Manualet e Fillores
Nëntor: Unë Mund të Zgjedh Tani të Jem një Misionar


Nëntor

Unë Mund të Zgjedh Tani të Jem një Misionar

Pastaj u tha atyre: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15).

Plotësojini idetë që jepen këtu, me disa nga tuajat. Çdo javë, planifikoni mënyra për të (1) përcaktuar doktrinën, (2) për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë atë dhe (3) për t’i ndihmuar ata që ta zbatojnë atë në jetën e tyre. Pyeteni veten: “Çfarë do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj ata të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Unë mund të jem një misionar duke u shërbyer të tjerëve.

Nxitni të kuptuarit (duke interpretuar role): Lexoni te Mateu 25:34–40 dhe shpjegoni se kur ne u shërbejmë të tjerëve, ne jemi duke i shërbyer edhe Atit Qiellor (shih Mosia 2:17) dhe që shërbimi do të na sjellë lumturi e do të na ndihmojë të jemi në gjendje të jetojmë përsëri me Perëndinë. Vërini disa fëmijë të interpretojnë në role disa vepra shërbimi, siç janë t’i japësh ushqim një të urituri, t’i bësh shoqëri një të vetmuari ose të vizitosh një të sëmurë. Lërini fëmijët të gjejnë atë që po ndodh në secilin nga interpretimet. Paraqisni fotografinë e disa misionarëve. Pyetini si po i shërbejnë Perëndisë misionarët. Shpjegoni se kur u shërbejmë të tjerëve, ne jemi njëkohësisht edhe misionarë.

Nxitni zbatimin (duke luajtur një lojë): Bëni një fushë loje me një shteg të përbërë nga gjashtë ngjyra të ndryshme që të çon për te Jezusi. Përgatitni një zar me gjashtë anë të ngjyrosura në përputhje me ngjyrat në fushën e lojës. Në secilën ngjyrë shkruani emrin e një njeriu që fëmijët mund t’i shërbejnë, si p.sh. një prindi, një miku dhe një finji. Zgjidhni një fëmijë që të rrotullojë zarin dhe të thotë se si mund t’i shërbejë ai ose ajo njeriut të cilit i ka rënë. Pastaj vëreni fëmijën të lëvizë një gur tek katrori pasardhës që i përgjigjet ngjyrës së zarit. Përsëriteni me fëmijë të tjerë derisa guri të arrijë pikturën e Shpëtimtarit. Kujtojuni fëmijëve se kur u shërbejmë të tjerëve, ne po i shërbejmë Perëndisë.

Pamja
game board
Pamja
games

Fusha e lojës dhe zari mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Java 2: Unë mund të jem një misionar duke dhënë një shembull të mirë.

Përcaktoni doktrinën (duke parë një mësim me sende): Përpara orës së Fillores, ndërtoni një strukturë me blloqe dhe mbulojeni që fëmijët të mos e shohin. (Nëse nuk keni blloqe, ju mund të bëni një vizatim në dërrasë dhe mbulojeni vizatimin me një copë letër.) Përshkruajeni strukturën e fshehur dhe mënyrën si e ndërtuat. Pastaj jepuni disa fëmijëve disa blloqe dhe kërkojuni atyre të ndërtojnë një strukturë që përputhet me atë që ndërtuat ju. Pasi të mbarojnë, zbulojeni strukturën tuaj dhe dalloni ndryshimet mes të dyjave. Kërkojuni fëmijëve ta rindërtojnë strukturën e tyre ndërsa e shikojnë shembullin tuaj. Shpjegoni se shumë gjëra janë më të thjeshta nëse ndjekim një shembull.

Pamja
building with blocks

Përfitoni nga mundësitë që ju jepen për t’i nxitur fëmijët që të mendojnë. Sfidimi i mendjeve të tyre me pyetje ose situata të përshtatshme për moshën e tyre ndihmon nxënien.

Pamja
Daniel Refusing the King’s Meat and Wine
Pamja
Three Men in the Fiery Furnace
Pamja
Daniel in the Lions’ Den

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin (duke dëgjuar ngjarje dhe duke kënduar këngë): Paraqitni pikturat dhe tregoni shkurtimisht ngjarjet në të cilat të rinjtë dhanë shembuj të mirë (për shembull, Danieli dhe shokët e tij që nuk pranuan të pinin verën e mbretit [shihni Danieli 1:5–16]; Shadraku, Meshaku, dhe Abed-nego [shih Danieli 3:4–29]; dhe Danieli në gropën e luanëve [shihni Danieli 6]). Paraqitni një fotografi të misionarëve dhe pyetini fëmijët si janë duke dhënë shembuj të mirë misionarët. Shpjegoni se kur ne japim një shembull të mirë, ne jemi edhe misionarë, sepse shembulli ynë mund t’i ndihmojë të tjerët të mësojnë më shumë rreth Jezu Krishtit. Tregoni për raste kur ju keni parë fëmijë në lagjen apo degën tuaj të japin shembuj të mirë.

Pamja
missionaries tracting

Kërkojuni fëmijëve të këndojnë “Mirësia Fillon Tek Unë” (HKF, f. 63). Ndërsa ata këndojnë, vërini të kalojnë dorë më dorë një diell të bërë me një copë letre. Sa herë që ndalon muzika, kërkojini fëmijës që mban diellin, të thotë se si mund të jetë ai ose ajo një shembull i mirë (për shembull, duke qenë i sjellshëm, duke thënë të vërtetën ose duke ftuar miqtë në Fillore).

Ftojeni çdo fëmijë të bëjë diellin e vet prej letre me fjalët “Unë Mund të Jem një Shembull i Shndritshëm” të shkruara mbi të. Vërini fëmijët të mbajnë lart diejt e tyre ndërsa këndojnë “Mirësia Fillon Tek Unë” (HKF, f. 63).

Java 3: Unë mund t’u mësoj miqve të mi rreth Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij.

Përcaktoni doktrinën (duke parë një demonstrim): Shtrëngojani dorën një ose më shumë fëmijëve dhe interpretoni në role sikur i ftoni ata të vijnë në Fillore dhe të mësojnë për Jezu Krishtin. Udhëzojini ata që marrin një ftesë, që të ftojnë të tjerët derisa të gjithë fëmijët të jenë ftuar. Shpjegoni se Zoti dëshiron që të gjithë ne të jemi misionarë duke u mësuar miqve tanë rreth Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij.

Nxitni zbatimin (duke dëgjuar një histori): Tregoni historinë që Presidenti Spenser W. Kimball tregoi për një djalë të Fillores që ishte një misionar i mirë: Një burrë në një tren e pyeti djalin rreth Kishës Mormone. Djali recitoi të gjitha Nenet e Besimit. Burrit i la kaq shumë mbresa fakti që djali e dinte se çfarë besonte sa që shkoi në Solt-Lejk-Siti për të mësuar më shumë rreth Kishës (shihni Conference Report, tetor 1975, f. 117–119; ose Ensign, nëntor 1975, f. 77–79). Shpjegoni se nxënia e Neneve të Besimit mund të na ndihmojë te jemi misionarë tani.

Nxitni zbatimin (duke përsëritur Nenet e Besimit): Përgatitni 13 copa letre me një numër nga 1 deri në 13 secila. Ndajini fëmijët në grupe. Vëreni çdo grup të zgjedhë një copë letre dhe të punojnë së bashku për të mësuar nenin e besimi që i përgjigjet atij numri. Kur secili grup të jetë gati, vërini ata t’ua recitojnë nenin fëmijëve të tjerë dhe pastaj të marrin një letër tjetër. Vazhdoni derisa ta lejojë koha.

Java 4: Unë mund të përgatitem tani për të shërbyer në një mision kohëplotë.

Përcaktoni doktrinën (duke parë sende të lidhura me punën misionare): Përgatitni një çantë të vogël ose një valixhe të mbushur me gjëra që i përdorin misionarët kohëplotë, si p.sh këpucët e së dielës dhe shkrimet e shenjta. Ftojini disa fëmijë t’i nxjerrin këto artikuj nga çanta dhe t’ia tregojnë pjesës tjetër të fëmijëve. Pyetini fëmijët pse vetëm të pasurit e këtyre objekteve nuk e bën dikë të përgatitur për të qenë një misionar. Lexoni Doktrina e Besëlidhje 84:62 dhe ftojini fëmijët të dëgjojnë për të gjetur diçka që i duhet çdo misionari (dëshmia). Jepni dëshmi për rëndësinë e fitimit të një dëshmie vetjake.

Pamja
suitcase activity

Planifikoni mënyra se si të tërhiqni vëmendjen e fëmijëve në fillim të një aktiviteti. Për shembull, në këtë aktivitet fëmijët do të kenë interes nëse ata thonë më parë se çfarë do të dalë nga çanta.

Nxitni të kuptuarit (duke parë figura dhe duke iu përgjigjur pyetjeve): Ndihmojini fëmijët të kuptojnë pjesët kryesore të një dëshmie. Paraqitni figura që përfaqësojnë disa nga ato pjesë (për shembull që Ati Qiellor na do, që Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë, që Jozef Smithi është një profet, që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e vërtetë e Zotit dhe që ne udhëhiqemi nga një profet i gjallë). Bëni pyetje të ndryshme për çdo figurë, si p.sh: Çfarë ose kush është ky? Çfarë dini për këtë? Si mund ta forconi dëshminë tuaj për këtë? Kërkojuni fëmijëve të përmendin emrat e njerëzve me të cilët ata mund të ndajnë dëshminë e tyre. Jepni dëshmi se ndërsa fëmijët e ndajnë atë që dinë me të tjerët, dëshmitë e tyre do të rriten dhe ata do të përgatiten për të shërbyer në misione.