2022
Nota e Ndershme
Shtator 2022


“Nota e Ndershme”, Për Forcën e Rinisë, Shtator 2022.

Themele të Forta

Të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme, ndërtimi i jetës së tyre mbi Shkëmbin e Jezu Krishtit (shih Helamani 5:12).

Nota e Ndershme

Pamja
e re në shkollë

Ilustrimi nga Katie Payne

Në shkollë mësuesja ime e kimisë dëshironte që të nxiste ndershmëri në lëndën e saj. Ajo na tha se mund t’i kontrollonim vetë provimet tona dhe të raportonim rezultatet tona. Ndërsa i kontrolloja përgjigjet e mia, u tundova që të shtoja vetëm një pikë më shumë në rezultatin tim. Kisha vërtet nevojë për atë pikë shtesë për ta kaluar provimin. Qëndrova për pak kohë e ulur, duke vrarë mendjen se çfarë të bëja.

Ndërsa isha e ulur duke menduar, befas m’u kujtua një citim nga Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) që e kisha vënë në anën e pasme të kartës sime të identifikimit: “Çfarë gjëje shkatërruese është pak pandershmëri. … Institucioni mund të jetë në gjendje t’i bëjë ballë humbjes së parave, por individi nuk mund ta përballojë humbjen e respektit për veten” (“I Believe”, Ensign, 5 gusht 1992). Poshtë atij citimi ishte fraza: “Nëse Shpëtimtari do të qëndronte pranë meje, a do t’i bëja gjërat që bëj?”

U ndjeva në paqe dhe e lumtur kur e kuptova se çfarë duhej të bëja. Nuk e ndryshova rezultatin tim si ngelëse, por e dija se kisha kaluar një provim edhe më të rëndësishëm – provimin e ndershmërisë – dhe isha krenare për zgjedhjen që bëra.

Natalia A., Filipine