarë mungon. Përsëriteni disa herë. Shpjegoni se ka disa bekime të tjera që vijnë nga pagimi i së dhjetës që nuk mund të shihen (shih 3 Nefi 24:10). Caktoni një ose dy të rritur që të tregojnë bekimet që kanë marrë nga pagimi i së dhjetës.

Java 3: Unë i bindem Fjalës së Urtësisë duke ngrënë e pirë atë që është e mirë dhe duke shmangur atë që është e dëmshme.

Nxitni të kuptuarit (duke lexuar shkrimet e shenjta dhe duke luajtur një lojë): Lexoni së bashku 1 Korintasve 3:16–17. Ftojini fëmijët t’i thonë njëri-tjetrit se çfarë kuptimi ka ky shkrim i shenjtë për ta. Shpjegoni se Ati Qiellor dëshiron që ne të kujdesemi për trupat tanë. Vendosni figura ushqimesh e pijesh të ndryshme si dhe gjëra të tjera që janë të mira ose të dëmshme për organizmin (si frutat, perimet, buka, alkooli dhe duhani) në një enë. Bëni një kopje të faqes 43 në manualin e çerdhes dhe priteni në copa pazëlli. Lërini fëmijët të marrin me radhë figura nga ena. Nëse artikulli në figurë është i mirë për ne, vëreni një fëmijë të vendosë një pjesë pazëlli në dërrasë. Nëse artikulli është i dëmshëm, hiqni një pjesë pazëlli. Vazhdoni të luani derisa pazëlli të plotësohet (do t’ju duhet të keni më shumë gjëra të mira sesa gjëra të dëmshme në enë. Kërkojini një të rritur ose një fëmije të thotë disa bekime që ai ose ajo ka marrë duke iu bindur Fjalës së Urtësisë (shih DeB 89:18–21).

Pamja
body puzzle

Manuali i çerdhes është i disponueshëm në internet tek adresa sharingtime.lds.org

Java 4: Kur vishem thjesht, unë respektoj trupin tim si një dhuratë nga Perëndia.

Përcaktoni doktrinën (duke parë një figurë dhe duke lexuar shkrimet e shenjta): Shkruani në dërrasë sa vijon: “Trupi im është një .” Paraqisni fotografinë e një tempulli. Pyesni: “Përse tempujt janë kaq të veçantë?” Vërini fëmijët të shkojnë te 1 Korintasve 6:19. Thuajuni atyre të kërkojnë atë që thuhet rreth trupave të tyre ndërsa lexojnë shkrimin e shenjtë me zë të lartë bashkë me ju. Pyetini fëmijët cilat fjalë e plotësojnë fjalinë në dërrasë (trup, tempull). Ftojini fëmijët të qëndrojnë në këmbë dhe ta thonë fjalinë njëzëri.

Pamja
For the Strength of Youth pamphlet

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin (duke kënduar një këngë dhe duke diskutuar): Thuajuni fëmijëve se trupat tanë janë tempuj ku mund të banojë Shpirti i Shenjtë. Këndoni vargun e parë të këngës “Zoti më Dha Një Tempull” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 62). Ftojini fëmijët t’i thonë njëri-tjetrit si dëshiron Ati Qiellor të vishemi dhe përse. Shpjegoni që profetët e Perëndisë i kanë këshilluar gjithmonë fëmijët e Tij që të vishen thjesht. Ftojini fëmijët të dëgjojnë se cilat pjesë të trupit të tyre duhen mbuluar ndërsa lexoni nga pjesa “Veshja dhe Paraqitja” tek broshura Për Forcën e Rinisë. Kërkojuni fëmijëve të mendojnë një mënyrë se si ata mund të vishen thjesht. Hidhini një fëmije një send të butë dhe ftoni një fëmijë tjetër të thotë idenë e tij ose të saj. Kërkojini fëmijës t’ia hedhi sendin një fëmijë tjetër që do të thotë idenë e tij ose të saj. Vazhdojeni me fëmijë të tjerë.