2011
Plaku J. Devn Kornish
Maj 2011


Plaku J. Devn Kornish

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Elder J. Devn Cornish

Plaku Xhon Devn Kornish e di se çdo anëtar dhe çdo thirrje në Kishë është e rëndësishme.

“Është e rëndësishme të kujtojmë kur mendojmë për thirrjet në Kishë se nuk ka rëndësi se ku ulemi në aeroplan – ka rëndësi që jemi në aeroplan”, thotë ai. “Të jesh pjesë e punës ka rëndësi të përjetshme. Se çfarë pozite mbajmë është me shumë pak rëndësi.”

Nga thirrja e tij për të shërbyer në Guatemala – Misioni i El Salvadorit, deri në thirrjen e tij më të fundit në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve, Plaku Kornish ka qenë i angazhuar në përmbushjen e thirrjeve të Kishës, përfshirë si president i Të Rinjve të lagjes, president i kuorumit të pleqve, sekretar ekzekutiv i lagjes, udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë, këshilltar i lartë, peshkop, president kunji, president i Misionit të Santiagos në Republikën Domenikane dhe I Shtatëdhjetë Zone.

Lindur në prill 1951 në Solt-Lejk-Siti të Jutas në SHBA, nga prindërit Xhorxh dhe Naomi Kornish, Plaku Kornish u rrit në Juta, Xhorxhia dhe Virxhinia në SHBA, përpara se të kthehej në Juta për kolegjin.

Kur jetonte në Provo, ai u takua me Elein Simons në një aktivitet të të rinjve në moshë madhore. Ata u martuan në Tempullin e Mantit në Juta në gusht të 1973-shit.

Ndërsa rriste gjashtë fëmijë me bashkëshorten e tij, Plaku Kornish shërbeu në Shërbimin Mjekësor të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, fitoi diplomën dhe gradën e masterit në Universitetin “Xhon Hopkins” dhe e vazhdoi profesionin e tij në pediatri në Harvard Medikëll Skull (Harvad Medical School) – Spitali i Fëmijëve në Boston.

Arsimimi dhe puna në Ajdaho, Teksas, Kaliforni dhe Xhorxhia në SHBA, e lëvizën familjen shumë ndër vite, por kudo që qenë, thonë Plaku dhe Motra Kornish, atyre u pëlqente të shërbenin në Kishë.

“Puna po rritet kudo në botë dhe është një bekim i madh të jesh i aftë të ndihmosh duke u shërbyer fëmijëve të Zotit kudo që mund të jenë”, thotë Plaku Kornish.

Kjo thirrje në Të Shtatëdhjetët, “si çdo thirrje në Kishë, do të jetë një mundësi tjetër për të qenë një pjesë e punës së Zotit”, thotë Plaku Kornish. “Ne jemi mirënjohës për atë privilegj.”