Manualet e Fillores
Maj: Kisha e Jezu Krishtit Është Rivendosur


Maj

Kisha e Jezu Krishtit Është Rivendosur

Këngë: “Lavdi Njeriut”, strofat 1 dhe 3

(Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 50)

“Unë pashë dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërcejnë të gjitha përshkrimet, duke qëndruar mbi mua në ajër. Një prej tyre më foli, duke më thirrur në emër dhe tha, duke treguar tjetrin: Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!” (Joseph Smith – Historia 1:17).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Kisha e Jezu Krishtit është rivendosur.

Paraqitni doktrinën: Përpara kohës së Fillores, shkruani në tabelë nenin e gjashtë të besimit. Kërkojuni fëmijëve t’i mbyllin sytë. U thoni se, pas vdekjes së Jezu Krishtit, njerëzit u bënë të ligj dhe ungjilli e priftëria e Tij u hoqën nga toka. Shpjegoni se kjo u quajt Braktisje dhe njerëzit ishin në errësirë shpirtërore – sikur sytë t’i kenë të mbyllur shpirtërisht – derisa Jezusi e rivendosi Kishën e Tij nëpërmjet Josef Smithit. Mbani lart një pikturë të Vegimit të Parë dhe u thoni fëmijëve t’i hapin sytë. Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh nenin e gjashtë të besimit, duke i vënë ta lexojnë atë së bashku me zë të lartë. Fshini disa fjalë dhe përsëriteni derisa të gjitha fjalët të jenë fshirë dhe fëmijët të kenë mësuar përmendsh nenin e besimit.

Nxitni të kuptuarit: Bëni shirita të shkruar për secilën nga detyrat që tregohen në listën e mëposhtme. Shkruani në tabelë titujt e pozitave siç tregohen dhe lini në mes një kolonë bosh për të përfaqësuar detyrat. Ndajini fëmijët në pesë grupe dhe jepini secilit grup një nga shiritat e shkruar “Detyrat”. Ftoni secilin grup ta vendosë shiritin e vet te vendi i saktë në tabelë. Vini në dukje që Kisha e Rivendosur ka udhëheqës të po atij tipi sikurse Kisha në kohën kur Jezusi ishte në tokë.

TITULLI NË KISHËN E VJETËR

DETYRAT

TITULLI NË KISHËN E RIVENDOSUR

Apostull

Të jetë dëshmitar i veçantë i Jezu Krishtit

Apostull

Profet

Të tregojë vullnetin e Atit Qiellor

Profet

Barí

Të udhëheqë një grup të vogël shenjtorësh

Peshkop

Mësues

T’u mësojë të tjerëve ungjillin

Mësues/e

Ungjilltar

Të japë bekime të veçanta

Patriark

Shiritat e shkruar mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Java 2: Jozef Smithi është profeti i Rivendosjes.

Nxitni të kuptuarit: Grumbulloni piktura ngjarjesh nga Rivendosja e Kishës. Ndajeni fjalinë “Jozef Smithi është profeti i Rivendosjes” në aq pjesë sa keni piktura dhe përgatitni për çdo fjalë ose frazë një shirit të shkruar (shih shembullin). Ndajini fëmijët në grupe dhe jepini secilit grup një nga shiritat e shkruar, një pikturë dhe një referim nga shkrimet e shenjta që përshkruan se ç’po ndodh në pikturë. Kërkojuni fëmijëve të lexojnë shkrimet e shenjta e të diskutojnë se ç’po ndodh në pikturë. Më pas, e vini secilin grup t’ia tregojë ngjarjen e vet pjesës tjetër të Fillores. Diskutoni për rolin e Jozef Smithit në secilën ngjarje dhe i vini fëmijët të mendojnë se në ç’mënyrë ka ndikuar ose mund të ndikojë ngjarja në jetën e tyre. Vendoseni në tabelë sipas radhës secilën pikturë dhe shirit të shkruar. Pasi të jenë në tabelë të gjithë shiritat e shkruar, lexojeni fjalinë së bashku.

Pamja
Young prophet sits in rocker reading large family Bible--reads James.
Pamja
Joseph Smith, Jr. sitting on the ground in the Sacred Grove. Joseph is looking up at a vision of Jesus Christ and Father in Heaven, both of whom are dressed in white robes. The Father is extending His hand toward Christ as He instructs Joseph to listen to Him.
Pamja
The Prophet Joseph Smith sitting on his bed in the Smith farm house. Joseph has a patchwork quilt over his knees. He is looking up at the angel Moroni who has appeared before him. Moroni is depicted wearing a white robe. The painting depicts the event wherein the angel Moroni appeared to the Prophet Joseph Smith three times in the Prophet's bedroom during the night of September 21, 1823 to inform him of the existence and location of the gold plates, and to instruct him as to his responsibility concerning the plates.
Pamja
Oliver Cowdery writing as Joseph Smith reads from the gold plates.
Pamja
Joseph Smith, Jr. and Oliver Cowdery kneeling before John the Baptist. John the Baptist has his hands placed on the head of Joseph Smith, Jr. as he restores the Aaronic Priesthood. John is depicted wearing white. There are trees and a river in the background.
Pamja
Kirtland Ohio Temple

Shiritat e shkruar dhe figurat mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Jozef Smithi është profeti i Rivendosjes.

JS – H 1:5–13

JS – H 1:14–20

JS – H 1:30–35

JS – H 1:34–35, 67

JS – H 1:68–73

DeB 109:2–4

Java 3: Libri i Mormonit është një dëshmi (dhiatë) tjetër e Jezu Krishtit.

Nxitni të kuptuarit: Lexojeni së bashku titullin e Librit të Mormonit te faqja e titullit. Lexoni me zë të lartë këto shkrime të shenjta dhe u thoni fëmijëve të ngrenë dorën kur të dëgjojnë emra të tjerë për Shpëtimtarin: 2 Nefi 19:6; Alma 5:38; 3 Nefi 5:26. Teksa fëmijët përcaktojnë titujt (emrat), i shkruani ato në tabelë. Zgjidhni disa tituj dhe shpjegoni se në ç’mënyrë i përmbush Shpëtimtari ato role.

Nxitni zbatimin: Jepini secilit fëmijë një libërshenjues ku shkruhet fjalia “Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit”. Ftojini që ta zbukurojnë libërshenjuesin e ta përdorin në librat e tyre të shkrimeve të shenjta. Merrni parasysh të vini disa fëmijë që të bëjnë një raportim mbi qëllimin e tyre për të formuar zakonin e studimit të rregullt të shkrimeve të shenjta (shih muajin janar, java 2). Mund t’i ftoni që të tregojnë ndjenjat e tyre në lidhje me pjesët e shkrimeve të shenjta që kanë lexuar.

Pamja
Booksmarks created by children

Libërshenjuesit mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit.

Java 4: Priftëria është rivendosur.

Paraqitni doktrinën: U paraqitni fëmijëve diçka që punon me energji elektrike. Pastaj u provoni që nuk mund të punojë pa fuqinë (energjinë) e duhur. Vini një fëmijë të mbajë lart një pikturë ku Krishti shuguron Apostujt e Tij. Shpjegoni që Kisha e Krishtit nuk mund të punojë pa fuqinë e priftërisë. I thoni fëmijës që ta fshehë pikturën pas shpinës së vet. Shpjegoni se pas vdekjes së Apostujve të Krishtit, autoriteti i priftërisë humbi. Vini një fëmijë tjetër të paraqesë një pikturë për rivendosjen e priftërisë. Dëshmoni që Perëndia e rivendosi priftërinë nëpërmjet Jozef Smithit.

Nxitni të kuptuarit: I kërkoni dikujt të lexojë DeB 107:1 dhe i vini fëmijët të mbajnë vesh për emrat e dy priftërive. Vendosni në tabelë një pikturë të rivendosjes së Priftërisë Aarone dhe një pikturë të rivendosjes së Priftërisë Melkizedeke. Shkruani Aarone dhe Melkizedeke sipër pikturave përkatëse. Diskutoni se cili e rivendosi, apo e solli rishtas, secilën nga këto priftëri te Jozef Smithi (shih Joseph Smith – Historia 1:72). U paraqitni fëmijëve disa fotografi të ordinancave të priftërisë, si ato të pagëzimit, konfirmimit, shpërndarjes së sakramentit, bekimit të sakramentit dhe shërimit të të sëmurëve. I ftoni fëmijët t’i pasojnë fotografitë ndërkohë që këndojnë “Lavdi Njeriut” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 50). Ndaleni muzikën në mënyrë rastësore dhe u kërkoni fëmijëve që mbajnë fotografitë, të ngrihen në këmbë me fjalët Aarone ose Melkizedeke, për të treguar fuqinë që kërkohet për të kryer atë ordinancë. Përsëriteni këtë aq sa ta lejojë koha.

Nxitni zbatimin: Vërini fëmijët të mendojnë se në ç’mënyrë i ka bekuar ata priftëria. I ftoni të bëjnë një kartolinë ose pikturë falënderimi, që t’ia japin një mbajtësi të priftërisë të cilin e njohin (si, p.sh., një peshkopi, mësuesi, babait ose një misionari).

Pamja
A teacher and children standing in front of a Primary class. They are holding pictures.

Në veprimtarinë e javës 4 ju keni mundësinë të verifikoni çfarë kuptojnë fëmijët. Veprimi i përsëritjes mund t’ua ngulitë në mendje konceptin.