Miku
Eja, Më Ndiq: Veprimtaritë
Janar 2024


Eja, Më Ndiq: Veprimtaritë”, Miku, janar 2024, f. 28–29.

Eja, Më Ndiq: Veprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta – ose thjesht për argëtim!

1–7 Janar

Dëshmia Jote

Pamja
Alt text

Ilustrimet nga Katy Dockrill

Për Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

Libri i Mormonit, në fillim, ishte i shkruar në fletë ari. Njerëzit që i panë fletët, shkruan se e dinin që ai ishte i vërtetë (shih te Dëshmia e Tre Dëshmitarëve dhe Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve). Shkruaje ose vizatoje dëshminë tënde vetjake për Librin e Mormonit dhe vendose në shkrimet e tua të shenjta.

8–14 Janar

Shpërndarja e Thesarit

Pamja
alt text

Për kapitujt te 1 Nefi 1–5

Shkrimet e shenjta janë një thesar i madh (shih te 1 Nefi 5:21). Vizato në letër disa forma gurësh të çmuar dhe priti ato. Kërkoji çdo personi të shkruajë një shkrim të shenjtë nga Libri i Mormonit te gurët e çmuar. Përzieji gurët e çmuar dhe me radhë zgjidheni njërin dhe lexojeni secilin shkrim të shenjtë.

15–21 Janar

Fletë të Qarta dhe të Çmueshme

Pamja
alt text

Për kapitujt te 1 Nefi 6–10

Zoti i tha Nefit të bënte një grup tjetër fletësh për një qëllim të veçantë e të urtë (shih te 1 Nefi 9). Bëje vetë grupin tënd të fletëve me letra ose me copa kartoni të mbështjella. (Mund ta mbështjellësh letrën ose copën tënde të kartonit me letër alumini!) Shkruaj ose vizato atë që mëson nga Libri i Mormonit në fletët e tua.

22–28 Janar

Dashuria e Perëndisë

Pamja
alt text

Për kapitujt te 1 Nefi 11–15

Lexoje historinë e shkrimit të shenjtë rreth ëndrrës së Lehit në faqen 26. Tani vizato një pemë. I thoni çdo pjesëtari të familjes të shtojë një gjethe te pema dhe të thotë një gjë që Ati Qiellor na ka dhënë që tregon se Ai na do.