2011
Plaku Jan S. Ardern
Maj 2011


Plaku Jan S. Ardern

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Elder Ian S. Ardern

Kurdo që ka një thirrje telefonike apo trokitje te dera, fjalët e para që dalin nga goja e Plakut Jan Sidni Arden janë tipike: “Si mund t’ju ndihmoj?”

I lindur nga Harri dhe Gulejdis Mek-Vikar Uiltshajër në Te-Aroha të Zelandës së Re, në shkurt 1954, Plaku Ardern tregoi se janë vepra shërbimi shpesh të vogla në dukje, që bëjnë ndryshimin e madh në jetën e dhënësit dhe të marrësit. “Shërbimi nuk është gjithmonë i volitshëm, por ai gjithmonë bekon jetën tuaj”, thotë Plaku Ardern.

Plaku dhe Motra Ardern u takuan kur merrnin pjesë në Kolegjin e Kishës në Zelandën e Re dhe u martuan në Tempullin e Hamiltonit në Zelandën e Re më 17 janar 1976. Katër fëmijët e tyre u rritën në një shtëpi ku një shqetësim plot dashuri për njëri-tjetrin dhe një nevojë për të kuptuar dhe jetuar parimet e ungjillit ishin pëparësi. “Është një bekim të shohësh po këto përparësi në shtëpitë e fëmijëve tanë të martuar”, thotë Plaku Ardern.

Zoti pret shumë nga fëmijët e Tij dhe Ai jep një mënyrë për këto pritshmëri që të plotësohen. “Unë jam shumë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë ndihmuar familjen tonë për të ndjekur Zotin”, thotë Plaku Ardern.

Ndjekja e mësimeve të profetëve në shtëpi ka qenë një përparësi për familjen Ardern. Studimi i përditshëm i shkrimeve të shenjta u bë një zakon sepse fëmijët e vegjël siguronin që të bëhej, në mënyrë që ata të kishin radhën të vinin një letër ngjitëse të kuqe në kalendar për të treguar se leximi atë ditë ishte kryer. “Me anë gjërash të vogla dhe të thjeshta mund të krijohen zakone të mira”, thotë Motra Ardern.

Përpara kësaj thirrjeje në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve, Plakut Ardern shërbeu si misionar në Francë dhe në Belgjikë, president i Të Rinjve të kunjit, këshilltar i lartë, këshilltar peshkopi, peshkop, këshilltar i presidentit të kunjit, president i Misionit të Fixhi-Suvas dhe I Shtatëdhjetë Zone.

Plaku Ardern mori diplomën dhe gradën e masterit për arsim nga Universiteti i Uaikatos në Zelandën e Re. Karriera e tij profesionale përfshin shumë poste në Sistemin Arsimor të Kishës, përfshirë mësues, drejtor, koordinator seminari në Zelandën e Re, drejtor në Kolegjin e Kishës në Zelandën e Re dhe Drejtor i Zonës së Paqësorit.