Manualet e Fillores
Prill: Jezu Krishti Më Mëson të Zgjedh të Drejtën


Prill

Jezu Krishti Më Mëson të Zgjedh të Drejtën

“Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju” (Gjoni 13:15).

Këngë: Këngë sipas dëshirës tuaj rreth Jezu Krishtit nga Himne dhe Këngë të Fëmijëve

Plotësojini idetë që jepen këtu me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 2: Jezu Krishti është shembulli i përkryer për mua.

Nxitni të kuptuarit (duke lexuar shkrimet e shenjta dhe duke bërë vizatime): Shkruani në një copë të madhe letre frazën: “Jezu Krishti është shembulli i përkryer për mua”. Priteni letrën në katër pjesë të thjeshta pazëlli. Shkruani një nga fjalitë e mëposhtme në anën e prapme të çdo pjese pazëlli.

Pamja
children holding up pictures

Kur jepni mësim parimet e ungjillit, ndihmojini fëmijët të gjejnë mënyra për t’i zbatuar ato në jetën e tyre.

Këndoni këngën “Mirësia Fillon Tek Unë” (HKF, f. 63). Kërkojuni fëmijëve të shpjegojnë se çfarë mëson kënga. Paraqitni një figurë të Krishtit dhe tregojuni fëmijëve se Ai na mësoi shumë gjëra përmes shembullit të tij të përkryer. Ndajini fëmijët në grupe dhe jepini çdo grupi një nga pjesët e pazëllit dhe disa fletë boshe letre. Kërkojuni atyre ta lexojnë shkrimin e shenjtë së bashku dhe pastaj të bëjnë vizatime rreth mënyrës se si mund të ndjekin shembullin e Krishtit. Ftojeni secilin grup që të shpjegojë shkrimin e shenjtë e vizatimet e veta dhe ta vendosë pjesën e vet të pazellit në dërrasë. Pasi të jetë formuar pazëlli, përsëritni së bashku: “Jezu Krishti është shembulli i përkryer për mua”.

Javët 2 dhe 3: Jezu Krishti më mësoi mënyrën e drejtë për të jetuar.

Përcaktoni doktrinën (duke kënduar një këngë): Këndoni këngën “Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’”) (HKF, f. 34) dhe kërkojini një grupi fëmijësh të dëgjojë se si mund të jemi të lumtur dhe grupit tjetër të dëgjojë se çfarë do të na ndihmojë dhe do të na tregojë rrugën. Diskutoni çfarë mësuan fëmijët nga kënga.

Nxitni të kuptuarit (duke luajtur lojën e gjetjes dhe duke lexuar shkrimet e shenjta): Përgatitni shirita të shkruar me fjalët dhe referencat e shkrimeve të shenjta si vijon: uri (Mateu 5:6); shndritë (Mateu 5:16); duajini (Mateu 5:44); dhe lutju (Mateu 6:6). Shpjegoni se Jezusi u ngjit në një mal për t’i dhënë mësim dishepujve të Tij; gjërat që ai u mësoi tani quhen Predikimi në Mal. Tregojini një nga shiritat e shkruar një grupi fëmijësh dhe pastaj kërkojuni atyre të përshkruajnë fjalën që ta gjejë grupi tjetër. Lexoni së bashku shkrimin përkatës dhe ndihmojini fëmijët të kuptojnë se çfarë na mësoi Krishti dhe si mund ta ndjekim ne shembullin e Tij. Përsëriteni me fjalët dhe shkrimet e shenjta të tjera.

Pamja
boy with hands as if praying
Pamja
april wordstrips

Shiritat e shkruar mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Nxitni zbatimin (duke diskutuar rreth rasteve për studim): Në 4 copa letre shkruani mësimet e mëposhtme të Jezusit: (1) Uri dhe etje për drejtësi, (2) Le të shndritë drita juaj, (3) Duajini armiqtë tuaj, (4) Lutjuni Atit Qiellor. (Mbani parasysh të përdorni figura që i ilustrojnë këto mësime për fëmijët më të vegjël.) Shpërndajini letrat në pjesë të ndryshme të dhomës. Përgatitni raste për studim (shih TNGC, f. 161–162) që i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë si t’i zbatojnë këto mësime. Për shembull: “Dikush në shkollë ju ngacmon dhe po ju fyen. Çfarë do të bënit ju?” Rishikoni shkrimet e shenjta nga loja e gjetjes e përshkruar më lart dhe vini në dukje se letrat e shpërndara nëpër dhomë lidhen me shkrimet e shenjta. Lexojuni fëmijëve një rast për studim dhe ftojini ata të ngrihen dhe të shohin letrën me mësimin që do t’i ndihmonte ata të zgjedhin të drejtën. Kërkojuni disa fëmijëve të thonë se çfarë zgjedhjeje do të bënin.

Java 4: Unë ndiej dashurinë e Shpëtimtarit tim kur përpiqem të jem si Jezu Krishti.

Nxitni të kuptuarit (duke kënduar një këngë dhe duke bërë zgjedhje): Këndoni këngën “E Di se Rron Ati Im” (HKF, f. 59). Shkruani disa raste për studim që ilustrojnë mënyrën si një fëmijë mund të ndjekë një nga mësimet e Krishtit. Përfshini edhe një referencë të shkrimit të shenjtë ku mund të gjendet mësimi. Në vijim janë disa shembuj.

Sara i pati kërkuar motrës së saj të vogël të mos i përdorte lapsat e saj me ngjyra, por megjithatë motra e saj i përdori. Për të qenë si Jezusi, Sara mund të:

  1. Zemërohej me motrën e saj.

  2. Të fshihte lapsat e saj me ngjyra.

  3. Ta falte motrën e saj.

    Mateu 18:21–22

Xhoni po luan futboll me shokët e tij dhe ai dallon një djalë që po shikon lojën i vetmuar. Për të qenë si Jezusi, Xhoni mund:

  1. Ta vinte në lojë djalin ngaqë ishte vetëm.

  2. Ta shpërfillte djalin dhe të vazhdonte lojën me shokët e tij.

  3. Ta ftonte djalin të luante futboll me ta.

    Gjoni 13:34

Kërkojini një fëmije të lexojë një nga këto raste për studim. Pastaj kërkojini atij ose asaj të lexojë nga një përgjigje çdo herë. Ftojini fëmijët e tjerë të ngrihen kur të dëgjojnë përgjigjen që do të ishte ndjekja e shembullit të Jezusit. Ftoni disa fëmijë të lexojnë shkrimin e shenjtë me zë të lartë dhe diskutoni se çfarë mësoi Jezusi. Diskutoni se si mund të na ndihmojë ndjekja e shembullit të Jezu Krishtit për të ndier dashurinë e Shpëtimtarit në këto situata. Përsëriteni këtë me çdo rast studimi.

Pamja
girls reading scriptures

Vërini fëmijët t’i lexojnë me zë të lartë shkrimet. Jini të vetëdijshëm për aftësitë e çdo fëmije dhe ndihmojeni secilin fëmijë të marrë pjesë suksesshëm.

Nxitni zbatimin: Ftojini fëmijët të bëjnë atë çka Jezusi dëshiron që ata të bëjnë gjatë kësaj jave. Thuajuni fëmijëve që ju do t’u kërkoni disave prej tyre javën tjetër që të tregojnë atë çka bënë dhe si e ndien dashurinë e Shpëtimtarit.

Ndihmë për udhëheqësen e muzikës

Pamja
teacher holding up three fingers

Për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë një këngë të re mbani parasysh sa vijon:

  • Ftojini fëmijët të bëjnë një shenjë kur këndojnë një fjalë të caktuar ose të numërojnë me gishta sa herë e këndojnë një fjalë. Për shembull, këndoni këngën “Fëmi i Per’ndis’ Jam” (HKF, f. 58) dhe kërkojuni atyre të numërojnë me gishta sa herë e këndojnë fjalën “Mëso”.

  • Zgjidhni një figurë dhe një fjalë që përfaqëson secilin varg në një këngë dhe vendosini ato në një copë letre. Për shembull, kur këndoni këngën “Fëmi i Per’ndis’ Jam” (HKF, f. 58) ilustroni vargun “Si mundi t’ia tregojë Ati dashurinë dhe dhembshurinë botë?” me një figurë zemre dhe me fjalën dhembshuri. Për vargun “Ai dërgoi Birin e tij, një foshnjë të sapolindur me paqe dhe shenjtëri”, paraqitni një figurë të lindjes së Krishtit dhe fjalën paqe. Ju mund t’i përfshini fëmijët duke i vënë të mbajnë figurat ndërsa këndojnë.