Manualet e Fillores
Nëntor: Nderimi Është Dashuri dhe Respekt për Perëndinë


Nëntor

Nderimi Është Dashuri dhe Respekt për Perëndinë

“Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde” (Mateu 22:37).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Nderimi është dashuri dhe respekt për Perëndinë.

Paraqitni doktrinën: Tregoni fotografinë e një fëmije që po lutet dhe shpjegoni se fëmija po tregon dashuri dhe respekt për Perëndinë. Thuajuni fëmijëve se po mendoni një fjalë me shtatë germa, që ka kuptimin e dashurisë e të respektit për Perëndinë. Hiqni në tabelë shtatë vijëza, një për secilën germë të fjalës nderimi dhe ftojini fëmijët të gjejnë germat. Kur ata i gjejnë germat e sakta, shkruajini ato te vijëza e duhur. Ndoshta do të dëshironit të vini një fëmijë të rritur që t’ju ndihmojë. Për fëmijët më të vegjël, tregoni fotografinë dhe pyetini se nga e dinë që fëmija aty po tregon nderim. Vërini fëmijët të thonë së bashku: “Nderimi është dashuri dhe respekt për Perëndinë”.

Nxitni të kuptuarit: Kërkojuni fëmijëve të hapin librat e tyre të shkrimeve të shenjta dhe të lexojnë Gjonin 14:15. (Nëse fëmijët e mësuan përmendsh këtë varg vitin e kaluar, ndoshta ju do të dëshironit t’u kërkoni ta recitojnë atë.) Pyetini fëmijët se në ç’mënyrë e tregojmë dashurinë tonë për Jezu Krishtin.

Nxitni zbatimin: Ndajini fëmijët në grupe të vogla dhe vërini të diskutojnë mënyra me të cilat mund të tregojnë nderim për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në rrethanat që vijojnë: kur janë në kishë, kur luten dhe kur janë në shtëpi ose janë me miqtë. Fëmijët më të vegjël mund të vizatojnë piktura të gjërave që mund të bëjnë për këtë qëllim. Disa nga fëmijët vërini t’ua thonë idetë e tyre të gjithë grupit. Nxitini që idetë e veta t’ua thonë familjeve të tyre në shtëpi.

Java 2: Nderimi gjatë sakramentit, më ndihmon të kujtoj Jezu Krishtin.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin: Ftoni peshkopin ose presidentin e degës dhe disa mbajtës të Priftërisë Aarone t’u mësojnë fëmijëve mbi sakramentin. Nëse është e mundur, mund t’u kërkoni që t’i çojnë fëmijët në sallën e sakramentit e t’u mësojnë se çfarë simbolizon ai dhe t’u tregojnë tryezën e sakramentit, vendin ku ata ulen në gjunjë për të ofruar lutjen dhe pëlhurën që përdoret për të mbuluar sakramentin. Ftoni një mbajtës tjetër të Priftërisë Aarone të shpjegojë se çfarë bën ai për t’ua shpërndarë sakramentin çdo javë sallës dhe përse është ky një privilegj i shenjtë. Pyetini fëmijët se çfarë bëjnë mbajtësit e priftërisë për të treguar respekt për Perëndinë kur bekojnë sakramentin (gjunjëzohen për t’u lutur, mbulojnë sakramentin me një pëlhurë, vishen dhe veprojnë në mënyrë nderuese). Ftojini fëmijët të thonë se çfarë mund të bëjnë ata për të treguar respekt për Jezu Krishtin gjatë administrimit të sakramentit.

Pamja
A Primary class gathered as a group at the sacrament table learning about the sacrament.

Kur ftoni folës te Fillorja, rikujtojuni atyre se mesazhi duhet të mbetet i thjeshtë, në mënyrë që fëmijët ta kuptojnë. Të gjithë folësit e ftuar duhet të miratohen nga peshkopata.

Java 3: Mund të tregoj nderim për vendet dhe gjërat e shenjta.

Paraqitni doktrinën: Shkruani në tabelë fjalinë “Mund të tregoj nderim për vendet dhe gjërat e shenjta” dhe kërkojini një fëmije që t’ia lexojë atë të gjithë Fillores. Kërkojuni fëmijëve t’i mbyllin sytë dhe të ngrenë dorën nëse arrijnë të dëgjojnë që ju hidhni në dysheme një monedhë ose kopsë. Tregojuni fëmijëve se godina kishtare është një vend i shenjtë dhe se qëndrimi i qetë dhe dëgjimi i kujdesshëm është një mënyrë se si mund të tregojmë nderimin tonë. Ftojini fëmijët të thonë disa gjëra të tjera që mund të bëjnë në godinat kishtare për të treguar nderim.

Nxitni të kuptuarit: Paraqitni një pikturë të Moisiut dhe ferrishtes që flakëron dhe tregoni ngjarjen që gjendet tek Eksodi 3:1–10. Lexoni me zë vargun 5 dhe vërini fëmijët të dëgjojnë me vëmendje përse Zoti i kërkoi Moisiut të hiqte këpucët. Shpjegoni se, që ne të jemi nderues, nuk do të duhet të heqim këpucët, por ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të treguar nderim për vendet dhe gjërat e shenjta.

Nxitni zbatimin: Paraqitni disa nga këto fotografi: një tempull ose godinë kishtare, një shtëpi, një familje, dikë që po lutet, një fëmijë, shkrimet e shenjta, një grup fëmijësh, një klasë Filloreje dhe sakramentin. Mbani të ngritur një pëlhurë përballë të gjitha fotografive dhe hiqni një fotografi. Hiqeni pëlhurën dhe kërkojuni fëmijëve t’ju thonë se cila fotografi mungon. Tregoni fotografinë që mungonte dhe ftojini fëmijët të thonë një mënyrë për të treguar nderim ose respekt për vendin apo gjënë që tregohet në fotografi. Përsëriteni këtë me fotografitë e tjera.

Pamja
A teacher and children standing in front of a group of children. They are lowering a blanket to reveal pictures on the bulletin board.

Çfarë duhet të bëjnë fëmijët që të mësojnë? Kur ngrini këtë pyetje gjatë përgatitjes së veprimtarive, ju ndihmoni që fëmijët të mësojnë nëpërmjet pjesëmarrjes. Për shembull, veprimtaria e tretë e javës 3 u lejon të gjithë fëmijëve të marrin pjesë duke diskutuar, duke parë fotografi dhe duke shprehur ide.

Java 4: Nderimi për Perëndinë më ndihmon t‘i respektoj dhe t‘i dua të tjerët.

Nxitni të kuptuarit: Këndoni këngën në vijim. Pas këngës diskutoni për pyetjet shoqëruese.

  • Përsërisni këto fjalë: “Kur unë jam nderues, e tregojnë fjalët dhe veprat e mia”. Pyesni: “Cilat janë disa fjalë ose shprehje që tregojnë respekt ndaj Atit Qiellor ose ndaj të tjerëve? Cilat janë disa gjëra që mund të bëjmë për të treguar respekt për të tjerët?”

  • Kënga “Mirësia Fillon tek Unë” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 63). Pyesni: “Cilat janë disa mënyra me të cilat mund të tregojmë dashamirësi për shokët tanë?”

  • Pyesni: “Cilët janë disa nga njerëzit që u nevojitet dashamirësia jonë? Si mund të tregojmë dashamirësi ndaj tyre?”