Manualet e Fillores
Janar: Shkrimet e Shenjta Janë Fjala e Perëndisë


Janar

Shkrimet e Shenjta Janë Fjala e Perëndisë

Këngë: “Nëse me Zemër Dëgjoj”

(në faqen 28 të këtij orientuesi)

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni” (2 Nefi 32:3).Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Shkrimet e shenjta janë fjala e Perëndisë.

Paraqitni doktrinën: Sillni tek Fillorja libra të shumëllojshëm (si për shembull, një libër gatimi, një libër historie dhe një libër shkolle) dhe i ftoni disa fëmijë që këta libra dhe shkrimet e shenjta t’ia paraqesin Fillores. Ftojini fëmijët që të diskutojnë ngjashmëritë dhe ndryshimet mes këtyre librave, përfshirë edhe autorët e tyre. Vini në dukje që shkrimet e shenjta janë si asnjë libër tjetër, sepse janë shkruar nga profetë të Perëndisë dhe janë fjala e Perëndisë.

Nxitni të kuptuarit: U thoni fëmijëve se janë katër libra shkrimesh të shenjta që përdorim në Kishë: Bibla, Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhjet dhe Perla me Vlerë të Madhe. Shpjegoni që ne i quajmë ato “veprat standarde”. Mësojuni fëmijëve në lidhje me secilin libër. Përfshini dhe disa ngjarje ose mësime që gjenden në secilin libër. Zhvilloni një lojë bashkërenditjeje (shih TNGC, f. 169) me emrat e veprave standarde dhe me pikturat që përfaqësojnë një ngjarje a mësim që gjendet në secilin libër.

Nxitni zbatimin: Ftoni disa nga fëmijët për të thënë shkrimin e shenjtë apo ngjarjen e parapëlqyer prej tyre nga shkrimet e shenjta. Nxitini të thonë se çfarë kanë mësuar nga leximi i shkrimeve të shenjta. Jepni dëshminë tuaj për shkrimet e shenjta.

Java 2: Duhet të ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin: Shpjegoni që Zoti përdor fjalë veprimi për të përshkruar mënyrën si duhet t’i studiojmë shkrimet e shenjta. Paraqitini në afishe përreth dhomës këto fjalë e fraza: ushqehuni me bollëk (shih 2 Nefi 32:3); mblidhni si thesar (shih DeB 84:85); kërkoni me zell (shih Mosia 1:7); mbahuni fort (shih 1 Nefi 15:24). Planifikoni mënyra si t’ua paraqitni e t’ua shpjegoni fëmijëve këto ide. Për shembull, mund t’i ftoni fëmijët që të konkretizojnë ndryshimin mes cimbisjes dhe ushqyerjes me bollëk dhe pastaj diskutoni se si lidhet kjo gjë me studimin e shkrimeve të shenjta. Ju edhe mund t’i pyesni fëmijët se përse ata do të “mbaheshin fort” te dora e prindit kur janë në një godinë tregu plot me njerëz dhe më pas shpjegoni se në ç’mënyrë mund të mbahen fort te shkrimet e shenjta dhe përse është kjo gjë po aq e rëndësishme sa të mbajturit fort te dora e prindit.

Nxitni zbatimin: Nxitini fëmijët dhe mësueset të formojnë zakonin e studimit të rregullt të shkrimeve të shenjta. Shpjegoni se, çdo javë, fëmijëve që kanë lexuar ose dëgjuar me vëmendje nga shkrimet e shenjta, do t’u jepet mundësi ta shkruajnë emrin e tyre në një letër dhe t’ia shtojnë atë një zinxhiri të bërë prej letre. U thoni se, ashtu siç rritet zinxhiri, ashtu do të rritet dija e tyre për shkrimet e shenjta. Merrni parasysh ta ruani zinxhirin në një kuti “thesari” (kjo kuti mund të përdorej edhe për t’u mësuar se ç’do të thotë “të mblidhni si thesar”, në veprimtarinë e mësipërme). Nxitini fëmijët t’ua tregojnë familjeve të tyre qëllimin vetjak për t’i studiuar shkrimet e shenjta.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Ky zinxhir mund të bëhet një rikujtues pamor për rritjen që vjen nga leximi i shkrimeve të shenjta.

Natani

Eni

Xhoni

Endrju

Java 3: Fjalët e Krishtit do të na tregojnë gjithçka që duhet të bëjmë.

Nxitni të kuptuarit: Lidhjani sytë një fëmije. Caktoni një fëmijë tjetër të mbajë një pikturë të Jezu Krishtit, diku aty në dhomën e Fillores. Fëmijës me sytë e lidhur, i thoni të përpiqet të gjejë se ku ndodhet piktura, pa asnjë ndihmë. Përsëriteni veprimtarinë, por këtë radhë u kërkoni dy fëmijëve të mbajnë lart një shufër, litar ose spango, që përfaqëson shufrën e hekurt, e cila të çon nga fëmija me sytë e lidhur drejt pikturës së Krishtit. E vini fëmijën të ndjekë litarin në drejtim të pikturës. Pyesni: “Në ç’mënyrë i ngjan mbajtja te litari leximit të shkrimeve të shenjta?” (Shih 1 Nefi 15:23–25.) Tregoni ca shembuj nga jeta juaj, kur shkrimet e shenjta ju kanë mësuar se ç’duhet të bënit. Shpjegoni se në ç’mënyrë ju ka ndihmuar ndjekja e shkrimeve të shenjta që të vinit më pranë Shpëtimtarit.

Pamja
A blindfolded boy following a string towards a girl holding a picture of Jesus.

Mësimet me sende ndihmojnë që fëmijët t’i kuptojnë idetë në një mënyrë të thjeshtë e të njohur për ta (shih TNGC, f. 164).

Java 4: Unë mund ta di se shkrimet e shenjta janë të vërteta.

Nxitni të kuptuarit: Sillni një a më shumë sende, që fëmijët të mund të mësojnë mbi përdorimin e disa prej të pesë shqisave të tyre. Për shembull, mund të sillni një frut ose një lule apo mund të luani pak muzikë. Jepuni disa fëmijëve një rast që të shohin, të nuhasin, të prekin, të shijojnë apo të dëgjojnë nga sendet që keni sjellë. (Merrni parasysh që këtë veprimtari ta zhvilloni me grupe të vogla, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësinë e pjesëmarrjes.) Konkretizojeni që ne mundim gjithashtu t’i shohim, t’i prekim, t’i nuhasim e t’i dëgjojmë shkrimet e shenjta, por për të fituar një dëshmi për to, na nevojitet të marrim një dëshmi nëpërmjet Shpirtit. 

Nxitni zbatimin: Paraqitni një pikturë të Moronit dhe lexoni Moronin 10:4–5. I ftoni disa fëmijë të shprehin ndjenjat e tyre për shkrimet e shenjta. Gjithashtu mund të thonë se ç’kanë bërë ata për t’i lexuar shkrimet e shenjta në shtëpi. (Këtë ua kërkoni disa fëmijëve që më përpara, që ata të kenë kohë të përgatiten.) Nxitini fëmijët që dëshmitë e tyre për shkrimet e shenjta t’ua thonë prindërve të tyre në shtëpi.