2022
A ka një kufi se sa shpesh mund të pendohem?
Shtator 2022


“A ka një kufi se sa shpesh mund të pendohem?”, Për Forcën e Rinisë, Shtator 2022.

Drejt e në Temë

A ka një kufi se sa shpesh mund të pendohem?

Pamja
të rinj duke marrë sakramentin

Kur dëshiron vërtet të pendohesh, mund të jetë zhgënjyese nëse shket sërish. Por për shkak të Shlyerjes së pafundme të Jezu Krishtit, mëshira dhe hiri i Perëndisë janë të pafundme dhe ti prapë mund të pendohesh dhe të jesh i/e denjë. Kujto se “pendimi nuk është një ngjarje; është një proces” dhe se “kur zgjedhim të pendohemi, … ne zgjedhim … të marrim gëzim”1.

Pendimi është gjithmonë në dispozicion, edhe nëse ke bërë të njëjtin gabim përsëri. Zoti ka thënë: “Kurdo që njerëzit e mi pendohen, unë do t’ua fal shkeljet që kanë bërë kundër meje” (Mosia 26:30). Ji njëri nga “njerëzit e Tij” dhe kthehu te Zoti sa herë që largohesh. Gjithashtu fol me prindërit e tu dhe peshkopin tënd. Ndihma dhe përkrahja e tyre mund të të forcojnë.

Nëse e ke të vështirë ta mposhtësh mëkatin, mos u dorëzo! Satani mund të dojë që ti të besosh se je një kauzë e humbur ose që i ke pasur të gjitha mundësitë që mund të kishe. Por nuk është e vërtetë. Vazhdo të përpiqesh. Zoti e mirëpret gjithmonë pendimin me gjithë shpirt.