Manualet e Fillores
Gusht: Trupi Im Është Tempull i Perëndisë


Gusht

Trupi Im Është Tempull i Perëndisë

Këngë: “Zoti më Dha një Tempull”

(Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 62)

“A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju? … Tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë” (1 Korintasve 3:16–17).

Idetë që jepen këtu, plotësojini me disa nga vetë idetë tuaja. Planifikoni mënyra për t’ua paraqitur fëmijëve doktrinën dhe ndihmojini që ta kuptojnë e ta zbatojnë në jetën e tyre. Pyeteni vetveten: “Ç’do të bëjnë fëmijët për të mësuar dhe si mund t’i ndihmoj që të ndiejnë Shpirtin?”

Java 1: Trupi im është një tempull.

Paraqitni doktrinën: Përpara mësimit në Fillore, shkruani në tabelë shprehjen “Ju jeni tempulli i Perëndisë” (1 Korintasve 3:16). Tregojuni fëmijëve fotografi të tempujve dhe pyetini se çfarë e bën tempullin aq të veçantë (është shtëpi e Perëndisë, është i pastër, i mbajtur me mjaft kujdes dhe është vend ku mund të vijë Fryma e Shenjtë). Shkruajini përgjigjet e tyre në tabelë. Shpjegoni se trupat tanë, ashtu si tempujt, janë të shenjtë dhe duhen trajtuar me respekt nga vetë ne dhe të tjerët.

Nxitni të kuptuarit dhe zbatimin: Bëni kopje të figurës në faqen 47 të manualit të çerdhes, Vini Re të Vegjlit Tuaj. Pritini rrathët e figurës dhe vërini në një kuti. Kërkojini një fëmije të zgjedhë një prej rrathëve. Pyetini fëmijët se në ç’mënyrë i rikujton kjo figurë ta trajtojnë trupin e tyre si tempull. Jepini çdo fëmije një kopje të figurës dhe ftojini që ta ngjyrosin. Fëmijët më të rritur ftojini që të shkruajnë nën secilin rreth një gjë që do të bëjnë këtë javë për ta trajtuar trupin e tyre si tempull. Ftojini fëmijët t’i çojnë pikturat e tyre në shtëpi, që t’u mësojnë familjeve të tyre si të mund ta trajtojnë trupin si tempull.

Nxitni zbatimin: Shkruani në tabelë parime si këto: ndershmëria, dashamirësia, mbajtja e shenjtë e ditës së Shabatit, pendimi, zgjedhja për të bërë atë që është e drejtë, mbajtja e shenjtë dhe e dëlirë e mendjes dhe e trupit dhe mosmarrja e gjërave që janë të dëmshme për mua ose të veshurit me thjeshtësi. Kërkojuni fëmijëve të përcaktojnë se cilat standarde të ungjillit u mësojnë atyre ta trajtojnë trupin si tempull. Ftojini fëmijët t’i drejtohen dikujt që është ulur pranë dhe t’i thonë një mënyrë se si po e trajtojnë ata trupin e vet si tempull. Pastaj kërkojuni të mendojnë për një mënyrë se si ata mund të përmirësohen. Ftoni disa fëmijë që t’ua shprehin mendimet e veta të gjithëve.

Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program
Pamja
2016 Outline for Sharing Time/Children's Sacrament Meeting Program

Do të kujdesem për trupin tim

Afishja dhe manuali i çerdhes mund të merren tek adresa sharingtime.lds.org

Java 2: Të veshurit me thjeshtësi tregon respekt për Atin Qiellor dhe për vetveten.

Paraqitni doktrinën: Kërkojuni fëmijëve t’i drejtohen shkrimit të shenjtë 1 Korintasve 3:16 e ta lexojnë së bashku me zë të lartë. Tregojuni fëmijëve që një nga mënyrat se si e trajtojmë trupin tonë si tempull, është duke u veshur me thjeshtësi. Shkruani në tabelë dhe kërkojuni fëmijëve të përsërisin: “Unë do të vishem me thjeshtësi, që të tregoj respekt për Atin Qiellor dhe për vetveten”.

Nxitni të kuptuarit: Diskutoni se çfarë do të thotë thjeshtësi (shih seksionin “Veshja dhe Pamja e Jashtme” të broshurës Për Forcën e Rinisë). Përgatitni disa afishe ku në krye të jetë shkruar “Unë do të vishem me thjeshtësi duke …”. Ndajini fëmijët në grupe dhe kërkojini secilit grup të shkruajë zotimin e tij për t’u veshur me thjeshtësi ose, në njërën nga këto afishe, të vizatojnë veten e tyre të veshur me thjeshtësi. Ekspozojini afishet në dhomën e Fillores.

Pamja
Modesty drawing
Pamja
Modesty drawing
Pamja
Modesty drawing

Java 3: Të jetuarit e Fjalës së Urtësisë tregon respekt për trupin tim.

Nxitni të kuptuarit: Në njërën anë të tabelës shkruani “Urdhërime” dhe këtë referencë të shkrimit të shenjtë: DeB 89:7–9, 12, 14, 16. Në anën tjetër shkruani “Premtime” dhe këtë referencë: DeB 89:18–21. Gjysmën e fëmijëve vëreni të lexojnë grupin e parë të shkrimeve të shenjta dhe të kërkojnë urdhërimet që ka dhënë Zoti te Fjala e Urtësisë. Fëmijët e tjerë vërini të lexojnë pjesën tjetër të shkrimeve të shenjta dhe të kërkojnë bekimet që Ai na ka premtuar, nëse i bindemi. Diskutoni se cili është kuptimi i urdhërimeve dhe i bekimeve.

Nxitni zbatimin: Ftojeni një fëmijë të thotë: “Unë do ta jetoj Fjalën e Urtësisë duke ” dhe të plotësojë pjesën e lënë bosh, me diçka që do të bëjë për ta jetuar Fjalën e Urtësisë. Pastaj ftoni një fëmijë tjetër ta përsërisë atë frazë si dhe përgjigjen e fëmijës së parë e më pas të shtojë përgjegjen e vet. Një fëmije të tretë kërkojini të përsërisë frazën dhe të dyja përgjigjet e fëmijëve të tjerë e më pas të shtojë një përgjigje tjetër. Përsëriteni këtë aq sa e lejon koha, ku secili fëmijë të shtojë një përgjigje.

Fjala e Urtësisë

Urdhërime

DeB 89:7–9, 12, 14, 16

Premtime

DeB 89:18–21

Java 4: Leximi, shikimi dhe dëgjimi i gjërave të shëndetshme, e mban të pastër mendjen time.

Paraqitni doktrinën: Tregojuni fëmijëve dy gota, një me ujë të ndotur dhe një me ujë të pastër. Pyetini fëmijët se cilën do të zgjidhnin të pinin dhe pse. Tregojuni fëmijëve që mendjet tona janë ashtu si gotat dhe në to duhet të shtiem vetëm gjëra të pastra e të mira. Shkruani në tabelë fjalinë që vijon dhe vërini fëmijët ta thonë atë së bashku me ju: “Leximi, shikimi dhe dëgjimi i gjërave të shëndetshme, e mban të pastër mendjen time”. Merrni parasysh t’u mësoni fëmijëve lëvizje të thjeshta të duarve, që t’i ndihmojnë për ta mbajtur mend fjalinë. Për shembull, për fjalën leximi, vendosini duart sikur po mbani një libër; për fjalën shikimi, tregojeni syrin me gisht; për fjalën dëgjimi, harkojeni dorën rreth veshit; dhe për mendjen, drejtojeni gishtin nga balli. Përsëriteni fjalinë disa herë, duke i zëvendësuar fjalët me veprimet.

Pamja
Two glasses. One containing clean water and the other containing dirty water.

Nxitni të kuptuarit: Tregojuni fëmijëve një pikturë që paraqet Jezu Krishtin me fëmijët dhe kërkojuni ta shohin për disa sekonda. Mbulojeni pikturën dhe kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë për detaje që kujtojnë prej saj. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë që ne i mbajmë mend gjërat që shohim. Shpjegoni se, kur mendjen e mbushim me gjëra të mira, ne gjithashtu mendojmë gjëra të mira. Shpjegoni se dëgjimi i muzikës së mirë na ndihmon të ndiejmë Shpirtin e ta mbajmë mendjen të pastër.

Pamja
Children standing at the front of the room in Primary. They are making hand gestures. There is a chalkboard in the background.

Fëmijët do të përfitojnë më shumë mësim atëherë kur përdoren metoda mësimore të larmishme. Për shembull, në javën e 4-t fëmijët e përcaktojnë doktrinën duke parë një mësim me sende dhe më pas nxiten të përdorin lëvizje të thjeshta të duarve që t’i ndihmojë të mbajnë mend.