2022
Stacioni i Zbavitjes
Shtator 2022


“Stacioni i Zbavitjes”, Për Forcën e Rinisë, Shtator 2022.

Stacioni i Zbavitjes

Luani me të Tjerë Lojëra për Ambiente Jashtë në Natyrë

Pamja
Stacioni i Zbavitjes

Cilat janë disa nga lojërat tuaja të parapëlqyera që i luani në ambiente jashtë në natyrë me miqtë ose familjen? Topa djegësi? Ngriva‑shkriva? Hapa‑dollapa? Kape flamurin? Këto janë vetëm disa lojëra për ambiente të jashtme që luhen nëpër botë, por e dimë se mund të na tregoni për shumë më tepër.

Ju lutemi, dërgoni një përshkrim të lojës suaj të parapëlqyer për ambiente jashtë në natyrë (me një fotografi, nëse mundeni) te ftsoy@ChurchofJesusChrist.org deri më 1 tetor 2022. Ne do t’i mbledhim dhe publikojmë disa nga idetë e parapëlqyera në mënyrë që ne të gjithë të mësojmë disa lojëra më shumë.

Mënyra Argëtuese për të Lexuar Shkrimet e Shenjta

Për të krijuar larmi mund të provosh njërin prej këtyre sugjerimeve për leximin e shkrimeve të shenjta.

  1. Mendo për një ose dy njerëz që e di se kanë probleme dhe lexo shkrime të shenjta që lidhen me nevojat e tyre.

  2. Interpretoje me role ose dramatizoje historinë tënde të parapëlqyer të shkrimeve të shenjta.

  3. Me familjen ose miqtë, bëjeni me radhë duke regjistruar veten gjatë leximit të shkrimeve të shenjta. Pastaj dërgoja ato regjistrime njerëzve të tjerë që nuk i sheh shpesh, si për shembull një misionari ose një misionareje.

  4. Bëj kukulla me çorape dhe jep një shfaqje kukullash për një kapitull ose histori nga shkrimet.

  5. Lexoji ato së bashku nëpërmjet një lidhjeje me video ose nëpërmjet një telefonate me dikë.

  6. Nëse po mëson një gjuhë tjetër, përpiqu t’i lexosh shkrimet e shenjta në atë gjuhë dhe pastaj t’i përkthesh në gjuhën tënde.

  7. Shih materiale filmike nga shkrimet e shenjta në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (nën rubrikën Materiale Filmike ose Figura) në anglisht. Pastaj lexo me zë të lartë fragmente ose kapituj që përkojnë me materialet filmike.

Labirinti i Hemisferës

Gjethet po bien në hemisferën veriore, ndërsa lulet po lulëzojnë në hemisferën jugore. Gjeni një shteg nga gjethja e kuqe në krye deri te gjethja e verdhë në fund. Mund të kërcesh majtas, djathtas, lart ose poshtë (jo diagonal) ndërmjet simboleve që kanë të njëjtën formë ose ngjyrë. Tregohen dy shembuj lëvizjesh. Ka më shumë se një mënyrë për ta përfunduar labirintin.

Vizatime Humoristike

Pamja
të rinj në shkollë

Ej, mësuesja e re nuk do që ne të përtypim çamçakëz në klasë! Bëj kujdes me çamçakëzin që të dhashë.

Ryan Stoker

Pamja
një djalë e një vajzë duke ndërtuar një kala rëre sipër babait që po fle

Burri pa mend e ndërtoi shtëpinë e tij mbi rërë – ndaj unë e ndërtova shtëpinë time mbi diçka tjetër.

Val Chadwick Bagley

Zgjidhje të Mundshme për Labirintin e Hemisferës

Pamja
zgjidhja e labirintit
Pamja
zgjidhja e labirintit