Manualet e Fillores
Dhjetor: Shkrimet e Shenjta Më Mësojnë për Lindjen dhe Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit


Dhjetor

Shkrimet e Shenjta Më Mësojnë për Lindjen dhe për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit

“Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij” (Mateu 16:27).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Profetët profetizuan për lindjen e Jezu Krishtit.

Nxitni të kuptuarit: Ndajini fëmijët në pesë grupe. Jepuni fëmijëve një nga shkrimet e shenjta që vijojnë dhe disa sende apo veshje të thjeshta teatrale që të përfaqësojnë profetin përkatës: Isaia 7:14; 9:6 (Isaian); 1 Nefi 11:14–21 (Nefin); Mosia 3:5, 8 (Mbretin Beniamin); Alma 7:9–10 (Almën); Helamani 14:2–6 (Samuelin). Ftojeni secilin grup të lexojë e të diskutojë se çfarë tha profeti për lindjen e Krishtit. Vini një fëmijë nga secili grup që të përdorë sendet ose veshjen teatrale për të përfaqësuar profetin dhe thuajuni fëmijëve të tjerë se cilin profet po përfaqëson ai apo ajo, dhe të lexojnë ose të tregojnë se çfarë tha ai profet rreth lindjes së Krishtit.

Java 2: Jezu Krishti ka lindur.

Nxitni të kuptuarit: Këndoni së bashku strofën e parë të himnit “Nat’ e Qet’” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 53). Ndajini fëmijët në dy grupe dhe caktojini çdo grupi një nga strofat që mbeten (2–3). Kërkojuni fëmijëve të vizatojnë figura që iu përgjigjen përmbajtjes së strofave të tyre. Këndojeni të gjithë këngën dhe vërini fëmijët t’i ngrenë lart ato figura kur të vijnë te pjesët e tyre të këngës.

Pamja
Nativity Drawing
Pamja
Nativity Drawing
Pamja
Nativity drawing
Pamja
Nativity Drawing

Java 3: Jezu Krishti do të kthehet një ditë në tokë.

Paraqitni doktrinën: Shkruani secilën prej këtyre frazave mbi shirita të vegjël letre: Sepse, Biri i njeriut, do të vijë, në lavdinë, e Atit të vet. (Shiritat e shkruar mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org.) Vendosini shiritat në tabelë sipas një radhe të çfarëdoshme dhe ftojini fëmijët t’ju ndihmojnë për renditjen e tyre. (Ndoshta do të dëshironit të bëni ca grupe shiritash të shkruar dhe t’i lejoni fëmijët të punojnë së bashku me grupe.) Kur fëmijët t’i kenë vendosur frazat në rendin e saktë, i vini ta kontrollojnë përgjigjen duke lexuar te Mateu 16:27.

Nxitni të kuptuarit: Kërkojuni katër fëmijëve të vijnë në pjesën e përparme të dhomës dhe të mbajnë lart pikturat e Samuel Lamanitit, të lindjes së Jezusit, të Jezusit që mëson të tjerët dhe të Ardhjes së Dytë. Diskutoni me fëmijët për secilën pikturë. Kërkojuni fëmijëve që po mbajnë pikturat, të vihen sipas një radhe të çfarëdoshme. Ftojeni Filloren t’u tregojë këtyre fëmijëve se ku të zhvendosen, në mënyrë që pikturat të jenë sipas rendit kronologjik.

Pamja
Primary children standing in a row. They are participating in sharing time by holding pictures.

Përdorimi i figurave ose i objekteve të tjera ilustruese ndihmon që fëmijët të lidhin në mendjen e tyre një parim apo doktrinë, me një figurë.

Pikturat mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Nxitni zbatimin: Vizatoni në mes të tabelës një vijë zbritëse. Në krye të tabelës shkruani: “Jezu Krishti do të kthehet një ditë në tokë”. Në njërën gjysmë të tabelës shkruani pyetjet që vijojnë. Në gjysmën tjetër shkruani referimet e shkrimeve të shenjta, sipas një rendi të çfarëdoshëm.

Kërkojuni fëmijëve të punojnë me mësuesen e tyre për të bashkërenditur pyetjet me përgjigjet. Diskutoni së bashku për përgjigjet. (Shih edhe Të Vërtetë ndaj Besimit [2004], f. 13–14.) Pyetini fëmijët se si mund të përgatiten ata për Ardhjen e Dytë.

Java 4: Që të përgatitem për Ardhjen e Dytë, unë do të ndjek Jezu Krishtin.

Nxitni të kuptuarit: Thuajuni fëmijëve që Jezusi shpeshherë jepte mësim me shëmbëlltyra, duke përdorur objekte dhe situata të njohura për ta, në mënyrë që t’u mësonte të vërtetat shpirtërore. Thuajeni shkurtimisht tregimin e dhjetë virgjëreshave (shih Mateu 25:1–13; shih dhe “The Parable of the Ten Virgins”, Ensign, mars 2009, f. 48–49). Shpjegoni se kjo shëmbëlltyrë e krahason me një dasmë Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Ftoni disa fëmijë të interpretojnë një dramë për këtë shëmbëlltyrë. Pyetini fëmijëve të cilët luajnë pjesët e virgjëreshave të mençura, si ndihen kur dinë se ato ishin të përgatitura dhe diskutoni për rëndësinë e përgatitjes për ardhjen rishtas të Shpëtimtarit.

Nxitni zbatimin: Vizatoni në tabelë një llambë. Diskutoni se si ngjason vajtja pas Jezu Krishtit duke bërë të mira çdo ditë, me mbushjen me vaj të llambave tona. Vërini fëmijët të përmendin disa mënyra se si mund të shkojmë pas Jezu Krishtit, siç janë shërbimi ndaj të tjerëve, pagimi i së dhjetës dhe lutja. Shpjegoni se këto janë gjëra që ata duhet t’i bëjnë vetë; njerëz të tjerë nuk mund t’i bëjnë këto gjëra për ta. Jepini secilit fëmijë një fletë letër të prerë sipas një forme të zmadhuar të pikës së vajit. Kërkojuni atyre (ose mësueseve të tyre) të shkruajnë në fletë: “Që të përgatitem për Ardhjen e Dytë, unë do ta ndjek Jezu Krishtin duke ”. Kërkojuni fëmijëve të plotësojnë pjesën e lënë bosh ose të vizatojnë një figurë të diçkaje që mund të bëjnë për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë. Nxitini fëmijët që t’i marrin fletët me vete në shtëpi dhe t’u tregojnë familjeve të tyre se çfarë kanë mësuar.

Pamja
Oil lamp template
Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Llamba dhe forma e pikës së vajit mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Që të përgatitem për Ardhjen e Dytë, unë do të ndjek Jezu Krishtin duke