2022
Një Provë Karakteri
Shtator 2022


“Një Provë Karakteri”, Për Forcën e Rinisë, Shtator 2022.

Themele të Forta

Të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme, ndërtimi i jetës së tyre mbi Shkëmbin e Jezu Krishtit (shih Helamani 5:12).

Një Provë Karakteri

Pamja
i ri duke lyer gardhin

Ilustrimi nga Katie Payne

Nuk rashë dakord për një punë si kjo. Kam qenë mjaft i gatshëm për ta ndihmuar stërgjyshen time që ta lyeja gardhin me vaj farash liri për ta mbrojtur. Por ndërsa dita kalonte, djersa më rridhte në fytyrë dhe gatishmëria ime u kthye në lodhje nga moti i nxehtë.

Mamaja më sugjeroi të bëja pushim dhe të pija diçka para se t’i kthehesha punës, por vara buzët, me vendosërinë për të qenë i mjeruar.

“Dallin, nuk ka shpërblim të vërtetë për pasjen e një qëndrimi të mirë kur gjithçka në jetë po shkon për mrekulli”, – tha ajo. “Prova e vërtetë e karakterit dhe shpërblimi i vërtetë vjen kur mund të kesh një qëndrim të mirë edhe kur gjithçka duket e mjerueshme.”

Një javë më vonë, gjyshi im më kërkoi nëse mund ta lyeja gardhin e tij me vaj farash liri. Gardhi i tij ishte më i gjatë dhe na duhej ta lyenim nga të dyja anët.

Këtë herë vendosa të punoja me sjelljen time, edhe nëse puna bëhej e vështirë. E nisëm punën herët, por sigurisht, shpejt filloi të na piqte dielli. Puna dukej pa mbarim ndërsa mbanim ato kova të rënda me vaj ngjitës dhe me erë të fortë. Shkurret me gjemba përgjatë gardhit na shponin këmbët. Por kur kujtova se çfarë më kishte thënë mamaja, nuk u ankova. Nuk u dorëzova. Punova me kujdes dhe u përpoqa të mbaja një qëndrim të mirë.

Kur mbaruam, vështrova gardhin e lyer rishtas dhe u ndjeva krenar për atë që kishim bërë. Isha i lodhur dhe më ngjisnin duart, por e dija gjithashtu se e kisha kaluar një provë të rëndësishme karakteri. Mësova se mund të mbaj një qëndrim të mirë edhe kur gjithçka duket e mjeruar.

Dallin H., Oklahoma, SHBA