Manualet e Fillores
Si Përdoret Muzika në Fillore


Si Përdoret Muzika në Fillore

Qëllimi i muzikës në Fillore është që t’u mësojë fëmijëve ungjillin e Jezu Krishtit dhe të ndihmojë që ata të mësojnë ta jetojnë atë. Këngët e Fillores e bëjnë edhe më të pëlqyeshme nxënien e mësimit, ndihmojnë që fëmijët të mësojnë e t’i kujtojnë të vërtetat e ungjillit dhe ftojnë Shpirtin.

Këto që vijojnë janë aftësi që ju mund t’i përdorni për t’u mësuar fëmijëve një këngë. Shembujt do t’ju ndihmojnë për këngët që sugjerohen në këtë orientues. Për ide shtesë, shihni seksionin “Si Përdoret Muzika në Fillore” në orientuesin e 2015-ës.

Tërhiqni Vëmendjen e Fëmijëve

Para se të filloni të këndoni, sigurohuni që fëmijët të jenë të vëmendshëm. Vëmendjen e tyre mund ta tërhiqni duke përdorur mjete pamore ndihmëse, siç janë pikturat, objekte të thjeshta ose vetë fëmijët. Mundet që thjesht të ndryshoni tonin e zërit tuaj. Veprimtaritë për tërheqjen e vëmendjes duhet të jenë të shkurtra e duhet të çojnë drejt e te kënga. Për shembull:

  • Para se të këndoni këngën “I Love to See the Temple” [“Shum’ Tempullin Dua t’Shoh”] (CS, f. 95), kërkojuni fëmijëve të ngrenë dorën nëse kanë parë një tempull. Ftojini që, ndërsa këndojnë, të mendojnë se çfarë ndiejnë kur shohin një tempull.

  • Fëmijët mund të jenë për ju mjeti më i mirë pamor ndihmës. Ftojini që, për të përfaqësuar misionarë, të përdorin sende të thjeshta, siç janë kravatat apo shkrimet e shenjta, ndërkohë që këndojnë këngën “We’ll Bring the World His Truth” [“Ne Do t’i Sjellim Botës të Vërtetën e Tij”] (CS, f. 172–173).

Pamja
A woman leading music in Primary. A girl is standing at her side holding a copy of the Book of Mormon.

Objektet ilustruese duhet të mbeten të thjeshta. Kjo lejon që fëmijët të përqendrohen te mesazhi i këngës dhe lejon që Shpirti të dëshmojë se ato që po këndohen janë të vërteta.

Drejtojeni Vëmendjen e Fëmijëve

Nëse fëmijëve u kërkohet të dëgjojnë me vëmendje përgjigjen e një pyetjeje, kjo do t’i ndihmojë të mësojnë fjalët dhe mesazhin e këngës. Mund t’u kërkoni të dëgjojnë me vëmendje përgjigjen e pyetjeve të tilla, si: “Kush…”, “Çfarë…”, “Ku…”, “Kur…” apo “Përse…”. Gjithashtu mund t’u kërkoni fëmijëve të dëgjojnë me vëmendje fjalë kyçe apo fjalë që rimojnë, ose të numërojnë me gishta se sa herë përsëritet një fjalë e caktuar në këngë.

Kur t’u mësoni këngën ”Nëse me Zemër Dëgjoj” (në faqen 28 të kësaj broshure), shkruani në tabelë një nga këto pyetje: “Ku mund ta dëgjoj unë zërin e Shpëtimtarit?” “Kush na mëson si të jetojmë me drejtësi?” “Kush na flet në mënyrë të qetë?” Ftojini fëmijët që, ndërsa këndojnë, të dëgjojnë me vëmendje përgjigjen dhe të bëjnë shenjë (duke kryqëzuar duart, duke u ngritur në këmbë apo duke prekur veshët) kur ata këndojnë përgjigjen. Vërini fëmijët ta këndojnë përgjigjen disa herë bashkë me ju. Shkruani në tabelë një pyetje tjetër dhe përsëritini këto gjëra.

Pamja
A woman leading the singing in Primary.

Kur ju këndoni së bashku me fëmijët, ata do të ndiejnë dashurinë dhe ngazëllimin tuaj për ungjillin. Ndërsa ndani dëshminë tuaj për Shpëtimtarin, ata do të mund të ndiejnë dashurinë që Ai ka për ta.

Përfshijini Fëmijët

Ndërsa këndoni, përfshijini fëmijët me mënyra të larmishme. Për shembull:

  • Ftojini fëmijët të mendojnë veprime të thjeshta me duar, që t’i ndihmoni të mbajnë mend fjalët dhe mesazhin e një kënge (shih seksionin “Ndihmë për Udhëheqësen e Muzikës” në faqen 7).

  • Ftojini fëmijët të bëjnë sikur janë misionarë, ndërsa këndojnë këngën “We’ll Bring the World His Truth” [“Ne Do t’i Sjellim Botës të Vërtetën e Tij”]. Kërkojuni që, ndërsa këndojnë, të marshojnë duke qëndruar në vend ose përreth dhomës dhe të mbajnë në duar librat e tyre të shkrimeve të shenjta.

  • Përpara se të këndojnë këngën “Nëse me Zemër Dëgjoj”, jepini çdo fëmije një letër në formë zemre dhe kërkojini të shkruajë në njërën anë fjalën “Dëgjoj” dhe në anën tjetër “Më flet”. Shpjegoni se këto fjalë përsëriten disa herë në këngë. Kërkojuni fëmijëve që të paraqesin anën e duhur të zemrës, kur të këndojnë ato fjalë.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program
Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Format e zemrës mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Dëgjoj

Më flet

Këndoni e Këndoni Vazhdimisht

Fëmijët i mësojnë këngët më së miri kur i dëgjojnë e i këndojnë ato vazhdimisht.

Rishikojini e këndojini këngët me mënyra të ndryshme argëtuese. Për shembull:

  • Ftojini fëmijët ta fillojnë mësimin e melodisë së një kënge të re duke e dëgjuar me vëmendje ose duke e kënduar nën zë gjatë kohës përpara fillimit të mësimit.

  • Për rishikimin e këngës “I Will Follow God’s Plan” [“Do të Ndjek Planin e Perëndisë”] (CS, f. 164–165), bëni ca tabela rrugore. Në secilën tabelë rrugore shkruani një fjalë të ndryshme të këngës. Mbani lart një tabelë dhe thuajuni fëmijëve që, kur ta këndojnë këngën, të mos e këndojnë atë fjalë. Përsëriteni këtë me tabelat e tjera rrugore.

  • Bëni një kub prej letre ose kartoni dhe në secilën anë të kubit shkruani një mënyrë të ndryshme të kënduari (për shembull: “përplasni duart sipas melodisë”, “bëni veprime me duar”, “këndojeni me ëmbëlsi”, “të këndojnë djemtë”, “të këndojnë vajzat” apo “këndojeni melodinë nën zë”). Në një kub tjetër shkruani emrat e disa këngëve të Fillores që fëmijët po mësojnë. Ftoni një fëmijë të rrokullisë kubin e parë, për të vendosur mënyrën si do ta këndojnë këngën, dhe ftoni një fëmijë tjetër të rrokullisë kubin tjetër, për të vendosur se cilën këngë do të këndojnë.

Pamja
Two young girls standing by a table in Primary. There are song cubes on the table.

Format e kubeve mund të merret tek adresa sharingtime.lds.org